
Elena Pici
Parathënie
Megjithëse vetëm një muaj larg nga miratimi i reformës në drejtësi sipas pritshmërive, puna e Ministrisë së Drejtësisë duket e vakët (të paktën nga ato të dhëna që mbulohem mediatikisht). Madje as vete ëebsite i Ministrisë së Drejtësisë nuk raporton më shumë lajme sesa vetëm 2 takime kortezie të Ministrit Naço këtë muaj: atë ma homologun italian Andrea Orlando dhe atë më kreun e KiE-së në Tiranë, Merco Leidekker.
Më shumë reagime ka pasur në lidhje me reformën në drejtësi nga kryeministri Rama, i cili këtë muaj në samitin e Kombeve të Bashkuara foli për këtë reformë, duke e konsideruar atë thelbësore në raport me afrimin e marrëdhënieve mes qytetarëve dhe shtetit. Aktive në lidhje me reformën ka qënë dhe opozita, e cila nëpërmjet deputetit Eduard Halimi ka shprehur se grupi i punës ka propozuar rreth 300 rekomandime, ndër të cilat zgjedhja sërisht e presidentit me 84 vota apo ekspertizë ndërkombëtare për çdo ndryshim në Kushtetutë.
Si dhe për të treguar rëndësinë e kësaj reforme, gjatë këtij muaji Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka kërkuar një hetim të plotë e të gjithanshëm për Alaudin Malajn, Kreun e Gjykatës së Apelit Tiranë, pasi ka dyshime për “injektim parash të pista nga i dyshuari”. Paralelisht me kallëzimin penal, ILDKP tha se do të njoftojë edhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe ministrin përkatës për marrjen e masave disiplinore ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit. Rast ky, që nuk lidhet drejtpërdrejtë me punën e ministries, por që tregon rendësinë e punës serioze që duhet bërë me reformën në fjalë, për të cilën këtë muaj u shpreh sërisht edhe ambasadori Donald Lu, gjatë konferencës të organizuar për këtë reformë nga shoqëria civile, duke u shprehur: “Gjykatës, prokurorë dhe politikanë të paaftë dhe të korruptuar do t’i kundërpërgjigjen kësaj reforme. Nuk duhet t’i lëmë ata të fitojnë”.
Në kuadër të luftës kundër gjykatësve të paaftë, të korruptuar apo që bëjnë shkelje të rënda, gjatë këtij muaji ministri Naço ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkimin e 10 gjyqtarëve në disa gjykata të vendit. Naço ka përgatitur një listë të gjyqtarëve bazuar në akuza nga ministra të ndryshëm.
1- Finalizohet drafti i reformës në drejtësi
Komisioni i Lartë i Ekspertëve, nën këshillimin e përfaqësuesve të programit Euralius të Bashkimit Evropian dhe OPDATE të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka finalizuar draftin e reformës në drejtësi, pas një analize të hollësishme të gjithë problematikës, që shoqëron sistemin tonë të drejtësisë. Në datën 28 shtator, Komisioni i ligjeve pritet të miratojë këto rekomandime, të cilat si filtër i fundit do të kalojnë në Komisionin e Venecias, për t’u kthyer më pas në parlamentin shqiptar ku do të duhet të miratohet me 94 vota ose referendum popullor.Ecuria e aprovimeve të rekomandimeve dhe përmbajtja e tyre konkrete do të analizohet më në detaje në raportin e muajit pasardhës.
Referenca:
Gazeta Tema. Shtator 2015. Mbyllet dokumenti i reformës në drejtësi. http://www.gazetatema.net/ëeb/2015/09/26/mbyllet-dokumenti-i-reformes-ne-drejtesi-te-henen-pas-komisionit-te-ligjeve-niset-drejt-komisionit-te-venecias/
Gazeta Shqip. Shtator 2015. Platforma e PD për presidentin
Mapo.al. Shtator 2015. Shkarkimi i 10 gjyqtarëve
http://www.mapo.al/2015/09/naco-kerkon-shkarkimin-e-10-gjyqtareve-ja-cilet
Ministria e Drejtësisë. Shtator 2015. Lajme
http://www.drejtesia.gov.al/al/neësroom/lajme
Panoramal.al. Shtator 2015. Reforma në drejtësi do të bashkojë shtetin me qytetarët
http://www.panorama.com.al/rama-reforma-ne-drejtesi-do-bashkoje-shtetin-me-qytetaret/
Panoramal.al. Shtator 2015. Mos lini të korruptuarit të fitojnë
http://www.panorama.com.al/reforma-ne-drejtesi-lu-mos-lejoni-te-fitojne-te-korruptuarit/
Reporter.al. Shtator 2015. Paditet kreu i Apelit Tiranë
http://www.reporter.al/kreu-i-apelit-te-tiranes-paditet-per-pastrimin-e-1-7-milione-eurove-pasuri/