Rezarta Caushaj
1-Azilkërkimi?! Ende një keqkuptim i madh.
Ministri i Integrimit, Znj. Klajda Gjosha ka zhvilluar takim me Ministren e Shtetit për Çështjet Europiane të Landit të Bavarisë, së Republiks Federale Gjermane znj. Beate Merk[1], ku ndër të tjera ajo ka shprehur falenderimin për kontributin e Gjermanisë në ndihmën e dhënë gjatë vitit të shkuar për fenomenit të azilkërkimit. Më saktësissht, Ministri ka habitur kur ka falenderuar ambasadën Gjermane në Tiranë dhe vetë Znj. Merk për kontributin e saj personal gjatë vizitës në Tiranë në tetor 2015 për sensibilizimin e qytetarëve shqiptar për fenomenin, i cili sipas saj ka dhën edhe efektin e dëshirueshëm të uljes së kërkesave nga ana e qytetarëve shqiptarë. Nëse i referohesh znj. Gjosha, fenomeni i azilkërkimit gjeti një zgjidhje si pasojë e deklaratave të palës gjermane dhe jo prej shpalljes së Shqipërisë si një vend i sigurtë origjine si dhe riatdhesimi i një pjese të madhe të azilkërkuesve[2], e cila është c’ka realisht ndodhi.
Tangencialisht, Znj.Gjosha ndoshta dëshiron të marrë edhe merita për thirrjet e saj të herëpasherëshme se kërkimi i azilit vetëm dëmton shpresat tona për hapjen e negociatave, që në vetvete dëshmon për mungesën e masave parandaluese nga ana e palës shqiptare, duke filluar nga dështimi i Ministrisë së Brendshme për e rrjedhjes së popullsisë jashtë kufinjëve. Ndonëse nuk mund të heqim vërejtje për dhëniën e meritës partnerit tonë, Gjermanisë, në vetvete kjo deklaratë reflekton politikën e zgjedhur nga ana e Ministrisë së Integrimit përsa i përket problemit në fjalë, duke e trajtuar atë si një problem të mungesës së informimit nga ana e qytetarëve shqiptar, duke injoruar shkaqet kryesore të raportuara nëpër media gjerësisht[3].
Natyrisht, nuk presim që Ministria e Integrimit të jetë drejtëpërdrejtë përgjegjëse për krizën e azilkërkuesve sepse këto problematika lidhen me një sërë politikash të nivelit kombëtar si papunësia, niveli i ulët i të ardhurave, inflacioni etj., ama, deklarat të tilla hedhin dritëseriozitetin ose në rastin konkret mungesën e tij, më të cilin një institucion i angazhuar për të kontrolluar e dhënë shtysë integrimit, zhvlerëson eksodin në masë të një pjese të konsiderueshme të popullsisë. Ajo c’ka do të na ndihmonte vërteë në sytë e Gjermanisë, do ishte paraqitja e një qëndrimi, ku qeveria, e përfaqesuar nga Ministri, mbasi të ketë analizuar shkaqet e pafuqisë së vetë, ka vendos të përqëndrohet në ndërrmarrjen e politikave që luftojnë kërkimin e azilit.
2-Ngritja e kapaciteteve institucionale
Ndërkohë që në fillim të shkurtit Znj. Gjosha ka qënë pjësëmarrëse në Berat[4] për ndarjen e Certifikatave të Trajnimit të punonjësve të Bashkisë nga Shkolla Shqiptare e Administrats Publike, ajo ka deklaruar se të tilla trajnime zhvillohen në kuadër të zgjerimit të Njësive të Integrimit në nivel lokal, po edhe sepse me ndarjen e re administrative, Bashkive u jepet mundsia për të përthithur më shumë fonde nga programet e Bashkimit Europian. E marrë në parim trajnimi i punonjësve është një zhvillim pozitiv, por e vërteta është që mundësitë e Bashkive për të përfituar janë ende të cunguara. Një tregues i thjeshtë është mungesa e një raporti të Ministrisë mbi projektet e fituara nga Bashkitë, të financuara nga fondet IPA. Sidomos kur përfitimi i projekteve të tilla bëhet më urgjent për strukturat vendore, duke qënë se nga të dhënat e paraqitura në Open Data Albania, trasfertat e pakushtëzuara do i marrin buxhetit të shtetit këtë vit rreth 11.8 mld lek, ku bëhet fjalë për plotësimin e diferencës së të ardhurave dhe shpenzimeve në nivelin lokal[5].Nga ana tjetër, pikëpyetja mbetet, nëse trajnimi i punonjësve është i mjaftueshëm, ndërkohë që axhendat e institucioneve të ndryshme qeveritare janë të dominuara nga direktivat partiake.
Duket në këtë aspekt jo e paqëllimshme vizita e mësipërme, duke qënë se Znj. Gjosha ka marr pjesë në 22 shkurt në Konferencën Përmbyllse të Fazës së Tretë të Projektit të Asistencës Teknike të Bashkimit Evropian “Mbshtetje pr Procesin e Integrimit – SMEI 3”[6], ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të vendeve fqinje. Në faqjen e ëebit të Minsitrisë thuhet: “Ministrja, vlersoi rolin e Projektit t Asistencs Teknike SMEI- 3 në ngritjen e kapaciteteve përmes trajnimit dhe përmirsimit të menaxhimit institucional dhe bashkpunimit ndër-institucional.”
