Marcela Tringaj
1-Nga Fitorja, në Fitore!
Në takimin përmbyllës të fundvitit Ministri i Bujqësisë citoi i kënaqur shifrat dhe arritjet impresive për vitin 2015.Edhe pse fermerët dhe tregtarët e nisën dhee mbyllën këtë vit me ujë deri në gju, bujqësia shqiptare ia arriti të përjetonte arritje mbreslënëse, cituar kjo nga vetë Ministri, gjatë prezantimit të analizës vjetore. Pas përshkrimit të tij optimist për situatën e vitit që lam pas, Ministri nuk kishte si mos të vinte në dukje zotimin e tij ndaj sfidave më thelbësore të digasterit që drejton. Siguria ushqimore, financimi dhe stimulimi i përdorimit të teknologjive të zhvilluara do të jenë prioritet i politikave të Ministrisë së Bujqësisë, për të siguruar rritjen dhe pse jo si një mundësi për t’u hapur drejt tregjeve të reja evropiane, në të ardhmen.
Sfidat filluan të marrin udhë që në ditët e para të ketij fillim viti. Puna nisi me intensitet për tërheqjen eujërave nga 5 mijë hektarë ngazonat e përmbytura nga reshjet e dendura të fundvitit. Sikundër jemi mësuar me angazhimet serioze të qeverisë dhe digastereve vartëse mbasi ndodh “gjëma”, ky rast nuk mund të ishte përjashtim. Programi i “Rimëkëmbjes nga përmbytjet” me komponentët e infrastrukturës në vlerën e 6.2 milion Euro dhe ai i kompensimit me 6,4 milion Euro, shpreson të çnjollosë gjithë dështimin e Ministrisë së Bujqësisë për të shmangur përmbytjet e përvitshme në vend.
Sigurisht, kjo situatë ishte e pritshme përderisa asnjë reformë në sistemin e kullimit dhe vaditjes nuk është ndërmarrë asnjëherë seriozisht. Duhet kohë, pretendohëe, përderisa shumë përgjegjësi tashmë i kalojnë pushtetit vendor. Por sa kohë? A s`kanë mjaftuar dhjetëra përmbytje për t’i dhënënjë mësim vendimarrësve në Ministrinë e Bujqësisë sesi kushton më pak parandalimi i një dëmi sesa riparimi i tij? Ndonjë gjë të re nuk na tha as kolegu i koalicionit, Erion Braçe përmes kritikës së tij. Ne të gjithëe dimë përgjigjen e dështimit moral të Ministrit të Bujqësisë dhe drejtuesve rajonal të cilët nën opinionin e tij janë një grup njerëzish të paditur, të paaftë, sa abuzues e më qëllimë banale partie. Ata janë duke shkatërruar ndërmarrjen më të mirë në vend.
Por kush paguan dhe e pëson në fund, kjo është çështja! Si ekspert i çdo fushe, Kryeministri Rama nga një vizitë tek fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve e ka edhe një koment me titullin: “Pas permbytjes se vjetshme, po dalim më të fortë së bashku”. Kjo thënie, nuk di nëse duhet marrë si inkurajim për përmbytjet e ardhshme e si një thirrje për të qenë më largpamës apo si demagogji për të na bindur se jemi të pamposhtur nga çdo rrebesh e furtunë. Jo, ne fakt, fermerëve nuk iu mbajnë më këllqet!
2-Ne jemi çfarë…na japin të hamë!
Përsa i përkët sfidës së radhës, atë të sigurisë ushqimore dhe standardeve të produkteve të importuara, ‘Fiks Fare’ nxorri edhe një herë në dritë e vëmendje të publikut problemin e importit nga Greqia të pulave të shartimit. Këto pula, me vlera të kufizuara ushqimore, që prej vitit 2005 janë të ndaluara të importohen në vendin tonë. Agjentët doganorë të Janinës vazhdojnë të falsifikojnë lehtësisht çertifikatat e origjinës së këtyre pulave, duke ndryshuar moshën nga17-muajshe në pula 35-ditëshe, në dokumente. Mashtrimi i drejtpërdrejtë i konsumatorit për moshën e pulave zbulon hallka të tjera pasigurie në konsumimimin e këtyre pulave.Ushqimi, vaksinimi, ilacet që kanë bërë pulat me destinacion Shqipërinë janë disa nga elementët që ngrenë dyshimë të tjëra lidhur me rrëzikshmërinë që paraqesin këto pula për konsumim.
Por nuk mbetet me kaq kjo histori. Kunati iish-drejtorit të përgjithshëm të AKU është vulosësi i këtyre standardeve duke ndjekur një zinxhir bashkëpunimi me një firmë që nuk i lejohej të bënte import-eksport, drejtorit të Pikës së Inspektimit Kufitar Shqiptar në Gjirokastër (institucion i varësuar nga AKU), si dhekontrolli i AKU-së në doganë. Njëherëe përgjithmonë, për t’i dhënë fund këtij abuzimi ështëe nevojshme të ketë përpjekje serioze për të çrrënjosur korrupsionin në nivele të larta por duke qenë seështë kthyer në retorikë pandëshkueshmëria, sa do të vazhdojmë të mjaftohemi vëtëm më pushime nga puna të atyre zyrtarëve të lartë që abuzojnë rëndë me detyrën.
