Mirilda TILI
Unë dua të jetoj në Shqipërinë që pasqyron kryeministri i vendit tim, Edi Rama, nga profili i tij në Facebook, apo edhe nga lajmet që prodhohen nga zyrat e shtypit. Zyra këto që edhe emri ju është hequr si i tillë, pasi shërbejnë si zyra këshillimi. Në atëçfarë mund të shohësh nga ajo që shpaloset, janë reklamat e bizneseve të mëdha, që kryeministri ka marrë përsipër të përcjellë. Aty shfaqen kompani serioze që investojnë në këtë vend, të cilët ushtrojnë aktiviteitn e tyre në një parajsë fiskale. Aty zonjat dhe zonjushat janë në pozicionet e tyre dinjitoze, të paofenduara dhe lënduara në asnjë milimetër të qenies së tyre, shpirtërore, intelektuale apo edhe fizike. Madje edhe kabineti qeveritar, në komunikimin zyrtar të Këshillit të Ministrave nuk ka ndryshuar, edhe pse u shkarkua në kushtet e urgjencës ministri i financave, Shkëlqim Cani, u bë një ndërrim vendi për atë të ekonomisë, Arben Ahmetaj, dhe një zëvendës minsitre u bë ministre. Të gjitha këto ndryshime nuk janë pasqyruar në listën e kabinetit qeveritar. Në debatet që ka prodhuar qeverisja e vendit nuk kanë munguar as marrëveshjet për muxhahedinët dhe as debatet për dekriminalizimin e parlamentit.
1-Çfarë shenjohet për këto 2 muaj?
Edhe pse kur e sollën në Shqipëri, “Crwon Agent”, u trumbetua si shpëtimtarja e mbledhjes së të ardhurave nga doganat, trajnimit të personelit dhe kontrollit të produkteve, ajo u përzu. Qeveria shqiptare nënshkroi një kontratë në nëntor 2013 me kompaninë angleze Crown Agents, një korporatë ndërkombëtare me prani në dhjetëra shtete. Në bazë të kontratës, Crown Agents do të përfitonte 4.1 milionë euro në vit (të përjashtuara nga taksat) dhe në këmbim, do të ndihmonte doganat shqiptare për të zbatuar më mirë ligjet aktuale. Crown Agents merrte përsipër të kryente inspektime, të zbulonte shkelje doganore, të identifikonte të ardhura të munguara, të fuste praktika moderne në analizimin e rrezikut dhe rrjedhimisht, identifikimin e evazionit, të luftonte korrupsionin në dogana, të përmi rësonte cilësinë e administratës përmes trajnimeve etj. Në fund, të gjitha këto masa, duhej t’i jepnin Shqipërisë “një rritje prej 1% në vit në nivelin e të ardhurave doganore të mbledhura nga Administrata Doganore, shprehur si përqindje e PBB-së”. Kjo është çfarë është shkruar në kontratë. Kjo ishte pjesë e kontratës e publikuar edhe në webin e tyre. Por nëse pati ndodnjë pikë të realizuar në atë kontratë do të ishte e sigurt që njëra nuk mund të ishte. Nuk u zbatua kushti i të mbledhurit të të ardhurave.
“Gjatë vitit 2014, doganat shqiptare siguruan 150.7 miliardë lekë të ardhura për buxhetin e shtetit. Vlerësimi i FMN-së për PBB-në e Shqipërisë qe afro 1.4 trilionë lekë, dhe të ardhurat e mbledhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për vitin 2014 qenë afërsisht 10.8 për qind e PBB-së. Kjo qe vetëm 0.4 për qind të PBB-së më shumë se sa në vitin 2013. Por duhet të kemi parasysh se në fund të vitit 2013, qeveria shqiptare rriti taksat mbi cigaret dhe karburantet, të cilat mblidhen në dogana, atëherë qeveria duhej të mblidhte rreth 100 milionë euro vetëm nga rritja e taksave dhe 100 milionë të tjera nga puna e Crown Agents, ose, gati 2 për qind të PBB-së më shumë. Për këtë arsye, rritja e të ardhurave me 0.4 për qind të PBB-së sugjeron njëkohësisht që puna e Crown Agents nuk qe efektive dhe rritja e taksave qe një dështim total.” Dhe meqë dështimi ishte një fitore në xhep, atehërë kjo kompani u përzu dhe u sheqeros si deklaratë kur kryeministri i vendit, Edi Rama, u shpreh se tani do të punohet në bazë të modelit që kanë lënëpas kjo agjenci këshillimore. A duhet ta kuptojmë këtë, që do vazhdojnë të rriten taksat dhe po në të njëjtën mënyrë do të zhytet edhe niveli i të ardhurave? Megjithatë, kjo nuk ishte lëvizja e vetme me kosto ekonomike dhe financiare. Nëse largimi i “Crown Agents” deri diku pritej të ndodhte, shkarkimi në mënyrë të rrufeshme e Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në një kohë kur thuhej me zë të lartë se nuk do të kishte asnjë lëvize në qeverisje, ishte një tjetër shkrepëtimë në qiell të hapur. Në atë qiell kur rilindja ekonomike po “rrit” cilësinë e jetës për 1 milion votuesit e saj. “Lajmi nuk është që u shkarkua Ministri i Financave Cani, lajmi është që u shkarkua me spektakël Ministri i njohur si njeriu i Fondit Monetar. Në fakt zoti Cani ishte partizani dhe ideologu kryesor i Taksës Progresive, i shtimit të disa taksave dhe tarifave, i ndryshimit të të gjithë skemës financiare të vendit e cila për hir të vërtetës dështoi këto 3 vite, i