![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Dekriminalizimi, çështje që i dha “rolin kryesor” në parlament për herë të parë Zonjës Felaj
Një ndër çështjet më të diskutuara këto muajt e fundit, që morri fund me marrëveshjen për këtij ligj nga të dyja palët pozitë-opozitë, është dekriminalizimi. Një sërë polemikash në mes të PD dhe PS për cilësimin e shpifjes si vepër penale e për testin e drogës, i dhanë mundësinë Znj. Felaj të dalë në publik e të kuptoj populli që kemi dhe Ministre të Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin. Marrëveshje në mes të opozitës dhe pozitës për dekriminalizimin është arritur nga Ermonela Felaj përfaqësuese e PS dhe Oerd Bylykbashi nga PD, e vetmja pikë për të cilën ata nuk janë pajtuar dhe do të dërgohet për votim në parlament është testi i drogës, pikë e cila kërkohet të jetë pjesë e ligjit nga opozita.
Duke qenë se Znj. Ermonela ishte e vendosur aty për të përçuar mesazhet e shefit të saj, disa herë gjatë këtij procesi ajo ngeli mes “urdhrave” dhe “presionit” të aleatit politik të shefit të saj, Ilir Meta. Një ndër pikat që LSI nuk pajtohej me PS ishte cilësimi i shpifjes si vepër penale, ata ishin të prerë për vendimin e tyre për të mos e mbështetur këtë nismë të PS. Znj.Felaj ashtu siç iu kërkua deklaroi tërheqjen nga kjo nismë duke thënë se nuk duan të ngrijnë debat më zhurmues, “presioni” ndryshoi “urdhrin” në favor të LSI.
Znj. Felaj u desh ta mbaronte shefin e saj dhe kur përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias, Dunja Mijatovic shprehu pakënaqësinë e saj për kriminalizimin e shpifjes dhe ndryshimin e Kodit Penal, që Edi Rama e ka të preferuar. Felaj arsyetoi nenin duke e cilësuar atë si rregullues për të vendosur një marrëdhënie të re dhe komunikim më të mirë në Kuvendin e Shqipërisë. Si nuk u ul të mendoj e dashura Ministre me këshilltarët e saja, që shpifja është e dënueshme me ligj në Shqipëri, por shefi i saj do “imunitet” për veten dhe të tjerët në parlament dhe jo gjuhë më të mirë, se për atë punë ai që do cenohet më shumë, që nuk do i lejohej të fliste siç e do zakoni do ishte vet ai… Por për të “bërë pak komunizëm” ai heq dorë dhe nga të qenurit vetvetja…
2- Na është mësuar Ministria se c’ është kuponi tatimor..
Marrja e kuponit tatimor është ligjërisht detyrim i të dyja palëve që kryejnë transaksionin, por si duket Znj. Felaj nuk e ka ditur dhe po e bën tani për modë, meqë të gjithë po e marrin.
Një Ministre që ka kohë përveç se të merret me Facebookun, që siç kemi raportuar dhe në raportet e muajve të kaluar është gjë që e bën zakonisht, tani ka kohë dhe të postoj foto me kupon të marrë nga parukeria ku ka krehur flokët, pas kësaj ngjarjeje nuk mund të komentohet për nivelin dhe intelektin e saj. Ajo i thotë vetë të gjitha…
Dy kauza ekzistojnë për të shpjeguar këtë rast, ose Ministrja nuk ka marrë më herët kupton tatimor dhe një gjë e ligjshme që duhet të bëhej lajm nëse nuk do e merrte ajo e bën lajm se e morri ose meqë shef që gjithë kolegët e saj bëjnë postime ku janë e ku s’janë, tha dhe ajo të bëhet “in”, por në të dyja hipotezat kjo që Znj. Felaj bëri nuk i shkon për shtat një femre me intelekt e që është në krye të një Ministrie, për më tepër është përfaqësuese e votës sonë.
Referenca:
Televizioni Top Channel. Nëntor 2015.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=312947
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313255
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313492
Gazeta Mapo. Nëntor 2015.
http://www.mapo.al/2015/11/felaj-ne-hall-dhe-shuplaka-e-osbe-per-ramen-mesohu-te-tolerosh
http://www.mapo.al/2015/11/ministrja-felaj-kreh-floket-dhe-merr-kuponin-lajm-eshte-ky
Televizioni Klan. Nëntor 2015.
http://tvklan.al/arrihet-marreveshja-pd-ps-per-dekriminalizimin/