
Mirilda TILI, BA
Miliona lekë vetëm për informim dhe jo realizim
Ashtu sikundër jemi shprehur kaherë që ministritë e shtetit janë krijuar vetëm për të realizuar disa reforma sporadike dhe për të shpërblyer disa persona që të jenë në postin e ministrit dhe për të tërhequr nga buxheti i shtetit jo vetëm rrogat por edhe dietat e shpërblimet, edhe pwr kwtw muaj do tw mbajmw tw njwjtin qwndrim. Por përtej kësaj, në këtë ministri, në harkun kohor të 2 muajve, me Vendim të Këshillit të Ministrave janë alokkuar dhjetra milionë lekë[1].
Në vendimin e parë, pika e parë i drejtohet kryeministrisë.
“1. Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në zërin “Shpenzime korrente”, i shtohet fondi prej 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.
- Ky fond i jepet, në formën e transfertës, Autoritetit të Mediave Audiovizive, për t’u përdorur për financimin e organizimit të fushatës për informimin e publikut për kalimin e transmetimeve analoge në transmetime dixhitale.
- Efektet financiare, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2016.
- Ngarkohen Kryeministria, ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.”
E gjitha kjo shumë është krejtësisht qesharake, sepse Radiotelevizioni Publik Shqiptar e ka detyrim ligjor që të bëjë informimin e publikut për ndryshimet. Praktikisht, ky vendim është tërësisht abuzues, duke qenë se informimi është detyrim ligjor dhe nuk ka nevojë për asnjë fond shtesë që të bëhet, aq më tepër kur kjo shumë do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
Po kaq i dyshimtë është edhe vendimi i marrë më 6 korrik 2016. Edhe në këtë rast shuma prej gati 2 miliardë është marrë nga fondi rezervë i këtij viti. [2]
- Miratimin e marrëveshjes së rinovuar, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Microsoft Corporation”, për projektin e partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
- Fondi total prej 1 976 400 000 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind mijë) lekësh për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit të përballohet nga buxheti i shtetit.
- Fondi prej 295 354 773,79 (dyqind e nëntëdhjetë e pesë milionë e treqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tre presje shtatëdhjetë e nëntë) lekësh, i parashikuar për realizimin e projektit të partneritetit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2016, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit. Ky fond i alokohet Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
- Autorizimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të lidhur marrëveshjet e parashikuara për zbatimin e projektit strategjik në fushën e teknologjisë së informacionit, sipas përcaktimeve në marrëveshjen bazë të partneritetit, bashkëlidhur këtij vendimi.
- Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
[1] Vendimi për fushatën sensibilizuese të tvsh-së http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-1-qershor-2016&page=1
[2] Vendimi I dytë http://ëëë.kryeministria.al/al/neësroom/vkm/vendime-te-miratuara-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-ministrave-date-06-korrik-2016&page=1