Të jemi realistë, reforma e aksione ka por vetëm pjesën më vunerabël të shoqërisë. “Gjueti shtrigash” u kthye aksioni në Tiranë kundër shitësvd të vegjël ambulantë që shpesh ofrojnë produkte nga fermat familjare. Dhe nëse flasim për produktet bujqësore për eksport, ato hasin barriera të larta mbrojtëse teksa kalojnë kufirin vendas e ku nga ana tjetër gjithfarë produktesh të rrezikshme ushqimore hyjnë në Shqipëri pa kurrfarëproblemi dhe pa konsideuar minimalisht asnjë standardevropian, bëjnë me turp dhe faj vetëm autoritëtët përgjegjësë shqiptare. Kjo nuk është e ndershme aspak!
3-Reforma, reforma, reforma…
Një sfidëe madhe për Ministrinë e Bujqësisë qëndron nembështetjae metejshme serioze përmes reformavee politikave për të krijuar një mjedis favorizues për zhvillimin e zonave rurale. Korrupsioni, shpesh shkelja flagrante e ligjeve të aprovuara, paaftësia per shfrytëzimin e potencialeve aktuale në bujqesi, mungesa e transparencës, infrastruktura që lë për të dëshiruar dhe një teknologji joinovative në zonat rurale minon aftësinëe zhvillimit të një industrie agro-përpunuese për të zbutur në një farë mënyre disnivelet e prosperitetit krahasuar me industritëe tjera më shumë të zhvilluara në vend. Përpos të gjithave, informacioni dhe mundësia për të marrë mbështetje nga fonde të caktuara veshtirë se mbërrijnë në kohë tek fermerët që jetojnë në zona të thella. Krijimi i një mjëdisi që nxit zhvillimin e industrisë agro-përpunuese, por edhe të tjerave në zonat rurale dhe jo vëtëm, duhet të jenë prioriteti investimeve në bujqësi për një rritje më të qëndrueshmeekonomike në vend.
Sigurisht duhet rritur niveli iakreditimit në bujqësi dhe ajo çka është lajm i mirë për bujqësinë, këtë fillim viti ështëfakti se BERZH vendos 75 milionë euro si fond garancie për kreditimin e bujqësisë nga bankat e nivelit të dytë. Programi për Mbështetjen e Agrobiznesit në Shqipëri cilësohet si një mekanizëm i ri financiar në mbështetje të bizneseve bujqësore prodhuese dhe agropërpunuese, me qëllim nxitjen e investimeve dhe kreditimit bankar bujqësor.
Por mbetet ende e paqartë se si do të ndahet risku mes qeverisë dhe bankave, në rastin e kredive që do të rezultojnë problematike. Përpos këtij problemi, Ministria e Bujqësisë duhet të aftësohet në shfrytëzimin e potencialave aktuale në sektorin e agrobiznesit. Kjo industri në radhë të parë duhet të diktojë dhe aftësinëe fermerëve jo vetëm për prodhimin në cilësi të lartë për përmbushjen e kërkesës së brendshme por dhe për një rritje kapacitetesh për eksport.Mbetemi në pritje të impaktit dhe zhvillimeve të financimeve së agrobizneseve nga fondi i fundit i BERZH. Si një thirrje për reflektim,Ambasaduri Lu ka një apel të fortë për ministrin e bujqësisë jo vëtëm për të: Shqipëria nuk është Tirana dhe se pjesa më e madhe e këtij vendi të bukur mbetet rurale dhe bujqësore. Ai shton sesa herë do të shikoj dele do të na kujtojë. Ne jemi ende në pritje të fjalëve të mençura të Ministrit Panariti, ashtu sikundër u shpreh Ambasadori Lu. Për vepra të mençura ka ende kohë!
Referenca:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/?s=bujq%C3%ABsi
http://www.balkanweb.com/site/brace-sulm-ministrise-se-bujqesise-nje-grusht-te-paaftesh-panariti-reagon-arritjet-ne-lushnje-fale-meje/
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/02/02/pulat-dyvjecare-kalojne-kufirin-si-pula-njemuajshe/
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=389361
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/12/berzh-krijon-fond-garancie-75-mln-euro-per-bujqesine/
http://www.oranews.tv/vendi/eksportet-ne-bujqesi-ministri-panariti-paralajmeron-reforme-te-thelle/
http://shqiperiaime.al/2016/02/23/ironia-e-donald-lu-kur-te-shoh-nje-tufe-delesh-do-tju-mendoj/
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.10153506526001523.1073742961.138734771522&type=3