A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

Raport Mars 2015 – Ministria e Drejtësisë

    Home all-no-blog Raport Mars 2015 – Ministria e Drejtësisë

    Raport Mars 2015 – Ministria e Drejtësisë

    By admin | all-no-blog, Ministria e Drejtësisë | 0 comment | 15 April, 2015 | 0
    Elena Pici

    Elena Pici

    1- Reforma në drejtësi, kyç për demokracinë

    Ishte kjo kryefjala e takimeve, që si një refren që përsëritet, u theksua edhe nga Komisioneri për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, i cili vizitoi zyrtarisht për herë të parë Shqipërinë në fund të muajit Mars. Të gjithë krerët më të lartë të shtetit miratuan dhe përforcuan nevojën për të realizuar këtë reformë, e cila duhet të ecë me vendosmëri krah për krah me luftën e pakompromis ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Të gjitha fjalë kyçe. Fjalë, dhe me besim veprime konkrete, për të cilat shqiptarët shpresojnë; opozita kërkon me ngulm; Bashkimi Evropian kërkon për të çelur negociatat e aderimit; dhe qeveria premton të realizojë në këtë mandat si pjesë e platformës së saj për shtetin e së drejtës dhe demokratizimin e shoqërisë. Në fakt, kreu i qeverisë Z. Rama, në një konferencë për shtyp me Z. Hahn, deklaroi guximshëm se pesë pikat prioritare të caktuara nga BE do të realizohen brenda muajit Shtator 2015, rrjedhimisht edhe reforma në drejtësi.

    Megjithatë, e analizuar kritikisht, ky afat kohor është tejet sfidues, në një kohë që Ministria e Drejtësisë ka ende shumë punë për të koordinuar që kjo reformë të draftohet cilësisht, të miratohet dhe më pas të implementohet nga institucionet e përfshira. Vetë Z. Hahn u shpreh se: “Ne si BE jemi të vendosur për të mbështetur Shqipërinë që të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur, por çështja nuk është shpejtësia por cilësia”.

    Nëse do të analizojmë çfarë Ministria e Drejtësisë ka realizuar në këtë një vit e gjysmë në lidhje me këtë prioritet të sajin, vëmë re se jemi vetëm në kuadrin analizues. Në muajin Janar 2015, Ministria publikoi analizën e sistemit të drejtësisë, tek e cila do të bazohet edhe reforma. Për sa parashtrohet në këtë dokument, reforma në sistemin e drejtësisë duhet të orientohet në këto shtylla kryesore, por jo vetëm:

    • Ndryshimi i Kushtetutës, reformimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese;
    • Reformimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
    • Reformimi i Prokurorisë dhe i Policisë Gjyqësore;
    • Reformimi i Shkollës së Magjistraturës dhe Arsimit Juridik;
    • Reformimi i Organizimit Gjyqësor;
    • Reformimi i Avokatisë;
    • Reformimi i profesioneve të lira në sistemin e drejtësisë;
    • Luftën kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë;

    Në mbështetje të reformës, në muajin Shkurt, Ministri Naço, prezantoi dhe grupin e këshilltarëve me katërmbëdhjetë juristë të njohur të vendit. Ndërkohe ai ka qenë i pranishëm në takimet ku është analizuar puna e disa gjykatave apeli në vend, ku dhe ka ndarë sugjerimet e tij. Në tërësi, me gjithë ekzistencën e grupit këshillues dhe vullnetit të mirë politik që u shpalos dhe me vizitën e Z. Hahn në Tiranë, analiza e punës së Ministrisë së Drejtësisë deri në muajin Mars tregon se ka ende shume punë dhe plot ligje për t’u miratuar në funksion të reformës, të cilat të bëjnë të mendosh se premtimi i realizimit në Shtator është larg të mundurës cilësisht.

    2- Në gjurmim të të drejtave të pronësisë

    Në programin e Ministrisë së Drejtësisë parashikohet strategjia ndërsektoriale e reformës në fushën e të drejtave të pronësisë 2012-2020. Pjesë e implementimit të reformës është edhe krijimi i regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme duke shfrytëzuar maksimalisht jo vetëm kapacitetet vendase dhe burimet buxhetore, por edhe asistencën e projekteve ndërkombëtare në proces. Procesi i dixhitalizimit të informacionit të ZRPP-së (Zyra për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme) do të jetë gradual, fillimisht me zonat kadastrale të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, për të vijuar me të gjitha zonat e tjera. Në këtë kontekst, shtyllë bazë do të jetë dixhitalizimi i informacionit që krijon dhe shpërndan ZRPP-ja, jo vetëm si tipar modernizues i shërbimit, por edhe si premisë për shërbime transparente.

    Për të monitoruar pikërisht punën e ZRVPP (Zyrave Vendore për Regjistrimin e Pronave të Paluajtshme), Ministri Naço gjatë muajit Mars ka qenë në Durrës, Kavajë dhe Vlorë. Megjithatë, fjala e tij nuk u fokusua kaq shumë tek procesi i dixhitalizimit, sesa tek kapacitet njerëzore, të cilat sipas Ministrit Naço nuk mund të zëvendësohen nga asnjë teknologji e re dhe moderne. Jemi të mendimit se puna e Ministrisë së Drejtësisë duhet të sigurojë edhe stafin e kualifikuar dhe teknologjinë e përshtatshme dhe lehtësuese, sipas parashikimeve të reformës.

     

    Referime

    Ministria e Drejtësisë. Mars 2015.Newsroom-Lajme http://www.drejtesia.gov.al/al/neësroom/l ajme

    Ministria e Drejtësisë. Janar 2015. Analiza e sistemit të drejtësisë.

    http://www.drejtesia.gov.al/al/prioritete/a naliza-e-sistemit-te-drejtesise

    Ministria e Drejtësisë. 2012. Reforma në fushën e të drejtave të pronësisë.

    http://www.drejtesia.gov.al/files/userfiles/ Strategjite_ndersektoriale/Strategjia_Refor

    ma_ne_fushe_e-te– drejtave_te_pronesise.pdf

    Mapo.al. 24 Mars 2015. Reforma në drejtësi, kyç për demokracinë

    http://www.mapo.al/2015/03/reforma-ne– drejtesi-kyc-per-demokracine

    Shqiptarja.com. 24 Mars 2015. Hahn: Ju duam në BE…kujdes

    drejtësinë! http://shqiptarja.com/m/home/hahn-ju– duam-n–be—kujdes-drejt-sin—ramagati– n–shtator-280758.html

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on facebook
    Facebook
    Share on twitter
    Twitter
    Share on linkedin
    Linkedin
    No tags.



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.