
Brenton Kotorri
1- Një praktikë shkëmbimi që duhet zgjeruar.
Në fillim të muajit, pas pushimeve absolute, për MÇV, vjen donacioni më i rëndësishëm deri më tani. Kontrata u nënshkrua nga drejtoresha e UNDP, Yesim Oruc dhe partneri i “Grant Thornton” në Shqipëri, Kledian Kodra. Praktikisht, zyra e OKB-së ka lëvruar fonde, që një kompani private të asistojë shtetin shqiptar dhe institucionet e bashkive të reja në fushën e mbajtjes së financave
Në mesin e muajit shtator, ministri i Shtetit për Çështjet vendore, Bledar Çuçi, ka zhvilluar një takim me presidentin e rajonit të Emilia Romagnas, në Itali. Duke qenë se të tilla takime, vlejnë që grupet e teknicieneve të qeverisë të vihen në lëvizje e të punojnë bashkë, për të fituar “Knoë Hoë-n” e atyre që e kanë rrahur shtegun më parë. Sugjerojmë që të shtohen. Sigurisht më e mira do të ishte, që ministria të hartojë një axhendë të plotë takimesh e binjakëzimesh, që teknikë të rrahur me eksperiencen e shkrirjes së funksioneve institucionale, të kenë mundësinë të përcjellin dijen e tyre, tek specialistët vendas. Skenari më i keq do të qe, në rast se këto bashkëpunime do të liheshin në harresën e apatisë burokratike, ku askush nuk merr iniciativë për asgjë.
2- Stopkorrupsionit.al
Stopkorrupsionit.al ka mbi dy muaj që nuk publikon asnjë raport mbi denoncimet e marra. Pas komunikimit tonë më sallën operative të këtij portal, ata u kujtuan të na kthenin përgjigje për disa pyetje të dërguara që prej datës 9 prill. Korrespondenca e përmbledhur:
“Ju thoni se denoncime te mbyllura jane 2086. (më 9 prill ishte kjo shifër, sot, më 30 shtator shifra e fundit e raportuar për çështjet e mbyllura është 4455 )”
1- Çfarë domethënë për ju “të mbyllura”?
2- Sa është raporti i pasverifikimit kur të drejtë ka patur qytetari denoncues me rastet kur nuk ka patur të drejtë (në pretendimin e tij)
3- Nëse ka patur ndonjë rast (në këto 2086 raste të mbyllura), kur qytetari ka patur të drejtë, si është proceduar me zyrtarin përkatës?
4- Sa zyrtarë të verifikuar si të korruptuar janë paralajmëruar? Sa janë pezulluar? dhe sa janë pushuar nga shërbimi?
Nga përgjigja e marrë raportohet se që prej datës 2 shkurt, kur edhe u lançua ky portal, raportimet gjithsej janë 8749. Raportime për raste korrupsioni në administratën publike janë 930. Prej këtyre rasteve totale të ankesave dhe denoncimeve për korrupsion, të mbyllura (të zgjidhura) janë 4455 raste. Pra një raport i përafërt ½ raste. Sipas kategorive, denoncimet për korrupsion kanë qenë si më poshtë, ndarë në fushat përkatëse:
- Shëndetësia – 182
- Arsimi – 224
- Policia – 82
- Drejtësia – 50
- Hipoteka – 42
- Tatime – 38
- Automjetet – 35
- Dogana – 28
- Tendera – 24
- Legalizimet – 18
- Energjia – 12
- Prona – 3 | Të tjera – 191
Kështu, në 8 muaj, kemi gjithsej 929 raste ku qytetarët shqiptarë, përmes stopkorrupsionit.al kanë raportuar situate korrupsioni në marrëdhënie me zyrtarë të administratës publike. Sugjerojmë, që këto të dhëna, MÇV, t’i zgjerojë edhe më tej duke treguar përshembull kategorinë e zyrtarit, sektorin e punës së tij, ministrinë përkatëse, etj. Duhet theksuar se ministria ka raportuar që Portali online stopkorrupsionit.al ka marrë çmimin e parë në konferencën rajonale “Dialogu për Partneritet për Qeverisje të Hapur në Ballkanin perëndimor 2015”.
Sidoqoftë, prej këtyre denoncimeve në total, pra 4455 denoncime, janë 60 raste të referuara në Prokurorinë e Përgjithshme në të cilat përfshihen edhe rastet e zyrtarëve të korruptuar, e kështu ky institucion duhet të hapë dosje hetimore për të 60-a këto raste.Ndërkohë, janë edhe 70 masa disiplinore e tërheqje vëmendje ndaj zyrtarëve të ndryshëm, për mosrespektimin e Kodit të Punes nga ana e tyre. Kjo do të thotë, se shifra e zyrtarëve të dyshuar apo vërtetuar si fajtorë, është rreth 1.5% e raportimeve totale, dhe rreth 3% e të gjitha denoncimeve të konsideruara të zgjidhura. Nëse gjykojmë objektivisht, 4455 denoncime të zgjidhura në 8 muaj, na japin një mesatare të përafërt prej 500 çështjesh në muaj apo 15 çështjesh në ditë. Duhet pranuar se ky rendiment është i kënaqshëm i procesit. Nga ana tjetër, marrja e masave ndaj vetëm 3% e çështjeve të zgjidhura është tregues për një ngathtësi ose ngurrim të dënimit të zyrtarëve. Kështu, kultura e pandëshkueshmërisë zë 97%-ëshin e mbetur.
Referenca:
Faqja zyrtare e Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore.
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/lajme
Program ii transparencës
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/al/programi-transparences/portali-antikorrupsion
Raporti statistikor
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/files/pages_files/2015.09.15_Raport_Stop_Korrupsionit%281%29.pdf
Faqja ne Facebook e Ministrisë
https://www.facebook.com/Ministri-p%C3%ABr-%C3%87%C3%ABshtjet-Vendore-406088576187907/timeline/