Përveç vlerësimit deklarativ, fatkeqësisht, nuk ka asnjë analizë në faqjen e Ministrisë mbi impaktin real të asistencës dhe a ka arritur të përmbush qellimet per perjudhën e përcaktuar. As në faqjen e Shkollës Shqiptare të Administratës Publike[7], me të cilën Ministria e Integrimit thekson se është hartuar e zbatuar një plan për trajnimin dhe rritjen e kapaciteteve, http://www.aspa.gov.al/al/trajnime/kalendari nuk arritëm të gjenim një informacion të tillë, madje vetë faqja është absolutisht fiktive dhe jo funksionale me perjashtim të një kalendari të paqartë e të pa menaxhuar, që mund të shihet. Pra, nuk mund të vërtetojmë nëse një plan i tillë ekziston dhe rrjedhimisht, as mundemi të gjykojmë mbarëvatjen apo cilësinë e tij.
Si për t’iu kundërpërgjigjur qasjes së vendit tonë mbi rritjen e kapaciteteve apo zbatimit të reformave në përgjithësi, e cila mbështetet vetëm me shprehjen e vullnetit të mirë, ka qënë Përfaqësuesi i Delegacionit të BE që ka vënë në dukje se këto reforma i përkasin sferës poltike.
Më specifikisht, kërkohet që të kalohet në stadin e mirëqeverisjes ose synimit, jo thjeshtë të imlementimit të reformave, por zbatimit të politikave cilësore, impakti i të cilave të jetë i matshëm.
Ndërkohë që u theksua rëndësia e marrrjes së statusit kandidat, ishte fqinji jonë Mali i Zi i cili ofroi eksperiencën e vet të suksesshme në këtë fushë, duke na rikujtuar se sa para nesh është në procesin e integrimit (përkundër pretendimeve tona).
3-(Mos)Koordinimi institucional dhe kriza e refugjateve
Ndoshta ngjarja më e debatuar e muajit të fundit, vjen pikërisht mbasi titullari i Ministrisë së Integrimit ka bërë një takim me Komitetin e Koordinimit Ndrinstitucional pr Integrimin Europian[8], për të diskutuar problematikat e hasura gjatë vitit të kaluar, të lidhura ngushtë me mospërmbushjen e detyrimeve nga Ministritë e linjës dhe koordinimin e dobët (e raportuar në Raporte të mëparshme të APPA-s). Lajmi i mirëështë që sipas Znj. Gjosha, raportimi tashmë do jetë i përmuajshëm dhe jo më me bazë 3 mujore. Shpresojmë që kjo të ndihmojë cilësisht në procesin e raportimit, por edhe përmbushjes së detyrimeve nga ministritë e linjës.
Megjithatë, moskoordinimi më i madh këtë muaj ka qënë midis Ministrisë së Integrimit, asaj të Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Kryeminsitrisë përsa i përket cështjes së pranimit të refugjatëve në Shqipëri. Ndërkohë që deklaratat variojnë nga Ministria e Brendshme[9] që thotë se Shqipëria ka marrë masa që nga shtatori i vitit të kaluar për përballimin e fluksit të tyre, te Ministria e Integrimit[10] që deklaron se pritet që një numër i konsiderueshëm refugjatësh të hyjnë në vendin tonë, te qëndrimi i pavendosur i Minsitrisë së Mbrojtjes, e cila nga takimi në Komisionin për Sigurinë Kombëtare[11] ka lënë të kuptohet se Shqipëria do ndihmojë në menxhimin e krizës duke përcjellë refugjatët në vendet pritëse dhe së fundmi, te institucioni i Kryeministrisë. Qartësisht, kemi të bëjmë me një shembull të pastër të moskoordinimit institucional sepse Kryeministri Z. Rama, ka rënë në kundërshti jo vetëm me Ministrinë e Integrimit, por edhe me ato c’ka deklaronte rreth një viti më parë gjatë vizitës në Itali. Kryministri ka qënë i prerë kur, i ftuar në emisionin Top Story, ka shpallur se Shqipëria nuk do t’i hap kufijtë. Më tepër se shfaqja e fenomenit të një mungese komunikimi zyrtar midis institucioneve përgjegjëse, kemi të bëjmë me mungesën e një analize mbi mundësitë e hapjes së kufijëve, që mund të jetë përfituese duke pas parasysh ndihmën ndërkombetare që akordohet më këto raste apo të një plani të mirëmenduar për menaxhimin e krizës së refugjatëve, e cila mund të shfaqet në dimensione të ndryshme[12], edhe me mbylljen e kufirit.
[1]http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministrja-e-integrimit-europian-znj-klajda-gjosha-vizite-zyrtare-ne-landin-e-bavarise-ne-gjermani&page=1
[2]http://www.reporter.al/azilkerkuesit-shqiptare-ne-gjermani-ne-rritje-te-pandalshme/
[3]http://www.reporter.al/shqiptaret-e-deshperuar-sfidojne-shanset-e-vogla-per-azil-ne-gjermani/
[4]http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministrja-gjosha-domosdoshmeri-punonjesit-e-kualifikuar-me-shume-fonde-nga-be-ne-nivel-lokal&page=1
[5]http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1647/Transferta-e-pakushtezuar-dhe-transferta-specifike-sipas-bashkive-2016
[6]http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/zhvillohet-konferenca-permbyllese-e-projektit-te-asistences-teknike-te-bashkimit-europian-mbeshtetje-per-procesin-e-integrimit-smei-3
[7]http://www.aspa.gov.al/al/trajnime/kalendar
[8]http://www.integrimi.gov.al/al/newsroom/lajme/ministrja-gjosha-mbledh-komitetin-e-koordinimit-nderinstitucional-per-integrimin-europian1455093638&page=1
[9]http://www.kohajone.com/2016/02/29/gjebrea-refugjatet-siriane-jemi-gati-te-perballemi/
[11]http://www.balkanweb.com/site/kodheli-qeveria-i-ka-marre-te-gjitha-masat-per-refugjatet-nga-siria/
[12]http://www.reporter.al/shqiperia-nuk-e-ka-luksin-te-marre-vendim-per-refugjatet/