Mimi Barushi
1-Ku do t’i çojme sot familjet rome?
Fundi i 2015-s shënjoi përfundimin e hartimit të 3 planeve të shumëpërfolura kombëtare: Plani i Përgjithshëm Kombëtar, Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Plani Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës. Ndërkohë në 2016 do të ketë përparësi miratimi i planeve kombëtare, hartimi dhe miratimi i planeve vendore, strehimi i grupeve jo të favorizuara, legalizimi i objekteve në zona informale etj.
Sipas Ministres Gjermeni gjatë vitit 2016 do të zbatohen projekte që lidhen me Komunitetin Rom dhe Egjiptian. Një buxhet prej 107 milionë lekësh do të përdoret për ndërtimin dhe rikonstruksionin e banesave të këtij komuniteti, nga ku përfitojnë 148 familje në 9 qytete të vendit. Në bashkëpunim mes strukturave paralele (ministritë) e vertikale (bashkitë dhe komunat), si edhe me mbështetje të donatorëve dhe pjesëmarrje të vetë komunitetit, do të hartohet plani i ndërhyrjes për përmirësimin e kushteve të banimit, të komunitetit Rom e Egjiptian. Ndërhyrjet do të synojnë rehabilitimin e vendbanimeve, shndërrimin e tyre, aty ku është e mundur, në “lagje të fqinjësisë së mirë” dhe modele të bashkëjetesës, mes komuniteteve të ndryshme.
Vetëm pak ditë pas prononcimit të znj.Gjermeni, komuniteti rom në zona të ndryshmë të Tiranës ka hasur problematika jetësore, ndaj të cilave është treguar vetëm apati institucionale për një zgjidhje afatgjatë. Në fund janar, 92 anëtarë të komunitetit rom mbetën të pastrehë pasi barrakat e tyre, pranë urës së Babrrusë, u përmbyten. Bashkia i strehoi në disa çadra e më pas në ish-repartin ushtarak në Tufinë. Kushtet e jetesës në repart, edhe pas ndërhyrjes në objekt janë të papërshtatshme për të jetuar aty për një kohë të gjatë.
Ndërkohë në zonën e Selitës, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, IKMT, shembi në mes të shkurtit shtëpitë e komunitetit rom nëpërmjet një proçedure e cila binte në kundërshtim me ligjin, duke mos respektuar afatet paralajmeruese e pritëse, si dhe duke anashkaluar faktin qe familjet e prekura kishin nisur prej muajsh proçedurat për legalizimin e shtëpive të tyre. Bashkia e Tiranës në këtë rast, i ka ofruar familjeve vetëm dy vite qira, e jo dëmshpërblimin e duhur ose një shtrehim tjetër.
Në një letër nga Komisioneri Europian për të Drejtat e Njeriut, Shqipëria u kritikua për dëbimet e vazhdueshme(më I rëndësishmi: dëbimi I 48 familjeve nga territory I Liqenit Artificial në 2015) dhe mungesën e një strategjie afatgjatë të strehimit të komunitetit rom dhe egjiptian. Raportohet qe Ministria Gjermeni e ka lënë pa përgjigje letren e komisionerit te Këshillit të Europës, në shpresë që do t’i përgjigjet më një propozim e kohë veprimi konkrete.
2-Çfarë morëm menjëherë nga një vit më parë?
Në ditët e para të muajit janar, Ministria raportohet të ketë transferuar një shumë prej 517 mijë euro në llogari të “Kube Studio”, një kompani produksioni. Transferta e kryer përkatësisht me 18 dhe 31 dhjetor 2015 mbulon realizimin e 5 konferencave nëpër qytete të Shqipërise dhe 27 spoteve me kohëzgjatje prej 20 sekondash në kuadër tëkomunikimit dhe sensibilizimittë publikut për planifikimin e territorit dhe për tre planet kombëtare. Dyshimi për njëshkelje të mundshme u ngrit pasi për tenderin nuk ishte degjuar thuajse fare dhe kalimet e fondeve nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), ato përshkruhen në thesar si kalim fondesh për “realizimin e spoteve publicitare për prezantimin e planit kombëtar të territorit”. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe vete Ministria Gjermeni reagojnë publikisht për akuzat dhe sqarojnë se komunikimi është në mbështetje të nene-ve dhe VKM-ve.Fondi u përgenjstrua të jetë 517 mijë euro, por nuk u deklarua sa është realisht. Sado të jetë kostoja e tregut, kjo platformë është një luksi panevojshëm për publikun.{KORRIGJUAR}> Open Data Albania ka pasqyruar rastin, por artikulli nuk gjendet më ne faqen e tyre online (parë për herë të fundit më 27.02.2016).
