Ashtu sic edhe parashikon programi i zhvillimit ekonomik te vendit ne kuader te perpjekjeve per integrimin ne Bashkimin Evropian, Strategjia e re për Zhvillim dhe Integrim 2014 – 2020 dhe strategjitë e tjera sektoriale do te parashikonin përputhshmërinë e tyre me IPA II. Prezantimi i kesaj strategjie u zhvilluar ne fund te muajit Janar, ne qytetin e Elbasanit, me pranine e Ministrit te Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj, Ministrit te Bujqësisë z. Panariti, Sekretarit Ekzekutiv te Komisionit për Ekonominë në Kombet e Bashkuara z. Christian Friis Bach dhe të tjerë përfaqësues të lartë të institucioneve ndërkombëtare prezentë në Shqipëri. Ajo qe te bie ne sy eshte fakti qe strategjia thjesht u prezantua pas miratimit te saj, nderkohe qe kuadri ligjor e kerkon keshillimin dhe diskutimin me grupet e interest perpara miratimit te strategjive, gje e cila nuk behet e ditur ne faqen zyrare online te Ministrise, ashtu sikurse nuk eshte bere e ditur edhe ne rastet analoge te strategjive te Ministrive te tjera. E vetmi event i kesaj natyre pasqyruar ne buletinin mujor te Ministrise eshte takimi i datës 4 Dhjetor, në ambjentet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, mbi hartimin e “Programit Kombëtar të Reformave Ekonomike” (NERP) për periudhën afatmesme 2015-2017
Ministri, Z. Ahmetaj, u ndal në tre projekte të rëndësishme që po diskutohen në kuadër të tregtisë dhe rritjes së konkurrueshmërisë së bizneseve por edhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte sic është projekti më UNECE për heqjen e barrierave tarifore dhe jo-tarifore që pengojnë tregtinë e lirë jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon e më tej. Së dyti, projekti mes Shqipërisë dhe Kosovës, për rishikimin e të gjitha barrierave të mundshme që pengojnë zhvillimin normal të dy tregjeve në mënyrë që të funksionojnë të hapura totalisht. Së treti, përshpejtimi i procedurave në të gjitha institucionet. Krijimi i “One Stop Shop”, ku sipërmarrja të mos endet më me ditë të tëra nëpër dritaret e institucioneve shqiptare. Ne lidhje me kete sipermarrje positive te fund-permendur, nuk ka ende me shume detaje mbi ekzekutim, mbi investitoret apo procesin e tenderimit.
Nderkohe qe takime te tilla konsulence dhe partneriteti me biznesin duket te jene me ne interest e Ministrise ne industrine e lendeve plastike.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Sipërmarrjes z. Arben Ahmetaj zhvilloi me 13 Janar një takim me përfaqësuesit e industrisë së lëndëve plastike duke i dhënë kështu start procesit për hartimin e paketës mbështetëse për këtë sektor.Në takimin e parë, morën pjesë 15 përfaqësues të sektorit dhe anëtarët e grupit të punës të ngritur për këtë qëllim në MZHETS në bashkëpunim me AIDA. Detaje te metejshme mbi pikat e diskutuara nuk u bene publike. Megjithate pas paketes per industrine fasone, duket se ky segment i industrise po lobon mjaftueshem per te terhequr vemendjen e institucioneve perkatese.
Ne teresi, Marrëveshjet e Partneritetit Publik Privat (PPP), duket se jane prioritet I vitit 2015. Ministri Ahmetaj pretendon se prej disa muajsh në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes po punohet, në bashkëpunim me shumë Ministri, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të ri-konceptuar procedurat aktuale të koncesioneve dhe të Partneritetit Publik-Privat, në përfitim të qytetarëve. Për këtë ai thote se është zhvilluar një analizë e thellë, e detajuar e koncesioneve dhe shërbimeve publike, në mënyrë që të mundësohet standardizimi dhe lehtësimi i procedurave e të kalohet tek projekte konkrete të cilat mund të ofrohen si marrëveshje koncesionare, një marrëdhënie e re publik-privat. Ne parim marreveshjet koncesionare permiresojne cilesine e sherbimeve, i japin me shume akses biznesit privat ( megjithese mund te krijoje hapesira preferencialisht favorizuese per disa biznese), por nga ana tjeter rrisin koston per qytetaret dhe zvogelojne rolin menaxhues te institucioneve publike. Pra, ekziston mundesia qe koston financiare publike tashme ti faturohen drejtperdrejte konsumatorit, i cili padyshim ne shkembim te cilesise dhe efikasitetit te nje private do t’i duhet te paguaj dicka me shume.