![Mimi BARUSHI, MSc](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/01/Mimi-Barushi-1-220x300.jpg)
Mimi BARUSHI, MSc
1.Sfidat e strehimit social.
Ministria e Zhvillimit Urban ka ndryshuar disa nga rregullat për zbatimin e programit të banesave me kosto të ulët. Në një udhëzim të ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, përcaktohet se qytetarët përfitues do të kenë vetëm një muaj kohë për të lidhur kontratën.
Nëse qytetari (familja) i/e miratuar me vendim të këshillit bashkiak përkatës, nuk paraqitet për/ose nuk pranon lidhjen e kontratës brenda një periudhe kohore 1-mujore (njëmujore) nga njoftimi i kryer nga EKB-ja, ky i fundit i drejtohet për zëvendësimin e këtij qytetari Këshillit Bashkiak, i cili përcakton një qytetar tjetër për t’u trajtuar me strehim në këtë apartament.
Në rast se këshilli bashkiak përkatës, brenda një periudhe kohore 5-mujore, nuk bën zëvendësimin me një familje tjetër përfituese, EKB-ja me vendim të Këshillit Drejtues të institucionit, pas miratimit nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, shet apartamentin në tregun e lirë”[1].
Siç flasin vetë të dhënat zyrtare, Ministria e Zhvillimit Urban kishte planifikuar 165 familje të komunitetit rom me kushte banimi të përmirësuara për 3 mujorin e parë të këtij viti. Rezultati është zero. Ministria ka planifikuar gjithashtu 151 banesa të ndërtuara para vitit 1993 të rehabilituara. Edhe këtu, rezultati është zero. Dikasteri i drejtuar nga Eglantina Gjermeni kishte planifikuar për 3 mujorin e parë 176 familje që trajtohen me qera financiare. Nga këto rezulton të jenë trajtuar vetëm 57 familje. E njëjta situatë vijon dhe me ndërtimin e banesave të reja sociale. Të dhënat flasin se Ministria e Zhvillimit Urban kishte planifikuar për 3 mujorin e parë të merrte 6 mijë m2 sipërfaqe ndërtimi për banesat sociale me qira. Për këtë periudhë rezulton të jetë marrë vetëm afro një e treta e planit, ose 1970 m2.
Ministria kishte parashikuar të ndihmonte për të njëjtën periudhë 20 familje një-prindërore/gra të divorcuara me fëmijë që përfitojnë bonus strehimi. Sipas të dhënave të disponuara nga ministria e Gjermenit, rezulton se për 3 mujorin e parë nuk është ndihmuar asnjë familje e tillë. Po ashtu, parashikimet flisnin për ndihmesën e 525 familjeve me bonus qeraje për strehimin. Në të vërtetë asnjë prej këtyre familjeve nuk është ndihmuar, siç tregojnë shifrat për 3 mujorin. Ndërsa me grante të menjëhershme për strehimin do të ndihmoheshin 17 familje, të cilat në fakt nuk e morën kurrë këtë përfitim[2].
2.Të investosh në Shqipëri?
Një planifikim më i mirë urban mund ta kthejë Shqipërinë në një vend më konkurrues, me një ekonomi më efikase, e cila i hap rrugën realizimit të investimeve të suksesshme, vendase dhe të huaja. Vendi ynë mbart shumë potenciale zhvillimi në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Këto potenciale kanë nevojë për një miradministrim në mënyrë që çdo investim i kryer të jetë i qëndrueshëm, i besueshëm dhe të gjenerojë të ardhura afatgjatë për investitorin dhe ekonominë e vendit[3] – tha në fjalën e saj, konferencën me titull “Të investosh në Shqipëri: Sfida dhe mundësi” ministria Gjermeni.
Ndërkohë që ministria përmend përpjekjet dhe hapat e ndërmarra nga Qeveria në garantimin e një zhvillimi të mirplanifikuar të territorit, bizneset e huaja kanë paralajmëruar se nëse nuk përmirësohet klima e biznesit në vend, ata do të fokusohen në vende të tjera në Europë dhe botë. Biznesi i huaj vazhdon të ketë kusht miratimin e Reformës në Drejtësi për të investuar në Shqipëri dhe qasjet e MZHU-së janë minimale në këtë radhë.
[1] Banesat sociale, ndryshojnë rregullat për afatet dhe këstet: http://ëëë.gazetadita.al/banesat-sociale-ndryshojne rregullat-per-afatet-dhe-kestet/
[2] Qeveria dështon me planifikimin për strehimin social, nuk përmirësohen kushtet e familjeve rome dhe egjiptiane, braktisen gratë e divorcuara dhe jetimët – http://ëëë.sot.com.al/ekonomia/qeveria-d%C3%ABshton-me-planifikimin-p%C3%ABr-strehimin-social-nuk-p%C3%ABrmir%C3%ABsohen-kushtet-e-familjeve#sthash.2MKXMcPD.dpuf
[3] Të investosh në shqipëri: https://ëëë.facebook.com/media/set/?set=a.597563027085459.1073741916.210244069150692&type=3