Blerina Llalla
1-Një Kadare dhe një Çul
Viti i ri i punës së Ministrisë së Kulturës, në muajin Janar u çel dhe u mbyll nën imazhin e shkrimtarit Ismail Kadare. Programi filloi me nënshkrimin e marrëveshjes për rijetëzimin e “Shtëpisë së Kadaresë” tashmë e restauruar plotësisht dhe nën administrimin e MK si monument kulturës i kategorisë së parë pas aktit të dhurimit nga vetë Kadareja. Kjo ngjarje zuri një pjesë të madhe në promovimin publik si një moment kulminant në veprimtarinë e MK-së, dhe si një ngjarje historike me karakter të veçantë. Kjo nismë lidhur dhe me vetë personalitetin e Kadaresë mbetet për tu vlerësuar, por nuk duhet të qëndrojë deri këtu, pasi ka edhe shumë artistë të tjerë në të gjitha fushat respektive të artit të cilët duhen vlerësuar sa janë në këtë jetë, po aq sa edhe të mbështeten në promovimin e artit të tyre duke u trajtuar nga këto insitucione. Përgjithësisht në kulturën tonë vihet re një tendence e orinetimit të gjitha investimeve në të gjitha kontekstet tek një, dy apo tre figura qendrore në jetën artistike publike kombëtare apo nderkombëtare duke riskuar kështu rezervimin e hapësirave për artistët e tjere, kjo nuk është problematikë vetem në lidhje me përsonalitetet e artit, por edhe në fushat e tjera ku të gjitha energjitë, kapacitetet promovuese institucionale fokusohën drejt një grupimi të caktuar individësh.
Inagurimi i Shtepisë Muze të Kadaresë u bë në fund të muajit janar. Muaj i cili kish rezervuar edhe një ngjarje të pakëndshme ku protagonist ishte një nga drejtuesit e institucioneve të kulturës duke provokuar reagime dhe debate të shumta në publik.
2-Një ngjarje e shëmtuar
Në ngë nja ngjarjet më te bujshmë të muajit janar bën pjesë dhe incidenti ndërmjet Drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe gazetarit Eni Shehu, e cila degradoi në fyerje e dhunë. Të dyja palët e përfshira në këtë incident kanë dhënë opsionet e tyre mbi situatën dhe faktorët që nxitën sulmet fizike, publikisht por ajo që ne dimë është se pavarësisht rrethanave asnje prej fuksioneve të dy personazheve nuk legjitimon dhunën në çdo kontekst. Interesant mbetet qëndrimi edhe i vetë titullares së MK e cila në diksutimet publike, nuk dënonte këtë akt të shëmtuar, por mbronte me fanatizëm vartësin e saj. Ajo që nënkuptojmë nuk është braktisja e kolegëve, por fakti që Ministrja Kumbaro në asnjë moment nuk tërhoqi një vërejtje ndaj titullarit të Teatrit Kombëtar, qoftë edhe në kontekstin e një “formalizmi publik”. Cilatdo të kenë qenë rrethanat, reagimi i tij në vendin e punës, në pikun e frekuentimit gjatë eventit teatral, nuk është i tolerueshëm sepse asnjë status nuk ia jep të drejtën e ushtrimit të dhunës, kjo edhe në raste provokimi të qëllimshëm. Ajo çka kuptojmë nga këto qëndrime është se “funksioni” të jep të drejtë për gjithçka dhe për mosndëshkim. Ngjarje të tilla cënojnë integritetin e vetë përsonit, insitucionit të cilin ai drejton dhe më tej të titullarëve që ndonjëherë detyrohen të mbajnë përgjegjesi publike mbi vendimet e marra në funksion të menaxhimit insitucional. Ndaj çdo gjë mund të ishte lënë “pas shfaqjes”, për mos prodhuar “show” dhe shfaqje në të njejtin orar, sikurse ka edhe forma të tjera në baze të rregulloreve që mund të zgjidhnin këtë situatë dhe ndërhyrjen e menjëhershme duke larguar nga salla përsonat që mund të shkelin këto rregullore, po aq sa edhe këto rregullore parashikojnë edhe largimin apo masat administrative për funksionarë apo nënpunës të cilët kryejnë shkelje të rënda.
Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, në muajin shkurt Ministria e Kulturës kthehet sërish në vëmendjen publike me një tjetër ngjarje që shkaktoi reagime dhe debate të gjera në lidhje me një tjetër artist të njohur shqiptar. Ketë herë flasim për piktorin Ibrahim Kodra, i cili nuk jeton më dhe prehet në varrezat e fshatit Ishëm, për të cilin ishte ideuar një ceremoni nderimi duke shpërngulur dhe vendosur eshtrat e tij pranë parkut të Liqenit Artificial me pretendimin e përmbushjes së amantetit të tij sipas kërkesës së Fondacionit Ibrahim Kodra. Kjo nisëm revoltoi banorët e fshatit Ishëm, të cilët u ngritën duke mos lejuar këtë veprimtari, dhe duke denoncuar vertëtësinë e disa deklaratave të MK. Ku sipas raportimit të tyre thuhej se MK-së ka deklaruar se për këtë nismë është marrë dhe mendimi i banorëve të zonës nëpërmjet bashkëbisedimit, ndërkohë që ata shprehen se kjo gje nuk ka ndodhur dhe nuk ishin në dijeni. Atëhere nëse ky amanët ekziston përse duhe te vijë si kërkese nga Fondacioni dhe për zbatimin e tij duhet të ndërtohet një projekt e më tëj të merret edhe mendimi i banorëve të zonës? (Sipas lidhjes logjike në bazë të deklaratave publike).
