![Adela Danaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Adela-240x300.jpg)
Adela Danaj
1- Ç’po ndodh mes palëve Shqipëri-Maqedoni?
Historia e bllokimit të mallrave bujqësor shqiptar në pikat kufitare, vazhdon të përsëritet. Këtë herë Maqedonia ka refuzuar të kalojë mallrat shqiptar drejt destinacion të parashikuar duke deklaruar se këto produkte nuk plotësojnë kriteret e kërkuara. Z.Panariti, ka pohuar se kjo është një luftë tregtare dhe se ai ka drejtuar një ankim drejt Brukselit dhe CEFTA në lidhje me ngjarjen në fjalë.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që pala Maqedonase, shkel marrëveshjet e tregësisë në lidhje me produktet bujqësore Shqipëtare duke ngritur gjithmonë të njëjtat akuza, atë të mos plotësimit të standardeve. Në këtë histori të dyja versionet, ai ajo e ministrit shqiptar si versioni i Shkupit, sinjalizojnë për efekte negative. Në rast se Z. Panariti ka të drejtë, atëherë duhet të konsiderojmë skenarin e një marrëveshje që po shkon drejt konfliktit, që do të thotë një “derë” e mbyllur për produktet shqiptare dhe nga krahu tjetër, në rast se pala maqedonase me të drejtë i ngre shqetësimet e saj duke bllokuar kalimin e produkteve tona, atëherë duhet të ndizet alarmi. Shqetësimi në lidhje me cilësinë e ushqimeve duket se vazhdon të jetë ende prezent, duke u shndërruar në një kërcënim serioz për shëndetin e të gjithë shqiptarëve. Lajmi në fjalë u diskutua dhe në takimin e nëntë rajonal të Regional Rural Development Standing Working Group (SWG), ku merrnin pjesë të gjitha vendet e Europës Jug-Lindore, por përfaqësuesi i shtetit të Maqedonisë, Z. Boban Iliç, pohoi se në atë mbledhje ai nuk ishte si përfaqësues i qeverisë maqedonase, por si drejtues i platformës për bashkëpunimin rajonal.
2- Shqipëria shumë shpejt nuk do të “shohë” më përmbytje:
Ministria e Bujqësisë, garanton rritje fondi. Qeveria ka rritur me 24% buxhetin për bujqësinë, nga 8.5 mld që ishte këtë vit në 10.5 mld lekë në 2016-n. Ky është një nga lajmet e fundit në lidhje me zhvillimet e ndodhura në ministrinë e bujqësisë. Në media është pasqyruar debate mes ministrit dhe ish-ministrit të bujqësië në lidhje më shpërndarjen e këtij buxheti, ku secila palë mundohet të mbrojë qasjen e saj. Por, ajo që është ende e paqartë lidhet me faktin, përse qeveria vendosi të bëjë këtë ndryshim të menjëhershëm? Nëse kjo rritje e buxhetit ka ardhur si rezultat i performancës së mirë të deri tanishme të kësaj ministrie apo nevojave që paraqet ky sektor në Shqipëri, atëherë përse nuk deklarohen detaje?
Deri më tani, e vetmja deklaratë lidhet me atë që ministria ka pohuar duke thënë se peshën më të madhe do ta zë rehabilitimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet, ku do të alokohen 4.3 mld lekë, ose 70% më shumë se një vit më parë. Sipas kësaj deklaratë, nënkuptohet se me shirat që do të vazhdojë të sjellë dimri, ne duhet të presim që shumë shpejt Shqipëria të mos shohë më përmbytje duke qënë se një shumë e konsiderueshme parash do të investohen në sistemin e ujintjeve dhe kullimeve. Në rast se kjo do të ndodhë, atëherë mund të biëm dakort që dhe pse në një situatë të rënduar ekonomike, qeveria mund të vazhdojë të eksperimentojë.
Referenca:
Ministria e Bujqësisë e Zhvillimit Rural dhe Transporteve, Nëntor 2015, Takimi i nëntë i SWG me Ministrat e Bujqësisë të vendeve të Europës Jug-Lindore:
Top-Channel, Nëntor, 2015. Kur në Tiranë po mbahej takimi i ministrave të Bujqësisë të vendeve të Europës Juglindore, që synon të forcojë bashkëpunimin në këtë sektor, nje sasi prodhimesh bujqësore shqiptare janë bllokuar prej disa ditësh në kufirin me Maqedoninë:
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=313338
Top-Channel, Nëntor, 2015.
Rritet buxheti i bujqësisë, kryesisht rehabilitimi sistemeve të ujitjes e kullimit:
http://www.topchannel.tv/lajme/artikull.php?id=314101