Gjithmonë e më shumë është vënë re shqetësimi midis komunitetit të arkitektëve për shpërndaerjen e pabalancuar të projekteve dhe financimeve publike, duke sjellë një situatë monopoli e ngërci.Procedurat e shumta burokatrike të kërkuara në konkurse nga Atelier Albania krijojnë shpenzime dhe vështirësi teknike që vetëm studiot e mëdha mund t’i përballojnë.Terminologjia e përdorur shpesh herë është e paqartë duke krijuar mundësi të shumta interpretimi si nga studiot pjesëmarrëse ashtu dhe nga juria e konkursit.Kjo sjell drejpërdrejtë penalizime që mund të ishin evituar qe në fillim. Pjesëtarët e jurive janë gjithmonë te diskutueshëm lidhur kjo me përzgjedhjen dhe profesionalizmin e tyre. Shoqata e Arkitektëve Shqiptarë nuk ka mbajtuar asnjë qëndrim zyrtar për punën e zhvilluar në muajt e fundit. Ndërkohë Unioni i Arkitektëve Shqiptar në një deklaratë kërkon nga autoritetet të: 1. Shmanginçdo pozicion monopolizues në tregun e brishtë dhe të dobët të projektimit arkitektonik. 2. Nxisinmbijetesën dhe rritjene studiove të vogla dhe të mesme vendase
3-Zhbllokohen lejet e ndërtimit
Të bllokuara që nga 03.10.2015, ditë kur Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi nismën për hartimin e Planit Kombëtar të Territorit, lejet e ndërtimit po shohin dritën jeshile.Vendimi I KKT përcaktonte se deri në hartimin e planeve të reja vendore nuk mund të jepej asnjë leje e re ndërtimi. Në fakt ky vendim përjashtonte disa tipologji të vogla ndërtimi ose ndërhyrje urgjente, por nuk përjashtonte pallate apo objekte me sipërfaqe të mëdha shfrytëzimi. Të gjitha rastet e lartpërmendura duhet të shoqëroheshin me procedura të posaçme. KKT ka kërkuar që 61 bashkitë e reja të krijuara nga reforma territoriale të angazhohen për plane te reja vendore, proces ky i nisur nga disa vite tashme dhe përfundon në korrik.
Nëpërmjet një letre, ministrja e Zhvillimit Urban, Gjermeni u ka dërguar 61 bashkive të vendit një përkujtesë për t’i rikujtuar procedurat e dhënies së lejeve ndërtimore, mundësitë dhe përgjegjësitë ligjore që ato kanë karshi qytetarëve. Planet rregulluese nuk duhet të konsideroheshin faktorë pengues për bashkitë, e përseri janë marrë si justifikim për të vonuar proceset e dhënieve të lejeve të ndërtimit.
Referenca:
http://www.panorama.com.al/dokumenti-rama-pezullon-lejet-e-ndertimit-per-nje-vit/
http://www.citynews.al/2016/02/studio-e-alban-eftimit-perfitoi-1-87-miliarde-leke-nga-qeveria/
http://www.oranews.tv/vendi/ministrja-gjermeni-shpenzime-per-spote-e-konferenca/
http://www.panorama.com.al/dokumenti-rama-pezullon-lejet-e-ndertimit-per-nje-vit/
http://www.panorama.com.al/lejet-e-ndertimit-gjermeni-leter-bashkive-mos-bllokoni/
http://www.reporter.al/keshilli-i-europes-kritikon-shqiperine-per-perzeniet-e-romeve/