![R. Caushaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/R.-Caushaj-300x300.jpg)
R. Caushaj
1- Vleresimi jonë për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020[1]
Ministria e Integrimit ka publikuar këtë muaj draftin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim e Integrim 2015-2020 duke kërkuar që në harkun kohor prej 30 ditësh qytetarët ao grupet e interesit të dërgojnë kritikat apo propozimet e tyre përa i përket këtij dokuenti. Më poshtë po sjellim propozimet e APPA’s që do t’i dërgohen Ministrisë në mbyllje të muajit. Më saktë kemi hasur këto probleme gjatë shqyrtimit:
- në formulim, ku sjellim si shembull fjalinë “Dokumenti i SKZHI është i harmonizuar në pikëpamje të përmbajtjes dhe të periudhës kohore dhe të përmbajtjes me një sërë dokumentesh strategjike, të cilët janë hartuar në të njëjtën periudhë kohore me këtë dokument.” Për të shmangur pështjellimin që krijon përsëritja e fjalëve, sugjerojmë një rishikim nga ky aspekt. Një rast tjetër është “Hapja dhe përfundimi me sukses i negociatave për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë mbeten përparësia sinjalizuese për periudhën e zbatimit të SKZHI-II.” Nuk është e qartë ajo që thuhet: a nënkupton kjo se SKZHI-II do të gjej zbatim pas hapjes zyrtare të negociatave apo pavarësisht a do të hapen apo jo negociatat?
- në përmendjen e dokumenteve që janë marr parasysh (dokumentet programuese te institucioneve, partnerëve apo raportet) kërkojmë që Ministria t’i bashkëngjis me shënimin përkatës në këndin e referencave
- në mungesën e referencave për sa i përket pohimeve si “Shqipëria u rendit në nivelin e lartë ndër vendet me të ardhura të mesme, sipas klasifikimit të Bankës Botërore.” në mënyrë që të kuptohet cilës përudhë kohore i përkon ky vlerësim.
- në mungesën e indikatorëve konkret kur i referohet sukseseve të arritura, duke shmangur përdorimin e fjalive me karakter deklarativ
- seksioni i Mësimeve të nxjerra pjesërisht është dhënë në terma të përgjithshëm, jo konkret dhe jo reflektues
- na duhet të kundërshtojmë me forcë se matja e progresit të integrimit/zhvillimit mund të bëhet sipas mënyrës së paraqitur në SKZHI-II ose më saktë thuhet se:” Arritja do të matet me anë të:
o Reformimit të administratës publike, institucioneve të qëndrueshme dhe një shërbimi civil modern, profesionist dhe të depolitizuar;
o Forcimit të pavarësisë, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve të gjyqësorit; SKZHI-II 2015 – 2020
o Shtimit të luftës kundër korrupsionit;
o Shtimit të luftës kundër krimit të organizuar; dhe
o Sigurimit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut (përfshi të drejtat e pronës).”
Theksojmë se matja e arritjeve kërkon ngritjen e një sistemi të rregullt të raportimit të bazuar në indikator apo tregues konkret e të matshëm. Pra, në vetvete asnjë nga hapat e radhitura më sipër nuk siguron një matje të progresit, por nënkupton thjeshtë hapa, të cilat synojnë arritjen e integrimit/zhvillimit.
- vërejmë me keqardhje se i gjithë dokumenti është përpiluar duke u bazuar në një vendosje objektivash pa fund, të arritshëm dhe të paarritshëm, ka një mungesë caktimi prioritetesh, ka një mungesë hierarkie në problemet më emergjente që përballet vendi jonë dhe nuk shoqërohet në asnjë rast me planin përkatës të punës se si do të realizohen objektivat, nuk ka ndarje në plane pune apo kush do t’i realizojë ato si dhe pasqyra përkatëse e faturës financiare.
Kolaudojmë se e gjithë strategjia duhet përpunuar nga e para, mundësisht të zhvishet nga trajtimi i brendshëm teorik dhe propagandistik e të zëvendësohet nga një trajtim operacional. Duke marr parasysh disa prej dokumenteve strategjike të miratuara, mund të themi me bindje se shumica e tyre nuk janë marr në shqyrtim në përpilim.
2- Draft rezoluta për Shqipërinë pozitive?!
