
Mirilda TILI, BA
1. Reforma territoriale ende larg
Tashmë ka kaluar një vit nga koha kur ndarja e re territoriale ka hyrë në fuqi, por sërish nuk ka përfunduar kuadri ligjor për ta mbyllur këtë reformë. Sot pas një viti, përveç 61 njësive administrative, kemi edhe një raport se sa të vërteta janë përfitimet që kjo reformë predestinon të sjellë në vend[1]. Në të vërtetë është kjo reformë e cila e mban deri diku në kufijtë e justifikuar këtë ministri. Në rast se kjo reformë do të përfundojë ashtu sikundër është në letër, prezencën e Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore, e nxjerr jashtë qëllimit. Por edhe në këtë rast, APPA, sugjeron që kjo reformë mund të monitorohej shumë mirë edhe nga Drejtoria e Çështjeve Vendore.
Çfarë po ndodh aktualisht me këtë reforme[2]?
Akademia e Studimeve Politike ka publikuar një studim mbi ecurinë e pushtetit vendor pas ndarjes së re administrative territoriale. Administrata vendore pas zgjedhjeve u gjend përballë një morie sfidash të riorganizimit. Ky rezultat u bazua kryesisht në bashkinë̈ e Fierit.
Studimi zbuloi se reforma territoriale nuk pritet të sjellë në të gjitha rastet ulje të kostove administrative dhe përmirësim të shërbimeve. Janë arritur disa nga objektivat e reformës territorial, për rritjen e shërbimeve dhe investimeve si dhe ndikimin pozitiv në financat e bashkive. Studiuesit kanë pohuar se kryetarët e bashkive janë përballur me sfida të shumëfishta dhe të menjëhershme. Sfida kryesore mbetet menaxhimi i tranzicionit të pushtetit vendor në bashkëpunim me qeverinë qendrore.
Administrimi elektronik është element kyç̧ në bashki dhe kusht i domosdoshëm për përmirësimin e shërbimeve. Por sikundër e kemi përmendur edhe në raportin e muajit të kaluar, vetëm 2 bashki, nga 61 e kanë plotësuar këtë kusht[3].
Zgjedhjet vendore të një viti më parë shënuan ndarjen e re administrative-territoriale, e cila uli numrin e madh të njësive vendore të nivelit të parë nga 373 bashki dhe komuna në vetëm 61 bashki.
Shqipëria pritet të reduktojë ndjeshëm kostot administrative, por kjo mbetet ende për t’u provuar, pasi edhe numri i punonjësve që detyrohen të largohen nga puna, nuk shërbejnë vetëm për të shfryrë administratën, por rritin edhe numrin e të papunëve.
Po kështu edhe harta dixhitale, edhe pse ka 3 muaj që është publikuar, ende faqja ka nevojë për punim dhe është e papërfunduar. Megjithatë, edhe kjo ministri, shumë shpejt nuk do të justifikojë më ekzistencën e vet.
[1] Hapësira e dedikuar reformës http://ëëë.reformaterritoriale.al/reforma/kush
[2] Publikimi i studimit http://ëëë.zeriamerikes.com/a/ecuria-e-reformes-administrative/3361843.html
[3] Raporti i muajit maj për këtë ministri https://appa.brentonkotorri.com/raport-maj-2016-ministria-e-shtetit-per-ceshtjet-vendore/