![Brenton Kotorri](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/02/Brentoni-300x300.jpg)
Brenton Kotorri
1- Shqipëri me halle.
Kryeministri Rama, e nisi muajin me një takim të organizuar, me përfaqësues të biznesit të vogël. Gjatë fjalës së tij të gjatë, ai dukej se kishte marrë në konsideratë një valë kundërshtie që u përhap në media e në opinion publik. Kundërshti jo për luftën ndaj informalitetit, por për mjetet me të cilat qeveria Rama vendosi të luftonte tregtarët shqiptarë. Sidoqoftë, kjo fjalë shërbeu edhe si një apologji, por edhe si një pranim I tërthortë I dështimit për të hapur 300’000 vende të reja pune tashmë që kemi hyrë në vitin e parafundit të mandatit të kësaj qeverie. “Janë mbi 1 mijë biznese të vogla që kanë hyrë në TVSH. Në pamjen e parë, kjo mund të duket si hyrje në një peshë tjetër dhe detyrimin për të paguar më shumë, por në fakt është hyrje në një kategori tjetër, me mundësi për t’u rritur më shumë. Ne jemi shumë të vendosur që ta mbështesim fuqishëm biznesin e vogël dhe të madh, ashtu sikundër jemi shumë të vendosur të lehtësojmë qoftë ambulantët, për të cilët nuk do të ketë më asnjë taksë, qoftë ata të cilët shërbejnë e shesin në tregjet e lagjeve, qoftë edhe ata që jetojnë me zeje, rrobaqepës, bojaxhi, elektricist e me radhë, për të cilët nuk do të ketë asnjë taksë, sepse jetojnë, punësojnë veten përmes zanatit të tyre. Përderisa nuk bëjnë më shumë se kaq, nuk kemi çfarë u kërkojmë asgjë më shumë. Kjo për të stimuluar edhe më shumë zanatet, për të stimuluar edhe më shumë shkollat profesionale dhe për të stimuluar edhe më shumë një rrugë ku patjetër, në të ardhmen e afërt, të gjithë ata që kanë një zanat nga të vetëpunësuar për veten e tyre, do të kalojnë në një stad tjetër, ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet normale, do të krijojnë kompanitë e tyre të vogla të shërbimeve dhe mbase më vonë, edhe kompanitë e tyre të mëdha.” – tha Rama. Në plan të parë e gjithë kjo duket një tablo optimiste, mirëpo po të bëjmë krahasime me premtimet e fushatës, e le më me premtimet e 25 viteve të kësaj klase politike, do të kuptojmë se të gjitha premtimet që nuk kanë një afat, një përgjegjës, dhe një objekt specifik, thuajse nuk mbahen kurrë.
Në një konferencë mbi arsimin profesional të mbajtur prej FES, DIHA dhe GIZ, Rama gjithashtu rrëfeu mendimet e tij rreth rëndësisë së arsimimit profesional dhe zanateve. Mirëpo sërish nuk dha asnjë shifër investimi, asnjë shifër financimi, asnjë shifër mbështetjeje. Ai, ashtu sikurse ministri Veliaj që fliste për këtë temë më plot pasion deri kur u bë krybashkiak, nuk dha asnjë arsye praktike, se pse një 14 vjeçar sot duhet të shkojë drejt një shkolle profesionale në vend të një gjimnazi të përgjithshëm. E vetmja arsye sipas Ramës, është se “Jemi bërë shumë me universitet”.
