1- Kush e vodhi “Strategjinë e Zbutjes së Riskut”?
Moti i keq dhe situatat e vështira atmosferike kanë gjithmonë shkaku kryesor për ndërprerjen e energjisë në pothuajse çdo zonë të vendit. Ndërprerja e energjisë shoqërohet jo vetëm me pasoja në ndërprerjen e aktivitetit normal të familjeve dhe biznesve, por rrit dhe kostot e riparimit. Në përgjigje të nevojës emergjente për një plan që do ndihmojë në përballimin e situatave të paparashikuara, Ministria e Energjisë dhe Industrisë premtoi në 25 shkurt të vitit 2015, atë që u quajt Strategji e Zbutjes së Riskut.[1] E publikuar dhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë (MEI), në brendësi të “Planit të rimëkëmbjes financiare të sektorit të energjisë”, strategjia synonte të reduktonte impaktin financiar të ndryshimeve klimaterike, duke patur parasysh varësinë e madhe që sektori energjitik ka ndaj kushteve meteologjike.Plani i propozuar pritej të aprovohej nga Këshilli i Ministrave në fillim të këtij viti (2016). Midis të tjerave në planin e publikuar në faqen zyrtare të MEI në internet thuhej: “Është përfshirë dhe në projektin e miratuar së fundmi me financim të Bankës Botërore.”
Por, disa muaj pas afatit kur pritej të aprovohej kjo strategji, nuk ka asnjë shenjë të saj. Në faqen zyrtare të Ministrisë por edhe të Kryeministrisë, nga kërkimet nuk rezulton asnjë “Strategji për Zbutjen e Riskut”. Dhe ashtu siç të gjithë e dimë, nëse një gjë e tillë do ishte vendosur në zbatim, marketingu shumë i mirë i kësaj qeverie do kishte nisur një muaj para fushatën e informim-reklamimit.
Kështu që, mundësitë janë dy:
- Strategjia e premtuar nuk është aprovuar, ndonëse kanë kaluar 7 muaj nga afati.
- Është aprovuar, por ka dështuar në implementimin e saj.
Ngjarjet e fundit në vend dhe ndërprerja e shpeshtë e energjisë për shkak të motit, tregojnë që në të dyja rastet, MEI ka dështuar. [2]
2- TAP-in e duan të gjithë, përveç…
Në 15 maj 2016, u bë i ditur lajmi se BERZH po konsideronte dhënien e një kredie në vlerë 1.5 milionë euro në mbështetje të projektit TAP, duke u renditur kështu si kredia më e madhe e dhënë ndonjëherë. I pari për këtë nismë u shpreh Riçardo Pulitti, drejtori i zyrës së energjisë në Bankën Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim. [3]
Ndërkohë dy muaj pas bërjes publike të lajmit, 27 organizata europiane pjesë e CEE Bankëatch Netëork, në një apel të përbashkët i kërkojnë BERZH-it të mos e financojë projektin. Apeli i nisur fillimisht në muajin janar[4] dhe përshkallëzohet edhe në muajt më vonë[5], bazuar në këto argumentë:
- Kosto mjedisore dhe sociale, duke qenë se sipas pretendimeve të këtyre 27 organizatave, TAP shfrytëzon burime të paripërtëritshme në masë dhe shkakton ndryshime të forta klimaterike.
- Konsiderohet si i varur nga shteti i Azerbaxhanit,duke qenë se sipas llogaritjeve të bëra deri në vitin 2045, furnizimi i vetëm me gaz do bëhet nga ky shtet. Nëse në një moment, qerveria vendase, vendos të bllokojë furnizimin me gas, atëhere TAP bëhet i padobishëm.
- Së treti, kërkesa për mosfinancim bazohet në pretendimet e banorëve shqiptarë për kompensim të padrejtë të pronave.
Nisur nga kjo e fundit, APPA kontaktoi me Anna Roggenbuck, kordinatore fushate pranë BERZH, e cila më parë për Reporter.al[6] kishte theksuar se nga intervstat me 80 familje që jetojnë në 38 komunat ku kalon TAP, kishin dalë në përfundimin se kompensimet janë të padrejta. “Pika kryesore [e ankesave] ishte se nuk i kanë nënshkruar marrëveshjet sepse kishin dëshirë, por sepse janë kërcënuar nga kompania ABKons që përfaqësonte TAP-in, se nëqoftëse nuk nënshkruanin qeveria do të përfshihej dhe do të merrnin më pak para,” tha Roggenbuck. APPA gjithashtu kontaktoi dhe me “ABkons”, e cila ofron shërbimet ligjore dhe këshilluese për projektin TAP si dhe shërben si përfaqësues i tij, me qëllim ballafaqimin me akuzat e banorëve.[7] Mirëpo, email-it zyrtar të dërguar nga APPA, kompania “ABkons” nuk i’u përgjigj. E megjithatë nga burime jo zyrtare, brenda kompanisë, konfirmohet për APPA se ka patur dhe raste të tilla kur banorët kanë mbetur të pakënaqur nga kompensimi.
Një konfirmim i tillë na kthen në pikën fillestare,ku organizata të ndryshme kërkojnë mosfinancimin e projektit TAP aq shumë të promovuar Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Në një moment kur identifikohet se kompania, e cila përfaqëson këtë projekt të mbështetur dhe propozuar nga MEI, nuk po e bën siç duhet punën e saj, zënë vend dhe dyshimet për të gjithë projektin në tërësi. Si gjithmonë, preken drejtpërsëdrejti interesat e shqiptarëve dhe si gjithmonë kur vjen puna tek kompensimi, ai asnjëherë nuk bëhet në mënyrë të drejtë.
[1]Publikim në faqen zyrtare të MEI, kategoria “Plane”.
http://www.energjia.gov.al/files/userfiles/Rimekembja_Energjitike/FINAL_Derguar_per_VKM_Shqip_FINANCIAL_RECOVERY_PLAN_19_2_2015_(1)_DG.pdf
[2] Artkuj të mediave të ndryshme në vend që pasqyrojnë situatën e vështirë energjitike shkaktuar nga kushtet e motit pas muajit janar 2016. http://www.newsbomb.al/aktualitet/item/43331-permbytjet-ne-fundjave-cmendet-moti,http://energjia.al/2016/06/13/moti-i-keq-oshee-1700-punonjes-ne-terren/
[3] BERZH pritet të bëjë financimin më të madh për TAP, 1.5 mld euro, http://www.oranews.tv/bota/berzh-pritet-te-beje-financimin-me-te-madh-per-tap-1-5-mld-euro/
[4]CEE Bankwatch, artikull: “Mos financoni projektin TAP”, kërkesë e 27 organizatave drejtuar BERZH. http://bankwatch.org/news-media/for-journalists/bankwatch-in-the-media/%E2%80%9Cnon-finanziate-tap%E2%80%9D-27-organizzazioni-europee-scr
[5] CEE Bankwatch, atikull: “Mos financoni projektin TAP”, kërkesë e 27 organizatave drejtuar BERZH. http://bankwatch.org/news-media/blog/do-not-fund-southern-gas-corridor-eu-money,
[6]Report.al, artikull: “Kredia 1.5 miliardë euro; organizatat mjedisore kundërshtojnë financimin e gazsjellësit TAP”, http://www.reporter.al/kredia-1-5-miliarde-euro-organizatat-mjedisore-kundershtojne-financimin-e-gazsjellesit-tap/
[7] Listë e kontraktorëve dhe nënkontraktorëve të projektit TAP, publikuar në faqen zyrtare të projektit. http://www.tap-ag.al/rreth-nesh/kontraktoret-dhe-nenkontraktoret-tane