kontabilizimit të borxhit të brendshëm bashkë me borxhin e jashtëm etj. Natyrisht lind pyetja a ishte faji i zotit Cani ky dështim, natyrisht që jo, por nga ana tjetër vetë Kryeministri nuk mund të jepte dorëheqje ose të vetëshkarkohej. Po ashtu nuk mund të shkarkohet Guru i Finances neo-majtiste botërore Ricardo Haussman të cilit i është referuar qeveria në të gjitha çmenduritë e bëra me financat publike në 3 vitet e fundit, i cili jeton përtej Atlantikut dhe paguhet me paratë e SOROS. Po ashtu nuk mund të shkarkohej kompania tashmë e larguar Crown Agent e cila për të mos ndotur emrin e vet po i nxjerr ujin e zi dëshmive për kontrabande dhe evazion të organizuar. Në fakt shkarkimi i zotit Cani është dëshmia më e qartë e dështimit më të madh të kësaj qeverie, dështimit të Financave publike, borxhi publik u rrit me gati 15 përqind më shumë, ekonomia ra dhe vështirë të ngrihet në 1 vit edhe pak që ka ngelur dhe shqiptarët duhet të duartrokasin në vazhdim “sukseset dhe fitoret””- ky ishte qëndrimi që mbajti analisti Ilir Kulla, pas shkarkrmit më fletë lavdërimi të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Dikasteri i financave, iu besua ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj. Kjo lëvizje u duk edhe më e rrezikshme, pasi ministria e ekonomisë nuk vjen aspak e shoqëruar nga rekorde pozitive. Dhe nëse do të bënim një analizë të thellë edhe këtij institucioni, do të shihnim që nuk do të ketë vetëm mungeseë transparence, por edhe gënjeshtra të thëna publikisht. Mjafton të përmendim koncensionin e aeroportit të Rinasit. Pra mesa duket në këtë një vit e pak qeverisje që i ka mbetur këtij koalicioni, kemi edhe shumë për të parë dhe mësuar. E kemi fjalën për mungesënetrasparencës, pasi do të shtohen edhe më tepër faqet zyrtare ku të bëhen denoncimet për korrupsion, por jo institucionet që do t’i japin fundin këtij fenomeni.
2-Politika e jashtëme me të përbrendshme.
Kemi viztën e famshme të sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry. Krimi, korrupsioni, sundimi i ligjit, reforma në drejtësi integrimi në BE dhe lufta kundër terrorizmit ishin temat për të cilat u diskutua në takimin mes Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry dhe kryeministrit Rama. Madje këto i konfirmuan nga axhenda e Departamentit të Shtetit Amerikan.
Po DASH, shprehu shqetësimin për dekriminalizimin e Parlamentit në vendin tonë. Nuk mbetën jashtë axhende edhe zhvillimet ekonomike, investimet në turizëm e kudo me rradhë. Pra, e gjithë axhenda e skeretarit të shtetit, John Kerry, ishte e përmbledhur në shqetësimete vendit tonë. Në dukje asnjë shqetësim jashtë territorit të vendit tonë. Edhe Amerikës i dhemb koka nga paçavuret që ne ndërtojmë së brendshmi. Kjo është fasada, sepse edhe marrëveshja me Amerikën për pranimin e muxhahedinëve në vendin tonëështë një tjetër thikë me dy presa. Rreth asaj vizite u fol gjatë, shumë gjatë, si para dhe pas. Por në asnjë moment nuk u diksutua se si ndikoi vizita e Kerry-t në marrëdhëniet tona më Rusinë dhe pikërisht ndikimin rus këtu tek ne.
3-Qershia mbi tortë.
Ajo çfarë nuk do ti falej Kryeminsitrit të vendit, Edi Rama, përveç dështimeve të njëpasnjëshme me qeverisjen e tij, që nga premtimi për 300 mijë vende të reja punë dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si edhe një listë e gjatë e aksioneve të ndërrmara që nuk u kthyen kurrë ne reforma, është edhe komunikimi me gratë e parlamentit. Nëse gjuajtja me vezë konsiderohet “protestë demokratike” edhe ofendimi nga ana e kryeminstrit drejt deputetes së Partisë Demokratike, u konsiderua mënyrë të shprehuri. Madje, do të shkonte aq larg sa edhe u shpreh: “Keqardhje për zonjën deputete që abuzohet nga partia e saj, me pretendimin se e quajta monstër kur në fakt i thashë motër!Këtë e dëgjuan të gjithë. E dëgjoi zonja e dëgjuan edhe burrat, që medemek u revoltuan nga humori im dhe qëlluan me vezë, a thua se vezët i pollën në sallë kur fola unë☺Dhe pikërisht pse ata qëlluan me vezë (e jo zonja që kishte bërë një top me pako sheqeri të lagur), replika “gjinekologjike” nuk ishte për zonjën, po për burrat vezëlëshues!Pasi bënë 24 orë të revoltuarit pa lidhje, kanë 24 orë që po bëjnë të fyerit pa lidhje. Të kesh në vend të opozitës qeverinë e vjetër, është fakt i trishtueshëm i jetës demokratike. Por të kesh përballë qeverinë e vjetër duke kaluar një ezaurim nervor, është edhe më keq. Eshtë e dhimbshme.”
Referenca:
http://www.mapo.al/2016/02/ja-cfare-u-bisedua-ne-takimin-sekret-kerry-rama
http://www.mapo.al/2015/03/crown-agents-konsulenca-qe-nuk-solli-te-ardhura-shtese