Mirilda TILI
Në mes të të verbërve, kush ka një sy, ka edhe mundësinë për të parë qartë bëmat dhe zhvillimet e vendit. Lumturia që kaploi qeverisjen aktuale pas publikimit të rezultateve të Transparency International, se perceptimi i korrupsionit ka pasur përmirësim, APPA-s ngre pyetjen. A është perceptimi i korrupsionit në të njëjtin nivel me atë që ka në realitet? Dhe në serinë e pyetjeve do të vazhdojmë të kërkojmë të dimë se çfarë ka ndodhur. A është ulur niveli i korrupsionit në vend apo në të vërtetë mungesa e trasparencës sjell edhe vetëbesimin se mund të jemi më mirë.
Megjithatë të gjithë gëzimin e madh që vendi ynë, tashmë renditet në vendin e 88 për sa i përket perceptimit të korrupsionit, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, e konsideroi në deklaratrën e tij për shtyp si një arritje të qeverisë. “Shqipëria ka fituar pikët më të larta në gjithë historinë që kur Transparency International ka filluar matjen e këtij perceptimi dhe është ngjitur 22 vende më lart për vetëm një vit – nga vendi 110 në vitin 2014, në vendin e 88–të, në 2015 – në përmirësimin e perceptimit publik për korrupsionin. Ky rezultat nuk do të thotë se i kemi mbërritur të gjitha objektivat në luftën kundër korrupsionit, por ai dëshmon qartësisht se jemi në drejtimin e duhur për të mposhtur fuqinë e trashëguar të korrupsionit dhe për të fituar, së bashku me çdo shqiptar e shqiptare, luftën për të çliruar shoqërinë tonë nga ky makth që pengon zhvillimin dhe minon demokracinë”.
Nisur po nga ky entuziazëm, pra lufta kundër korrupsionit, po e njëjta misnitri ka dalë para komisionit të ligjeve me projektligjin për “mbrojtjen e sinjalizuesëve”. Kjo do të thotë mbrojtjen e atyre që sinjalizojnë për rastet korruptive. E thënë më thjesht, ata që do të sinjalizojnë në raste të abuzimit me fondet publike apo çdo lloj forme tjetër korrupsioni, do të mbrohen me ligj. Por në këtë projektligj, thuhet se sinjalizuesit nuk do të paguhen. Pra do të jenë spinë falas. Në këtë kuadër do të pyesim, a nuk janë mjaftueshëm të gjitha faqet zyrtare që kanë për qëllim denoncimin? Ecim edhe më tej. I gjithë ky zell për të frymëzuar denoncimin, a ka të njëjtin zell edhe për të hetuar dhe ndëshkuar në raste verifikimi të denoncuarin? Por duke qenë në kuadrin e fjalëve, në datën 29 janar është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore dhe Prokurorisë së Përgjithshme për përdorimin e sistemit elektronik për regjistrimin dhe gjurmimin e të dhënave mbi rastet e korrupsionit dhe statistikave të harmonizuara. Nga ky memorandum bashkëpunimi janë sqaruar kompetencat e secilit dikaster, por nuk është bërë publike se cila do të jetë firma që do të merret me këtë çështje, ose si do të përzgjidhet grupi i punës.
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/
http://www.ceshtjetvendore.gov.al/files/userfiles/ProkuriaP.pdf