Gjatë këtij muaji Ministri i Integrimit, Znj. Gjosha ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Bruksel, midis të cilave ato me komisionerin Hahn, eurodeputetin Pitella dhe raportuesin për Shqipërinë, Z. Flekenstein. Natyrisht, objekti i vizitës s’mund të jetë veçse për t’i dhënë shtysë axhendës sonë kombëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kjo vjen pasi raportuesi Z. Fleckenstein ka depozituar muajin e kaluar Draft rezolutën pranë Parlamentit Europian. Nëse do ndjekim raportimin e dobët në përmbajtje të Faqes Zyrtare të Ministrisë[2], takimet kanë qënë sukses dhe kanë pasur në sfond reformën në drejtësi dhe përparimin e bërë në plotësimin e 5 prioriteteve. Por duke iu referuar vetë dokumentit të Draft rezolutës[3], arrijmë të kuptojmë se situata nuk është nga më optimistet. Kjo është e kuptueshme nëse marrim parasysh gjithë amendamentet e propozuara për dokumentin në fjalë nga eurodeputët. Është e lehtë të kutosh në vija të përgjithshme se cili do të jetë drafti përfundimtar duke patur parasysh se ka patur propozime ndryshimi që nga detajet më të vogla, sic është pohimi në Draft rezolutë se vendi jonë “ka bërë progres të qëndrueshëm në reforma” duke propozur që të amendohet që ka bërë shumë pak, pak ose aspak progres.
Shqetësime të tjera janë shprehur nëpërmjet amendimeve si: a.reforma e thellë strukturore në drejtësi dhe ndryshime që duhet të prekin mënyrën se si trajtohen cështjet, kapacitetet investigative dhe qasja proaktive e agjensive investiguese e jo thjeshtë konsensusi partiak mbi reformën, marrjen parasysh të rekomandimeve të Komisionit të Venecias; b. problematikës së luftës kundër korrupsionit, ku propozohet të forcohet legjislacioni anti korrupsion, trupat e pavaruara investigative, të rritet trasparenca sidomos për prokurimet publike, të merret fushatë për informimin e publikut se korrupisoni gërryen financat publike dhe ndalon investimet, si dhe të bëhet më shumë në luftën ndaj narkotrafikut, por edhe trafikut të armëve në shumë vende europiane, kërkohet me forcë që autoritetet të vendosin para drejtësisë përgjegjësit e 21 janarit; c. për reformën elektorale kërkon të theksohet fakti që zgjedhjet e fundit janë lejuar të kandidojnë përsona me precedent penal apo të dënuar, kërkon zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe që KQZ të përcaktojë përgjegjësitë e saj e të mos mbeshtetet vetëm në deklarimet zyrtare të financimit të fushatave elektorale të partive, por të investigojë burimet deri në fund; d. kërkohet të implementohet Udhëzuesi për Shoqërinë Civile, të forcohet pjesëmarrja e minoriteteve në konsutime dhe t’u hiqet barra fiscale (TVSH) organizatave të shoqërisë civile;e. amendime që adresojnë projektet e shumta për ndërtimin e HEC-eve në zona të mbrojtura dhe ndërhyrjet në parqet kombëtare;h.Amendime që theksojnë mungesën e shtypit të lire, vetcensurimin e gazetarëve, erë herë duke theksuar kërcenimet që u bëhet këtyre të fundit, nevojën për garantimin e shtypit të avarur, kritikon ngritjen e një padie ndaj BIRN për hetimin e kandidatëve me të kaluar kriminale në zgjedhjet loakle; g.amendime të shumta për shkeljet e të drejtave të njeriut, për trajtimin e pabarabartë gjinor, për mosgarantimin e zbatimit të ligjit etj. Ka patur edhe propozime që duke patur parasysh raportin mbi progresin e Shqipërisë t’i mohohej direkt hapja e negociatave apo që të ndalet përkohësisht procesi i zgjerimit deri në marrjen seriozisht të përmbushjes së kritereve. Nëse i marrim propozimet për amendime tw mundhshme si kritika, duke qenë se në tone ashtu paraqiten, gjasat janë që vendi jonë nuk përfiton asnjë hapje negociatash në të ardhmen e afërt.
[1] Republika e Shqipërisë, Keshilli i Ministrave. Strategjia Kombetare për Integrim dhe Zhvillim 2015-2020. Online: https://ssl.kryeministria.al/SKZHI_draft%20per%20konsultim_25.3.2016.pdf
[2]Ministria e Integrimit. Ministrja gjosha vizite zyrtare ne Bruksel: Takime me Eurodeputetet Knut Fleckenstein dhe Gianni Pitella. Online:
[3] http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=%2f%2fEP%2f%2fNONSGML%2bCOMPARL%2bPE576.893%2b01%2bDOC%2bPDF%2bV0%2f%2fEN