A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Raport Nëntor 2016 – Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

    Marcela TRINGAJ, LLM

    Marcela TRINGAJ, LLMq

    1.Sfidat e Ministrise ndaj shëndetit të gjedhit dhe shpendëve

    Priten të vaksinohen edhe mbi 100mijë krerë të prekura nga sëmundja Dermatoza Nodulare. Mungesa e vaksinave justifikohet nga fakti se Shqipëria është ënde në rradhë për marrjen e vaksinave nga e vetmja fabrikë e prodhimit në Afrikën e Jugut. Sipas ministrit Panariti, situata paraqitet normale përsa i përket konsumimit nga njerëzit të mishit të kafshëve të prekura nga kjo sëmundje për shkak se kjo semundje nuk transmetohet tek njerëzit. Ndërsa Drejtori i Shërbimeve Veterinere në Ministrinë e Bujqësisë deklaron se mishi i kafshëve të prekura nuk mund të konsumohen për mish pasi janë të nxira dhe se fermerëve nuk iu intereson ta shesin për shkak të çmimit tejet të ulët, rreth 20 mijë leke.[1]

    Që prej gushtit, për katër muaj me rradhë përmendet nga vete Ministri rimbursimi i krerëve të ngordhura në krerë të shëndosha. Por deri tani asgjë konkrete. Fermerët e vegjël ankohen se janë lënë në mëshirë të fatit dhe se ende lopët e tyre nuk janë vaksinuar. Prioritet në vaksinim kanë fermat mbi 20 krere. Fermerët e vegjël e kanë të lidhur (mbi)jetesën e tyre ekonomike me këto lope ndihen të harruar nga shteti. Mbetet ende një sfide çëshjta e sëmundjes Dermatoza Nodulare për Ministrinë e Bujqësise. Më e dhimbshme është fakti se asistenca veterinare është në minimumin historik të personelit të saj[2]. Në të gjithë vendin operojnë 157 veterinerë dhe ky numër specialistesh është i papërfillshëm kur vjen fjala për të përballuar fluksin e përgjegjësise në mbrojtjen e shëndetit të kafshëve në të gjithë vendin[3].

    Një tjetër problem rrezikon të shfaqet në Shqipëri: gripi i shpendëve. Vendi ynë është potencialisht i rrezikuar nga kjo sëmundje për shkak të lëvzjeve migratore të shpendëve nga zonat e prekura në Europë. Ndërkohë nuk parashikohet dëmshpërblim në rastin e prekjes nga kjo sëmundje e cila nuk mund të parandalohet me vaksinime.

     

    [1]-2Dermatoza shfarros lopët e fermerëve të vegjël

    http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=529950&fiks-fare-dermatoza-shfaros-lopet-e-fermereve-te-vegjel-u-vaksinuan-te-parat-firmat-e-medha

    [2] Dermatoza në Elbasandhe Shkodër alarmon fermerët. S`ka vaksina.

    http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=528730&dermatoza-ne-elbasan-dhe-shkoder-alarmon-fermeret-ska-vaksina

    [3] Referohu raportit te muajit korrik lidhur me ceshtjen

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.