A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Raport Maj 2016 – Ministria e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike

    Mirilda TILI, BA

    Mirilda TILI, BA

    Kanë filluar pushimet

    U bënë disa muaj rresht që APPA denoncon faktin që ministritë pa portofol nuk bëjnë asnjë detyrë për të cilën të justifikojnë rrogat që marrin  nga taksat e qytetarëve.  Gjatë muajit maj kjo ministri vetëm ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Këshilli i Europës. Në këtë aktivitet ministrja Milena Harito është shprehur: “Qendra që po inaugurojmë sot në çeljen e Javës së Inovacionit 2016, është një hapësirë dedikuar tërësisht të rinjve. Gjeneza e Godinës së Inovacionit në tërësi daton nëntorin e vitit 2013, kur ne sapo kishim marrë detyrën. Ishte ideja e Kryeministrit, që të krijonim një hapësirë prestigjioze, një vend të veçantë ku të gjitha agjencitë e inovacionit, që atëherë ishin ende shumë të vogla dhe shumë të copëzuara të kishin një vend  ku kryefjala e të gjithëve të ishte bashkëpunimi dhe shpejtësia. Sepse teknologjia vrapon dhe teknologjia nuk na pret. Në këto dy vite e gjysmë qeverisje, kemi më shumë se 4-fishuar investimet e shtetit në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe kemi më tepër se 3-fishuar burimet njerëzore, sidomos në dy agjencitë më të mëdha që janë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, që zë tashmë gjithë katin e parë të kësaj godine dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor, agjenci që ishte pothuajse inekzistente përpara 2 vjetësh dhe tani ka rreth 40 punonjës. ASIG ka krijuar një hapësirë të madhe informacioni Gjeohapësinor që është baza e kadastrës së ardhshme të shtetit shqiptar”[1].

    Edhe në këtë rast, kjo ministri mund të kishte kryer si një drejtori ose si një institucion i përbashkët mes dy ministrive asaj të Çështjeve Vendore dhe Inovacionit dhe Administratës Publike. Ky ishte një aktivitet i përbashkët, i ndjekur nga të dy këto ministri, por që në fakt asnjëra prej tyre nuk ishte organizatore.

     

    [1] Pjesë nga fjalimi i ministres Harito në javën e teknologjisë http://www.inovacioni.gov.al/al/neësroom/lajme/celet-java-e-inovacionit-2016-me-perurimin-e-innovation-hub

     

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.