A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Raport Maj 2016 – Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës

    Endrit KAPAJ, LLM

    Endrit KAPAJ, LLM

    1-Aksidentet rrugore, Shqipëria në gjendje lufte.

    Muaji prill, shënoi mjaft aksidente me pasoja të rënda, duke përfshirë edhe humbje jete. Aksidenti tragjik i ndodhur në aksin rrugor Plepa-Rrogozhinë, ku humbën jetën dy fëmijë, si pasojë e prerjes së barrierave mbrojtëse të rrugës, shërbeu për të rikthyer vëmendjen e publikut tek siguria e qarkullimit në rrugë dhe sinjalistika rrugore. Në programin e Qeverisë Shqiptare 2013–2017, për sa i përket qarkullimit dhe sigurisë rrugore theksohet “..Rritja e sigurisë rrugore përbën gjithashtu një prioritet madhor. Kjo do të realizohet në tri ndërhyrje kryesore:

    -në drejtim të përfundimit të veprave të papërfunduara sipas standardeve si dhe eliminimit të pikave të zeza të aksidenteve;

    -forcimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe zbatimit të tyre pa kompromis;

    -si dhe një fushate ndërgjegjësuese e edukative që fillon në bankat e shkollës.

    Numri i aksidenteve rrugore synohet të ulet në masën 20%, vetëm gjatë vitit të parë të këtij mandati qeverisës.[1]

    Megjithatë, statistikat tregojnë një situatë tejet të përkeqësuar. Referuar INSTAT [2]përgjatë viteve të mandatit qeverisës, aksidentet rrugore jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi janë rritur. Për më në detaje tabela më poshtë:

    Sipas vitit   Aksidente me dëmtime personi Të dëmtuarit (vrarë plagosur) Nga të cilët:   Të vdekur Aksidente nën veprimin e alkoolit Të dëmtuar Nga të cilët : Të vdekur
    2005 853 1.182 307 18 39 10
    2006 1.015 1342 277 81 44 36
    2007 1.254 1.728 384 59 51 20
    2008 1.208 1.559 303 66 78 24
    2009 1.465 1.833 378 108 141 28
    2010 1.564 2.068 352 43 55 14
    2011 1.876 2.472 322 16 25 5
    2012 1.870 2.569 334 19 20 0
    2013 2.075 2.798 295 37 49 7
    2014 1.914 2.617 264 123 231 21
    2015 1.992 2.692 270 98 160 17

     

    E shprehur grafikisht tabela do të shfaqte këtë panorame:

    grafikku

    Trendi rritës i aksidenteve nuk po ndalet, por kjo fatkeqësisht po shoqëron edhe rritjen e pasojave në jetë njerëzore. Mund të themi lirisht se politikat e qeverisë në këtë drejtim kanë dështuar dhe për këtë nuk mjafton vetëm kërkesa për dorëheqje ndaj Ministrit Haxhinasto, por një përgjegjësi tërësore e kësaj mazhorance si një premtim i pa mbajtur.

    2-Porti i Durrësit, shteti dorëzim pa kushte tek koncesionarët.

    Porti më i madh i vendit, prej kohësh lëngon nga situata problematike e krijuar ndërmjet shoqërisë koncesionare te Terminalit Lindor dhe shoqërive te tjera të licencuara që kryejnë veprimtarinë e ngarkim shkarkimit të anijeve. Kjo situatë problematike është shoqëruar me bllokim te anijeve në Port, duke rënduar financiarisht klientët dhe duke i detyruar ata jo vetëm që të mendojnë, por tashmë të zgjedhin porte të tjera të vendeve fqinje.

    Gjatë këtij viti dhe atij në vazhdim në Portin e Durrësit do të shkarkohen tubat, të cilat do të instalohen për projektin TAP. Projekt, i cili konsiderohet madhor për ekonominë e vendit tonë, por duket se përfitimi i buxhetit të shtetit nga kryerja e këtij operacioni do të jetë minimal, për të mos thënë simbolik. E drejta për kryerjen e operacionit të shkarkimit te tubave të projektit TAP i është dhënë shoqërisë koncesionare EMS APO. Por ku qëndron problemi?

    Autoriteti Portual Durrës zotëron të gjitha kapacitetet operacionale, njerëzore dhe teknike, për ta kryer këtë operacion në Terminalin nën administrimin e saj, duke angazhuar shoqëritë e licencuara të ngarkim-shkarkimit, por duket se interesi i autoritetit drejtues të APD ka qenë që këtë operacion ta kryej koncesionari. Për këtë qëllim, shoqëria TAP është orientuar dhe këshilluar që operacionin ta kryejë nëpërmjet koncesionarit. Duket mjaft e dyshimtë që ky veprim nga ana e Drejtorit te APD të jetë kryer nisur nga interesi i cilësisë më të lartë, pasi siç e theksuam më lart APD zotëron te gjitha asetet e specializuara për përpunimin e mallrave të përgjithshme, ku hyjnë edhe tubat. Dyshimi bëhet edhe më i madh nëse analizon aspektin financiar të këtij operacioni, konkretisht: nëse operacioni do të kryhej në Terminalin nën administrim dhe menaxhim të saj APD do të përfitonte 55% të tarifës së shkarkimit, ndërkohë që tashmë ajo do të përfitojë vetëm 11% të tarifës. Faktet e mësipërme meritojnë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse, veçanërisht të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

     

    [1] Qarkullimi dhe siguria rrugore http://www.transporti.gov.al/al/publikime/qarkullimi-dhe-siguria-rrugore/qarkullimi-dhe-siguria-rrugore

    [2] Aksidente në Shqipëri http://www.instat.gov.al/al/themes/transporti.aspx

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.