Ndërkohë, Rama në takimin me fermerët e Myzeqesë, u bënte thirrje fermerëve që të pajiseshin me NIPT, duke i sqaruar kështu se ata nuk do të konsiderohen si të vetëpunësuar, por si biznesmenë. Mirëpo nëse shohim premtimet elektorale të programit të rilindjes për fermerët , do të gjejmë si më poshtë:
“BLEGTORI DHE BUJQËSI E ZHVILLUAR | ANGAZHIMI YNË: Fermeri, si përfituesi i drejtpërdrejtë i skemave të mbështetjes në të gjithë vendin, larg diskriminimit politik dhe praktikave korruptive
ZOTIMET TONA: Punësim për më shumë se 150 mijë vetë në fshat dhe në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë me bujqësinë. Politikat fiskale që kontribuojnë në uljen e drejtpërdrejtë të çmimeve të mekanikës bujqësore. Politika fiskale me qëllim uljen e kostove të prodhimit, rritjen e konkurrencës dhe lehtësimin e daljes së produkteve vendase bujqësore në tregjet e eksportit. Mbështetje traditës bujqësore të vendit tonë dhe promovim i historive të suksesit të 20 viteve të fundit. Nxitje prodhimit të kulturave që krijojnë më shumë vlerë të shtuar. Mbështetje e institucioneve shtetërore për garantimin e cilësisë së inputeve bujqësore. Kujdes parësor për bujqësinë pa ndërhyrë në veprimtarinë ku sipërmarrja private ka dëshmuar se është më efektive. Rikonstruktim, përforcim, rikrijim institucional në të gjitha hallkat, rajonale dhe vendore, në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë. Hartim i paketave ligjore dhe plotësimi i legjislacionit në lidhje me bujqësinë dhe blegtorinë. Riorganizim i sistemit kombëtar të prodhimit dhe kontrollit të materialit bimor të certifikuar. Sigurim i rritjes inteligjente përmes përhapjes së teknologjive të reja në kultivimin e bimëve dhe ruajtjen e produkteve. Sigurim i rritjes inteligjente përmes përmirësimit të shërbimit këshillimor, arsimimit dhe kualifikimit të prodhuesve. Sigurim i rritjes së qëndrueshme përmes nxitjes dhe mbështetjes së ekonomive, për të mundësuar konkurrencën në tregjet e vendit dhe të rajonit. Rindërtim i strukturave mbështetëse për prodhimin e materialeve racore për bagëtitë e imëta. Shpërndarje e materialeve racore të certifikuara për gjedhin; asistencë e drejtpërdrejtë me material gjenetik dhe procedura inseminimi. Mbështetje e plotë për blegtorinë nga ri ngritja e shërbimit zooteknik dhe veterinar. Rishikim i ligjeve “Për Mbarështimin e Blegtorisë dhe “Për Veterinarinë”. Politika mbështetëse të shkallëzuara për çdo krerë të mbarështuar dhe prodhimin foragjer. Mundësim i skemave mbështetëse jo diskriminuese. Vënie në funksion të bazës të të dhënave kombëtare të regjistrit shtetëror të lëvizjes së kafshëve të gjalla e më tej. Rritje e kompetencave të qeverisjes vendore në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë. Ndërtim i infrastrukturës mbështetëse, si ngritja e qendrave të tregtimit të peshkut me shumicë dhe i shkallëve të riparimit të anijeve të peshkimit. Konsolidim i infrastrukturës portuale, si ndërtimi i portit të ri të peshkimit në Durrës, zgjerimi i bankinave në Shëngjin, zgjerimi i portit të Sarandës etj. Heqje e akcizës dhe e taksës së qarkullimit të naftës për peshkimin.”
Cilido qytetar mund ta gjykojë vetë se sa afër apo larg është Rilindja, dhe nëse ky ishte një premtim apo një mashtrim.
