1- EC-135, ndihma e shpejtë për transportin mjekësor. “Dashtë Zoti nuk sëmureni në Shqipëri”
Shërbimi mjekësor në Shqipëri vazhdon të mbetet një nga sfidat më të mëdha të çdo qeverie që vjen në pushtet. Ky raport nuk ka si qëllim të sjellë në vëmendje arsyet përse këto sfida vazhdojnë të jenë konsistente çdo vit, çdo ditë e çdo minutë, pasi në këtë rast niveli i analizës do të duhej të shtrihej në disa dimensione dhe një raport i vetëm do ta kishte thuajse të pamundur të dilte në disa përfundime të rëndësishme. Por, duket se ministria aktuale e qeverisë në pushtet po tenton të bëjë një hap përpara kundrejt këtyre sfidave. Më datë 25 Mars, nga Ministria e Shëndetësisë na erdhi lajmi se shërbimeve spitalore shqiptare ju shtua një helikopteri i ri për shërbimin e transportit mjekësor. Menjëherë pas këtij lajmi, ministri Beqaj u prononcua duke thënë: “Fuqizojmë dhe modernizojmë kapacitetet në zbatim të angazhimit të Programit qeverisës për shërbimin e urgjencës mjekësore”.
Gjithashtu, me këtë rast u iniciua organizimi i një ceremonie në mjediset e kësaj Njësie, që përkoi edhe me 20-vjetorin e krijimit të saj (23/3/1995-Flota e Njësisë së Transportit Mjekësor me Helikopter-NJTMH). “Ne jemi zotuar se do të ngremë një Shërbim Kombëtar të Urgjencës Mjekësore, i cili do të mund të sigurojë prani të shpejtë e profesionale në të gjithë territorin e vendit, duke vendosur standarde të njëjta në të gjitha qendrat pritëse, duke iu përgjigjur nevojave të ndryshueshme gjatë stinëve të vitit, për të ofruar kujdes shëndetësor në sëmundshmëri dhe trauma”:- tha midis të tjerash në fjalën e tij Ministri.
Nuk ka dyshim që ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha ato familje shqiptare që vuajnë dyerve të spitaleve dhe shpresojmë që ky helikopter të mos shndërrohet në “mollë sherri”. Kjo e thënë për një arsye fondamentale:
2-Do të zbatohet parimi i barazisë për ata të cilët do të kenë nevojë urgjente transporti?
Gjithashtu, këtij diskutimi ky raport i shkon më tej duke shtruar pyetjen:
Edhe sa do të zgjasë ky model, kur sa herë vjen diçka e re, shteti mban një event special dhe ministri ngre dolli? Duhet mbajtur një qëndrim përfundimtar, ose jemi vend evropian, ose do të vazhdojmë të ndjekim këto modele të turpshme, që e bëjnë Shqipërinë të ndjehet gjithmonë e më shumë nevojtare dhe e pashpresë. Mos ndoshta do të ishte më mirë që shpenzimet e eventit për t’i uruar mirëseardhjen helikopterit në fjalë, ministri t’i përdorë për ilaçet e munguara në spitale??
Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë vazhdon ta reklamojë punën e saj, Z. Donald Lu, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ka pohuar: “Dashtë Zoti nuk sëmureni në Shqipëri”. Kjo për faktin e thjeshtë se qendrat shëndetësore nuk kanë kushtet e duhura për t’i shërbyer njerëzve. Fatkeqësisht ky pohim erdhi në kuadër të prezantimit të rezultateve të studimit “Monitorimi i Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri”, më 10
Mars 2015, organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me situatën në Qendrat Shëndetësore në Shqipëri, ku ishin marrë në monitorim rreth 550 Qendra Shëndetësore të Kujdesit Parësor (QSHKP). Ministria në fjalë një ditë më vonë e bëri publik lajmin në faqen zyrtare të Ministrisë, por nuk citoi në asnjë moment fjalët e ambasadorit. “Ministri duhet t’i përkthejë këto shifra në punë konkrete për përmirësim”, është shprehur ambasadori amerikan Donald Lu, vërejtje që nuk pasqyrohet gjëkundi në deklaratën e ministrisë. Duket se pavarësisht fjalëve negative, ministri Beqaj nuk ka ndërmend t’i marrë parasysh këshillat e ndërkombëtarëve, sidomos të atyre që kanë investuar dhe vazhdojnë të investojnë në shëndetësinë shqiptare, siç është USAID.
3- Një tjetër borxh në “portofolin” e qeverisë Shqiptare
Ministri i Financave, z. Shkëlqim Cani ka nënshkruar më datë 24 Mars Marrëveshjen e huasë me Bankën Botërore. Marrëveshja siguron financimin e nevojshëm për Projektin e Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet një huaje në shumën 32.1 milionë euro. Projekti do të bashkëfinancohet gjithashtu nga Qeveria Shqiptare në vlerën 4 milionë euro, shumë e cila do të shërbejë për financimin në masën e 37%, të punimeve të rehabilitimit fizik dhe përmirësimit të infrastrukturës spitalore, si dhe kontributin në pagesat e detyrimeve tatimore të lidhura me Projektin.
Projekti i Përmirësimit të Sistemit Shëndetësor kontribuon në: (i) forcimin e administrimit dhe qeverisjes në spitalet publike; (ii) përmirësimin e mënyrës së financimit shëndetësor; (iii) zbatimin e sistemeve të informacionit për të përmirësuar efikasitetin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor në Shqipëri.
Huaja e akorduar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BB), ka termat e mëposhtëm:
• Shuma: 32,100,000 Euro
• Tarifa Front-end: 0.25 % e shumës së huasë
• Tarifa e Angazhimit: 0.25% në vit mbi balancën e patërhequr të huasë
• Maturimi: 22.5 vjet, nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali
• Interesi: Norma Referencë (EURIBOR 6-
mujor) plus Marzhën e Pandryshueshme (1%)
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe parashikohet të përfundojë në 28 Shkurt 2021.
Ajo që duhet theksuar është fakti se Ministria e Shëndetësisë deri tani, nuk ka publikuar asnjë plan paraprak konkret se si do të shpërndahen këto të ardhura. Për më tepër nuk ka realizuar asnjë studim të mëparshëm, të paktën nuk ka publikuar asnjë të tillë për të parë se cilët sektorë të shëndetësisë kanë nevojë urgjente për ndërhyrje. Lajmi i Ministrit të Financave nuk duhet të interpretohet me tone pozitive deri në momentin që ky borxh numërohet si një borxh më shumë në portofolin e qeverisë shqiptare.
Referime
http://www.shendetesia.gov.al/al/neësroo m/lajme/helikopter-i-ri-per-sherbimin-e- transportit-mjekesor
http://www.shendetesia.gov.al/al/neësroo m/lajme/kzln-publikon-studimin-kerkimor- per-550-qendra-shendetesore-ne-vend
http://www.lapsi.al/lajme/2015/03/11/pse -ministria-e- sh%C3%ABndet%C3%ABsis%C3%AB- fshehu-kritikat-e-ambasadorit-amerikan
http://www.shendetesia.gov.al/al/neësroo m/lajme/nenshkruhet-huaja-32-1mln-me- banken-boterore-per-permiresimin-e- sistemit-shendetesor