Adela DANAJ
1-Kryeqyteti (pseudo) evropian, pa shërbim urgjence. Modeli: Jashtë mode!
Lajmi për mbylljen e Urgjencës së Tiranës duke se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. Nga një anë qëndron pretendimi i mjekëve se ky shërbim do të mbyllet përfundimisht, ndërkohë nga krahu tjetër qëndron pretendimi i ministrisë së Shëndetësisë, ku flitet për një ristrukturim të këtij shërbimi.Mes lajmesh të mjegullta, ajo që bie më shumë në sy është pretendimi i mjekëve se kjo qendër do të mbyllet duke qënë se aty është planifikuar rishtazi të ndërtohet një pallat ose kjo qendër do të ketë të njëjtin fat si shumë shërbime të tjera mjekësore-do të jepet me koncesion.
Ministria e Shëndetësisë ka mbajtur një qëndrim zyrtar në lidhje me çështjen në fjalëmë datë 3 shkurt, ku flet për një ri-modelim të sistemit të shërbimit në kushtet e urgjencës me qëllimin e përmirësimit të cilësisë. Pra, sipas asaj që raporton ministria, kjo qendër nuk do të mbyllet por do të shkrihet! Nga kjo pikëpamje është e vështirë të interpretosh kuptimin dhe diferencën mes tyre, duke qënë se në të dyja rastet një gjë është e sigurt: personeli prej 61 personash që punojnë aty do të mbeten të papunë dhe 30 mijë kontrollet në vit që realizon kjo qendër duhet të kryhen diku tjetër. Dakord, po ku?
Pas peticionit të ngritur nga mjekët e kësaj qendre kundrej kryeministrit Rama dhe ministrit Beqaj, ky i fundit dha një njoftim për shtyp kur ndër të tjera pohoi se pretendimet e ngritura janë vetëm spekulime. Por këtu qëndron dhe marrëzia e radhës. Panvarësisht se gjithçka qenka spekulim, një gjëështë e sigurt: “Urgjenca do të mbyllet pasi vetëm kështu mund të rritet cilësia”-Beqaj, shkurt 2016. Ndër të tjera ai foli dhe për procedurat teknike se si forma e re e shërbimit të urgjencës do të funksionojë, por ajo që ministri harroi të sqaronte lidhet me faktin se si do të mbulohet shërbimi i urgjencës gjatë kohës që do të ndodhë ristrukturimi.
Ndoshta pretendimi se gjatë kohës së ristrukturimit asnjë qytetar shqiptar nuk do të ketë nevojë të telefonojë urgjencën (dhe ashtu qoftë) ose pretendimi se ne do të telefonojmë shërbimet private spitalore, e ka bërë ministrin të mendojë se nuk është aspak e rëndësishme të ofrojë një shërbim alternativ gjatë kohës së ri-modelimit tëstrukturës së dalë mode tashmë. Pas një lumi akuzash të ngritura nga opozita për shpërdorim detyre dhe korrupsion në lidhje me dhënien me koncesion në mënyrë krejt të paqartë dhe asapk transparente të disa shërbimeve spitalore, Z. Beqaj duket se ka gjetur një formë krejt të re për të përmbushur urdhrat e marra me “vendim qeverie”.[1]Për më tepër APPA ka qënë në ndjekje të vazhdueshme të çështjeve së padive dhe pretendimeve për afera korrupitve që janë hedhur mbi këtë minsitri dhe në mënyrë të veçantë ndaj vetë ministrit Beqaj.[2]Megjithatë, edhe pse skandalet e kësaj natyre duket se tani janë kthyer në pjesë të së përditshmes sonë, shqetësimi mbetet ende aty.Dhe pse ende nuk ka asnjë qëndrim zyrtar mbi çdo akuzë të ngritur kundrejt kësaj ministrie, ajo vazhdon të marrë vendime në kufijtë e skandalozes dhe atëherë kur flitet për një shërbim kaq emergjent siç është Urgjenca. Nuk dimë se kur do të ndalet vrapi i ministrit, por ne kërkojmë që ministria që ai mbulon të paktën të kujdeset për ato që kemi dhe të mos na heqë të drejtën e përdorimit të një shërbimi që duket të jetë jetik për nga pikëpamja e rëndësisë.