2- Progres-Raporti
Sigurisht, që sikurse edhe qeveria e kaluar, edhe kjo e Ramës, cilindo progres-raport që Komisioni Europian harton për Shqipërinë, e konsideron si një lëvdatë plot lavdi. Në vazhdim të këtij skenari optimist për vendin, Rama deklaroi se viti 2016, është “viti i nisjes së negociatave me BE-në”. Sigurisht që ky premtim politik absurd, nuk bazohet në asnjë përllogaritje teknike. Njëlloj si premtimi i tij i pranverës, se 5 prioritetet e vendosura do të përmbusheshin brenda vjeshtës së këtij viti. Në progres-raport thuhej “Për sa i përket prioritetit 5, kuadri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, është gjerësisht në linjë me standardet europiane. Vendi ka gjithashtu një nivel përgatitjeje në lidhje me lirinë e shprehjes dhe ka pasur progres edhe gjatë vitit të kaluar.” , pra përveç një përmirësimi të njërit prioritet (kujdes, përmirësimit dhe jo përmbushjes), nuk është përmbushur asnjë tjetër. E pikërisht, pavlefshmëria edhe e këtij premtimi tjetër, del në dritë prej pavlefshmërisë së premtimeve precedente, duke qenë se edhe prej 5 prioriteteve , nuk u shënua i përmbushur asnjë. Edhe pse vjeshta iku e na la dimrin.
Në fund të muajit, kur Donald Tusk, Presidenti i Komisionit Europian, erdhi në Tiranë në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Rama tregoi edhe njëherë nënshtrim të plotë ndaj çdo kërkese që BE-ja ka ndërmend t’i bëjë Shqipërisë. Mund të veçojmë për ilustrim, fjalët e tij gjatë deklaratës për shtyp “Ndryshe nga shumë europianë që harrojnë që janë europianë kur përballen në ditë të këqija me fenomene, si fenomeni i krizës së refugjatëve, ne jemi të vendosur që të jemi pjesë e çdo projekti dhe plani europian, për të kontribuar sadopak modestisht në zbutjen e efekteve të kësaj krize, nga ana humanitare dhe nga ana politike për BE. Pra, edhe pa qenë anëtar, edhe pa hapur akoma negociatat, ne dimë të sillemi si europianë edhe më mirë sesa europianët.”
Një tjetër zhgënjim prej një partneri strategjik na rikthehet në vëmendje pas vizitës së kryeministrit tonë në Stamboll. Gjatë kësaj vizite jo-zyrtare, Rama u prit edhe prej atij që para 2 vitesh e kishte quajtur “Vëlla Taipi”. Asokohe, Rama e kishte shpallur Turqinë një partner Strategjik të Shqipërisë. Gjë që nuk u kthye asnjëherë si reciprocitet diplomatik. Rama kishte premtuar edhe takime të përbashkëta të qeverive të të dy vendeve, mirëpo ky nuk ishte rasti. Për më tepër, ky takim na rikujtoi që gjatë gjithë kësaj kohe, nuk ka ndodhur asnjë shkëmbim i rëndësishëm mes dy qeverive.
3-300’000 vende të reja pune.
Premtimi me të cilin kjo qeveri erdhi në pushtet, deri më sot, jo vetëm që nuk është mbajtur, por është shkelur me të dyja këmbët. Kur kemi hyrë në vitin e tretë të mandatit qeverisës, do duhej tanimë të shihnim të konsoliduara 150’000 vende të reja pune. Sipas listave, të ndara sipas rretheve, që disponohen nga Monitor, janë rreth 73 mijë largime nga puna të deklaruara të punonjësve për shtatorin dhe tetorin 2015. E gjitha kjo, në një kohë kur kryeministri shpenzon 65’000 euro për udhëtime dhe i merr këto nga fondi për dëmshpërblimet e burgosjeve të padrejta. Në një kohë kur qeveria e pretendon koston e mirëmbajtjes së makinave të veta si 636 mijë euro në vend të 23 mijë euro, dhe kjo vetëm për të justifikuar marrjen e “Jaguarëve” luksozë që do t’i kushtojnë shtetit 2 mln euro/vit. Nga xhepi i qytetarëve në djegie nafte dhe ndenjëse lëkure. Në një kohë kur Shqipëria humb 35 vende në renditjen e “Doing Bussines 2016
4- Regjistri i integruar
Qeveria Shqiptare, sot, përmes Ministrit te Punëve te Brendshme, prezantuan planin për integrimin e regjistrit civil. Shume i bukur si prezantim, mirëpo evidentohen 2 probleme me këtë idenë e tyre:
Problemi Teorik: Ne romanin e tij distopik me titull “Ne”, autori rus Yevgeny Zamyatin thotë: “Nëse do qe te zhdukesh krimin prej një shoqërie, atëherë hiqu njerëzve lirinë. Sigurisht qe kjo na çon ne dilemën ” Me shume SIGURI? Apo me shume LIRI”.
