A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Raport Qershor 2016 – Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

    Ingrid XHAFA, MA

    Ingrid XHAFA, MA

    1-Programi kombëtar i rinisë

    MMSR-ja ia ka dedikuar muajin e Qershorit aktiviteteve intensive dhe politikave për të rinjtë. Kjo edhe në kuadër të fushatës mbarëkombëtare për Rininë “6 Objektiva për 6 Muaj” që synon ndjekjen dhe zbatimin e objektivave strategjik të Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë 2015 – 2020. Kështu brenda vetëm një muaji janë ndërmarrë nismat si: ngritja e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe promovimin e mobilitetit dhe lëvizjes së lirë të të rinjve në rajon; projekti i ri për fuqizimin e arsimit profesional; ofrimi i mundësisë në pjesëmarrje të të rinjve shqiptarë në shërbimin vullnetar europian; shkëmbimin Rinor me përfaqësues nga organizatat rinore shqiptare dhe serbe, etj.[1]. Përveç këtyre, vlen të theksohet se Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi zhvilloi një mëngjes pune me drejtues të dhomave të biznesit dhe përfaqësues të sipërmarrjes për diskutimin e arsimit dhe formimit profesional, ku deklaroi se “nxënësit e edukimit profesional do të zhvillojnë gjysmën e kohës së punës pranë biznesit”. Për më tepër përfaqësues të biznesit në tryezë dhanë  mbështetjen për zhvillimin e praktikave të punës pranë biznesit, si dhe deklaruan se nxënësve më të mirë të arsimit profesional do t’ju ofrohen bursa studimi për vijuar specializimin e mëtejshëm në vende të BE-së. Megjithatë, të gjitha këto aktivitete, edhe pse të dobishme, nuk arrijnë të adresojnë problemin kryesor që kanë të rinjtë sot në vend. Sipas INSTAT, 30.7 % e meshkujve dhe 30, 1 % e femrave, që i përkasin grupmoshës 15 me 29, për tremujorin e parë të 2016-tës, janë ta papunë[2]. Zhvillimi dhe konsolidimi i aftësive personale të të rinjve duhet të shkojë paralelisht me hapjen e vendeve të reja të punës dhe me nisma konkrete angazhimi nga autoritetet publike dhe private. Kështu, edhe pse takimet e punës dhe ndarja e objektivave të përbashkëta është për tu vlerësuar, mbetet ende e paqartë nëse është nënshkruar ndonjë marrëveshje mirëkuptimi mes MMSR-së dhe shoqatave të biznesit për angazhimin e secilës palë në zotimet e mësipërme, apo nëse këto mbeten thjesht retorika.

     

    2-Pse u rritën pensionet më pak se sa parashikimi në 2015-tën?

    Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për ngushtimin e diferencave të pensioneve, me anë të të cilit rriten pensionet që janë caktuar gjatë viteve 1993-1996, dhe që kanë qenë për vite të tëra më të ulëta se pjesa tjetër e pensioneve. Rritja është e pjesshme, ku përfitojnë rreth 28 mijë pensionistë gjithsej, ndër të cilët 20 mijë e përfitojnë një rritje mesatare prej 8400 lekë në muaj[3]. Edhe pse Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi e konsideroi këtë si një sukses të reformës së pensioneve, në fakt nuk duket të jetë vërtet kështu. Rritja është relativisht e vogël dhe prek një numër shumë të vogël pensionistësh. Për më tepër, në periudhën Nëntor 2015, ku hartohej projektbuxheti i vitit 2016, Ministri Klosi kishte propozuar një rritje prej 4% të pensioneve për vitin 2016. Kjo rritje parashikonte të shkonte për të ardhurat minimale si dhe të gjitha llojet e tjera të pensioneve. Nga rritja e parashikuar në vitin 2015 pritej të përfitonin më shumë se 600 mijë persona[4]. Edhe për vitin 2015-tën, edhe pse rritja ishte parashikuar me 2% në 2014-tën, rritja reale e pensioneve u bë vetëm me 1.6%, sa për të arritur nivelin e indeksimit të çmimeve. Është e vështirë të besohet te suksesi kaq i trumbetuar i skemës së pensioneve, kur rritjet reale në dy vitet e fundit kanë qenë më pak se parashikimet fillestare.

     

     

    [1] Të reja, lajme MMSR, aksesuar për herë të fundit më 28/06/2016 në: http://www.sociale.gov.al/al/te-reja/lajme

    [2] Rezultate të Anketës së Forcave të Punës, Tr 1 – 2016, Aksesuar për here të fundit më 28/06.2016 në: http://www.instat.gov.al/al/themes/tregu-i-pun%C3%ABs/publications/books/2016/rezultate-t%C3%AB-anket%C3%ABs-s%C3%AB-forcave-t%C3%AB-pun%C3%ABs,-tr-1-2016.aspx

    [3] Rriten pensionet e viteve ‘93-’96, Aksesuar për here të fundit më 28/06/2016 në: http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/rriten-pensionet-e-viteve-93-96

    [4] Pensionet, në vitin 2016 rritja
    4%, ja shtresat që përfitojnë, aksesuar për herë të fundit më 28/06/2016 në: http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=325796#sthash.lz9nUpks.dpuf

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.