A mos vallë vete insitucioni më i lartë i Kulturës në shqipëri tentoi të shkelte mbi një amanet, element kryesor i traditës tonë kulturore shpirtërore?
Në lidhje me këtë ngjarje reaguan dhe shumë artistë të njohur në fushën e arteve pamore të cilët kanë pasur rastin ta njohin apo dhe te jenë miq të tij, të cilët e mbyllën fjalën e tyre me frazën “e kush na pyet ne artistëve” çtë flasim, nuk është konsultuar njeri me ne. Ndërkohe prof. Gazmend Leka jep edhe një deklaratë gojore “siç lihet dhe amaneti”, ku tregon momente nga bisedat me I. Kodrën, sipas të cilit shprehimisht ka thënë që eshtrat e mia dua të shlodhen në Ishëm, të shoh det e të jem mes natyrës në vendlindjen time. Nga nje tjetër kendvështrim, një nismë e tillë do ta nxirrte jashtë kontekstit edhe vetë varrin monument të I. Kodrës pasi në Parkun e Liqenit në Tiranë vërtëtë gjejmë shtatore figurash të shquara e varre angleze apo francezësh, por vetë funksioni i këtij parku do ta linte totalisht jashtë vëmendjes varrin e një përsonaliteti të tillë, ku edhe ata pak bashkëfshatarë që mund ta vizitojnë herë pas herë apo farë e fis i afërt e i larget nuk do të kishin të njëjtat kushte e mundësi. Sikurse do të ishte më mire që prania e kaesaj figure në Ishëm ta kthente zonën në një qendër vemendje duke krijuar projekte që të afrojnë të interesuarit te artisti dhe varri monument i tij, jo të transferojmë artistin bashkë me mermere që s’flasin në qendrat më të populluara. Pas debateve të shumta, për mungesë edhe të vërtetimeve të dokumentuara me shkrim mbi rastin në fjalë, si dhe rezistencës së debatit përballë të afermve e banorëve të Ishmi-t, Ministria e Kulturës vendosi, fillimisht, shtyerjen e ceremonisë së nderimit dhe më tej anulimin e zhvarrimit të artistit.
3-Projektet fituese 2016
Pas thirrjes së radhës për projekt propozime në Art, Kulturë dhe/ose Trashëgimi për vitin 2016 në muajin dhjtor 2015, në muajin shkurt, shpallen 92 projektet fituese të këtij vitit. Referuar raporteve të mëparshme dhe publikimeve nga MK, kuptojmë se Ministria e Kulturës, ndryshe nga viti i shkuar trajtoi në një thirrje të përbashkët thirrjen për projekte në art, kulturë e trashegimi, të cilat vitin e kaluar u trajtuan në thirrje të ndryshme.
Vitin e kaluar shuma që mund të financohej nga M.K ishtë deri në 3.500.00 lekë të reja, ndërsa këtë vit, 2.500.000 lekë të reja. Pra kemi një rikthim në financimin e projekteve me fonde të njejta si në vitin 2014.
Gjatë vitit 2015 u shqyrtuan 300 projekt-propozime dhe u perzgjodhen 82 projekte fituese.
Ndërsa këtë vit MK ka shqyrtuar rreth 212 projekte dhe ka përzgjedhur 92 projekte fituese. Nga këto 20 projekte shkojnë për artistët e rinj, (individë) një hap pozitiv.
Në listen e projekteve të përzgjedhura, tashmë e publikuar në faqen zyrtare të MK gjejmë të renditura: titujt e projekteve, gjininë, dhe emrin e subjektit përfitues. Ajo që të bën përshtypje është sikurse në vitin e shkuar mungon evidentimi i granteve të përfituara nga këto subjekte për ta bërë sa më transparent proçesin e financimit. Publikimi i fundit i granteve të përftuara për çdo projekt fitues daton në vitin 2014.
Për ta bërë sa me transparent të gjithë proçesin e përzgjedhjes dhe për te rritur besueshmerinë ndaj vendimmarrjes së MK, do të kishte qënë më e drejtë që të ishte publikuar lista e të gjithë aplikantëve para proçesit vlerësues dhe më tej vetëm lista e fituseve (e publikuar) së bashku me grantin e përfituar. Kësaj do t’i shtonim dhe publikimin e një paragrafi përmbledhës nga ku të përshkruhej natyra dhe aktivitetet që parashikohet të realizohen gjatë implementimit të tyre, përfshirë harkun kohor.
Referenca:
http://www.albeu.com/shqiperi/skandal-hervin-culi-godet-gazetarin-e-abc-news/228100/
http://www.panorama.com.al/flet-hervin-culi-ja-e-verteta-e-sherrit-me-gazetarin-ne-teater/
http://www.mapo.al/2016/01/skandal-ne-teatrin-kombetar-drejtori-culi-rreh-gazetarin-e-abc-news
http://www.kultura.gov.al/al/newsroom/lajme/ibrahim-kodra-memorial-per-mjeshtrin&page=2
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=318104
http://www.mapo.al/2016/02/ministria-e-kultures-shtyn-ceremonine-e-rivarrimit-te-kodres
http://tvklan.al/eshtrat-e-ibrahim-kodres-nuk-do-te-zhvarrosen/
https://appa.brentonkotorri.com/raport-dhjetor-2015-ministria-e-kultures/