2-Sanitar? – Je i/e tepërt! Me pagën tënde do ngremë kala…
Sipas një studimi të realizuar nga Ministria e Shëndetësisë vetëm 1%-28% e shtretërve të vënë në dispozicion pranë qendrave spitalore në disa prej qyteteve të Shqipërisë shfrytëzohen. Pjesa tjetër e shtretërve qëndron aty pa u përdorur nga pacientët.Sipas këtyre të dhënave ministria në fjalë nuk del në konkluzionin se niveli i sëmundjeve ndoshta është ulur apo ka mos realizim me sukses të buxhetit paraprak apo planit të punës (dhe nëse është kështu, ka vend për përmirësim) por, duke qenë se shtretërit nuk shfrytëzohen mjaftueshëm, atëherë është koha të bëjnë disa ndryshime në shifra.Ne ulim numrin e shtretërve?Jo, ofrohet një zgjidhje më e shpejtë. Të largohen nga puna disa punonjës! Sipas kësaj logjike, në llogarinë e Ministrisë së Shëndetësië rezulton se qendrat e shërbimit mjekësor në disa prej qyteteve të vogla të Shqipërisë po shërbejnë momentalisht si qendra punësimi. Pa asnjë dyshim kjo mund të konsiderohet skandaloze! Ç’do të thotë që numri i shtretërve është më i madh se numri i pacientëve?! Është kjo një arsye për të ristrukturuar stafin?! Nuk do të ishte logjikë më e shëndetshme nëse gjykonim se ato shtretër që janë tepër në një qytet të shkonin në një qendër tjetër ku ka mungesë shtretërish? Mos ndoshta ministri duhet të merret me ata që hartojnë planet e punës apo buxhetin mbi shpenzimet për këto qendra shëndetësore në mënyrë që shpenzimet të jenë në përputhje me nevojat reale dhe jo me numrin e mjekëve, infermierëve apo më keq akoma të sanitarëve që janë punësuar aty?
Por, me sa duket në gjykimin e ministrit, jo. Vendimi i tij për të shkurtuar staf duket se është mëse i prerë. Për më tepër ai ka pohuar se në qendrat spitalore si ato të: Mallakastrës, Malësisë së Madhe, Skraparit, Përmetit, Tepelenës, Ersekës, Delvinës, etj., 16 % e personelit i përket shërbimit sanitar.Pa shpjeguar se ç’të keqe ka këtu, ai merr vendimin e prerë se duhet të reduktohet numri i sanitarëve dhe buxheti i parashikuar për këtë kategori punonjësish duhet të shkojë për barna dhe forma të tjera shërbimi. Sa e turpshme aq dhe e dhimbshme!! Sa është pagesa e një sanitari në spital në Gramsh, Librazhd apo Sarandë?Sa është numri i të papunëve në këto qytete që ndonjëherë duket sikur dhe fati i ka harruar? No comment!!
Referenca:
Shqiptarja.com. Protesta e mjekëve të Urgjencës. Reagon MSH: Do të ristruktohet
http://shqiptarja.com/sociale/2750/protesta-e-mjekeve-te-urgjences-reagon-msh-do-te-ristrukturohet-339825.html Shkurt, 2016
Shqiptarja.com. Mjekët peticion Ramës kundër mbyljjes së Urgjencës së Tiraëns http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=339802 Shkurt, 2016
http://www.mapo.al/2016/02/tirane-goditet-me-veze-e-domate-ilir-beqaj Shkurt, 2016
Top Channel.Mbyllja e urgjencës, mjekët: Të mos transferohet në periferi të Tiranës.
http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318684 Shkurt, 2016
Top Channel. Beqaj: Urjenca, tani program më vete buxhetor.http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318697 Shkurt, 2016
Shqiptarja.com. Studim, spitalet e qyteteve të vogla “punojnë” si urgjenca.http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=340755 Shkurt, 2016
[1]Buletini i Muajt Dhjetor 2015. http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/02/Buletini-APPA-dhjetor-2015.pdf APPA 2015. Aksesuar: Shkurt 2015
[2]Buletini i Muajit Tetor 2015.http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/11/BuLetini-Tetor-2015.pdf APPA, 2015. Aksesuar: Shkurt 2016