![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- MMRS-ja nuk bën asgjë për shfrytëzimin e minorenve për të lypur!
Në vitin 2013 në një studim të kryer nga UNICEF, “Save the Children” në bashkëpunim me organizatën ARSIS, në Shqipëri identifikuan afër 2500 fëmijë që janë lypës në rrugët e vendet. Shumica nga ta janë në rrezik për trafikim, të shfrytëzuar për prostitucion ose janë të detyruar të punojnë si lypës, 70% të tyre janë të komunitetit rom.
Pas afër një vit e gjysmë më vonë u arrit një marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucionale për parandalimin e këtij problem, një ndër institucionet është dhe MMRS-ja, institucionet e tjera janë Ministria e Brendshme, Shërbimi Social Shtetëror dhe Agjencia për Mbrojtjen e Fëmijëve të cilat janë marrë vesh që të punojnë në baza ditore për evidentimin e këtyre rasteve dhe me pas koordinimin me institucionet përgjegjëse për largimin e tyre nga rruga. Por në vazhdën e premtimeve të pa përmbushura, lëvdatat për veten e tyre dhe mbushjen e rrjeteve sociale me lajme të pa kuptimta dhe të pa vlefshme është dhe mos përmbushja e kësaj marrëveshje.
MMRS-ja ka dhe pjesë të programit kujdesin për çështjet sociale si dhe ndaj komunitetit rom, pra përgjegjësia e tyre është e trefishtë, por asgjë nuk është ndërmarrë. Blendi Klosi merret me çdo gjë tjetër, duke filluar nga pjesëmarrjet nëpër evente, takime të shumta e udhëtime por kur flitet për fëmijët e pastrehë që enden duke u detyruar të lypin rrugëve të qyteteve të Shqipërisë, ai e konsideron problem të vështirë që sado që të premtohet nuk përmbushet dot. Nëse të gjitha institucionet kompetente që kanë për detyrë të merren me këtë çështje janë të involvuar seriozisht në zgjidhjen e këtij problemi madhor, që konsiderohet në nivel kombëtar, si është e mundur të mos kenë mundësi ta zgjidhin?!
- Klosi, i pyetur për këtë çështje nuk flet për mënyrën se si ata procedojnë në zgjidhjen e këtij problemi dhe për barrierat që kanë në zgjidhjen e tij, por flet për prindërit që lypin me fëmijë dhe si ata fëmije duhet të merren dhe të dërgohen në shtëpitë e shërbimeve sociale, sikur këto shtëpi janë shumë të sigurta! Të gjithëve na kujtohet rasti i “edukatores shembull” nga Shkodra… Vetëm në Tiranë ka 200 njësi për mbrojtjen e fëmijëve, por shumica nga to nuk funksionojnë!
2-Klosi mbështet të rinjtë të marrin “azil të ligjshëm”!
Zyrat e punës dhe shkollimi profesional kanë qenë dhe mbeten fokuset e MMRS-së, me Veliajn e me Klosin në krye. Është e vërtetë që zyrat e punës dhe edukimi profesional janë më funksionale, janë më të mirë organizuara në këtë mandat të qeverisë, por ato duhet të funksionojnë në ndihmë të qytetarëve dhe në ndihmë të shtetit të Shqipërisë dhe jo në dëm të vendit, kur shikojmë në periudhë afatgjatë.
- Klosi vlerësoi lidhjen e dhjetëra kontratave të punës të të rinjve jashtë shtetit, që janë pjesë e shkollave profesionale, si të denjë, madje nuk duhet të çuditemi nëse dhe këtë numër e fusin pjesë të 200 mijë të punësuarve të mandatit të tyre. Gjithashtu Z. Klosi është në mbështetje të ligjit që Gjermania ka miratuar, që nga 1 janari 2016 Gjermania do të pranoj të punësuar me kontratë nga Ballkani Perëndimor dhe do të iu refuzohet azili të gjithë aplikantëve, duke marrë vendim që të orientojë zyrat e punës dhe sportelet dedikuar qytetarëve shqiptar “në shërbim të Gjermanisë”, duke iu gjetur punonjës atyre.
Si rrjedhojë mund të themi së përkundër faktit që ne të gjithë e quajtëm brengë kombëtare migrimin e mijëra qytetarëve drejt Perëndimin, MMRS-ja po mbështet rikthimin e tyre në Perëndim, edhe pas kthimit të tyre të detyruar në Shqipëri, duke i mundësuar shkollim profesional sipas kërkesave gjermane, ndihmë në aplikim dhe ndihmë në kërkesën e tyre për punësim. Z. Klosi në mënyrë indirekte po përkrah ikjen e të rinjve në Perëndim dhe për më tepër po ndihmon ata të punësohen në mënyrë të ligjshme, gjë e cila do të i mundësoj atyre një jetesë më të mirë dhe do të i nxis të mos kthehen asnjëherë e të kontribuojnë në vendin e tyre. Z. Klosi e ka gjetur mënyrën për të rritur mirëqenien në vend…
Referenca:
Televizioni Klan. Nëntor 2015
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313258
Top Channal. Nëntor 2014.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313258
Faqja Zyrtare e MMRS-së. Nëntor 2015.
http://www.sociale.gov.al/al/te-reja/lajme&page=2&page=1
Monitor.al. Nëntor 2015.
http://www.monitor.al/plani-kombetar-i-rinise-klosi-nxitje-punesimit-permes-politikave-efektive/