
Mimi BARUSHI, MSc
1- Paraja shkon tek paraja…. gjithmone?!
Megjithëse në muajin korrik pritej një profil i ulët për MZHU, ministria u gjend e përmendur, analizuar e diskutuar gjerësisht në platformat mediatike. Bazuar në vendimet e publikuara në Fletoren Zyrtare, më 13 korrik, Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve shpërndau 2.63 miliardë lekë në total, drejtuar 3 programeve të granteve: “Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore”, “Arsimi” dhe “Shqipërisë dixhitale”.[1] Në një skanim të shpejtë të dokumentit vihen re mungesa të shume bashkive, pavarsisht informacionit që të gjitha bashkite kishin aplikuar me projekte.Tabela e programit të “Zhvillimit të Infrastrukturës Vendore” paraqet ndarjen e fondeve vetem per dy Bashki, atë të Gjirokastres dhe Korçës, më sakte vijimësinë e financimit të tri projekteve që nga viti 2015 deri më 2017. Nuk kishte asnje aplikim të ri? Ne 61 bashki vetëm Bashkia e Korçës dhe Gjirokastrës kanë projektë të papërfunduara?
Në ketë raport vendosëm të analizojmë ndarjen e fondeve për “Zhvillimin e infrastukturën Vendore” nga viti 2014, kohë kur Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve u prezantua nga Kryeministri Rama. Në dispozicion për cdo thirrje janë vendosur dhe shpërndarë rreth 11 bilionë lekë, 4.97 në 2014, 3.53 në 2015 dhe deri më tani rreth 2.5 bilionë. Në fund të vitit 2014 është akorduar me VKM dhe një fond shtesë prej 463 milonë për projektet e inicuara në fillim të së njëjtit vit.
Bashkitë përfituese në cdo thirrje kanë qenë ato të Beratit, Durrësit, Elbasanit, Lushnjes, Kavajës dhe Vlorës. Bashkitë më pak përfituese kanë qene ato të Burrelit, Bulqizës, Përmetit, Shkodrës, Tiranës (deri me 2015), duke vijuar me bashkitë e vogla që u është mbështetur 1 ose 2 projekt promozime. Bashkisë së Kamzës, nuk i është financuar asnjë projekt.
Tabelat nxjerrin në pah ndarjen jo të drejtë të fondeve. Në 2014 fondet iu akorduan numrit më të madh të bashkive, diçka që nuk ndodhi më në 2015 apo 2016. Bashkitë aplikuan me projekte me kohëzgjatje e shkallë ndërtimi të ndryshme; projektet që morën pjesën më të madhe të fondeve ishin ato të bashkive të majta, të cilat do të zhvilloheshin përgjate 2 ose më shumë viteve. Fenomen I ngjashëm nuk ndoshi më bashkitë e djathta. Gjithashtu vihet re se bashkitë e majta me popullsi më të ulët, marrin fonde disa herë më shumë se bashkitë më të mëdha të djatha. Më konkretisht, Bashkia e Shkodrës,[2] një nga më të mëdhatë në vend, do të përfitojë këtë vit 5 herë më pak fonde se Bashkia e Krujës.
Mënyra e deritanishme e financimit nuk siguron balancim dhe harmonizim të drejtë të shpërndarjes së investimeve rajonale. Asnjë politikë për zhvillimin rural dhe të infrastrukturës në fshatra, në njesitë administratrative nuk është mbështetur dhe financuara. Qasja e përsëritur e KZHR ndër vite është shqetësues dhe duhet të rikonceptohet.
[1]Fletorja zyrtare – http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2016/PDF-2016/131-2016.pdf
[2] Shkodra jashte Rilindjes – http://www.reporter.al/shkodra-jashte-rilindjes-urbane-merr-me-pak-fonde-se-maliqi-dhe-roskoveci/