Ne Regjistrin Kombëtar te Gjendjes Civile, ne kemi një numër personal, unik identifikimi. Sikurse te gjitha lopët e një kopeje qe damkosen, sikurse te gjithë numrat serial te te internuarve ne Aushvic. Pastaj kemi dorëzuar bashke me emrin dhe mbiemrin, edhe atësinë, mëmësinë, datëlindjen, vendlindjen, te dhëna te tjera, dhe pastaj vendbanimin e sakte. Deri këtu, kushdo mund te thotë se shumica e vendeve perëndimore kështu e kane sistemin. Dhe është pikërisht ky detaj, qe na bën ta marrim si te mirëqene se siguria mund ta shtype lirinë. Fakti qe e bëjnë te gjithë, do te thotë se është normale. Sidoqoftë, mjafton pak intuite dhe mendim kritik, për te kuptuar se sa e natyrshme na është dukur te dorëzojmë shenjat tona te gishtërinjve, dhe sa e natyrshme do te na duket kur te na kërkojnë te gjithëve qe te instalojmë një mikrochip ne trup. A është ky hapi i radhës për ministrinë tone te brendshme ? Patjetër qe ata do te përgjigjen me ” Absolutisht JO!”, mund edhe te shtojnë ” ky është një makth qe mund te ndodhe vetëm ne filma. Por pyetja mbetet, çfarë do vazhdoje te thotë kjo qeveri, kur shtete te tjera ta nisin ketë praktike? A do e shndërrojnë makthin ne realitet? Aktualisht te gjitha te dhënat e kartave tona te identitetit, nuk janë prone publike, por prone e kompanisë private “Atlas”. Ata mund t’i shesin te dhënat tona kudo, tek bankat, tek kompanitë e reklamave, tek kompanitë celulare, tek shtetet e tjera, tek agjencitë informative, dhe tek kushdo qe paguan, pse jo edhe tek terroristet. Dhe praktikisht ky informacion jetik për ne , njerëzit, nuk mbrohet dot prej shtetit tone, e jo vetëm kaq, por kjo qeveri do qe ta thelloje me tej situatën.
Problemi Praktik: këto të dhëna, të përditësuara me adresën, hyrjen, apartamentin ku ne jetojmë, mund te behën lehtësisht pronë e te gjitha bizneseve qe duan ta blejnë, e te gjitha subjekteve qe ofrojnë para. Biznese të cilat do t[i përdorin adresat tona për të na reklamuar pa pushim produktet e tre. Në një rast tjetër këto të dhëna mund të përdoren nga partitë politike që sikurse prej frymës së përgjithshme dihet, ushtrojnë presione personale në kohë votimesh. E në rastin më të keq, prej keqbërësve e gjobëvënësve. Këtu Zgjidhja e vetme është, përdorimi i një Baze të Dhënash të Përgjithshme, që të mos përmbajë asgjë më tepër sesa Emrin dhe adresën e personit. Dhe kjo të përdoret vetëm prej zyrave me Certifikatë Sigurie, dhe vetëm për rastet kur shtetit i duhet të komunikojë me qytetarin e vet, si për shembull: Shërbim Postar, Shërbim Juridik, Shërbime të tjera. Dhe jo, sikurse etatizmi kërkon, për të çuar tek qytetari vetëm prokurorinë, gjobat e policisë, faturat e utiliteteve, përmbaruesit privatë, etj..
Referenca:
Webi i Kryeministrise
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme
Deklaratat per shtyp te Kryeministrit
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/deklarata-per-shtyp
VKM nëntor 2015
http://www.kryeministria.al/al/newsroom/vkm/
Pergjigjet e qeverise ndaj akuzave publike