
Rezearta Caushaj
Ne raportim e meposhtem do te tentohet te evidentohet veprimtaria e perditshme e Ministrise se Kultures, bazuar ne informacionin qe ky institucion vendos ne dispozicion te qytetareve nepermjet Faqes se saj Zyrtare apo edhe profilit ne rrjetet sociale ne muajin Janar 2015 .
Duhet vleresuar se gjate ketij muajit seksioni i lajmeve eshte azhornuar rregullisht duke pasqyruar cdo aktiviteti qe eshte zhvilluar apo mundesuar nga Ministria, te cilat do te permenden me poshte, por ajo qe bie me shume ne sy ne seksionet e tjera eshte nje loje fjalesh qe rrotullohet rreth togefjaleshave “reforme” “Rilindje” “riorganizim “ e strategji”. Nga na tjeter nje gje qe te bie ne sy ehste se per projekte te ndryshme, nuk eshte rasti qe nuk permenden, por detajet mbi projektet ne fjale (per te cilat u organizokan debate te hapura!! Bravo ne!) jane te anashkaluara dhe megjithse jam shume e sigurte qe mbas nje kerimi te detajuar ne web arrijme te kuptojme per cfare ben fjale projekti “Onufri”, nje gje te tille mos prit t’a mesosh nga faqja zyretare e ministries qe ka hapur edhe konkurs mbi projektin me te mire. (Projekti ne fjale k ate bej me zbukurimin me drita LED te Muzeut Onufri). Fatkeqesisht e njejta gje ndodh nese je i interesuar te dish programet e TOB, Teatri kombetar, Akademia e Arteve etj etj, ne faqet nderlidhese te secilit prej tyre programi eshte i vjeter dhe limitohet me vitin e shkuar. Ne kete rast eshte me interactive faqja e facebook-ut, ku do te gjeni praktikisht te gjitha eventet qe pritet te zhvillohen ne kryeqytet.
Nderkohe, nga ana tjeter eshte e qarte qe kjo Ministri ka bere nje riorganizim strukturor shume te nevojshem, si brenda saj edhe ne institucionet ne varesi, e kjo eshte nje arritje jo e pakte ne harkun kohor te nje viti, duhet permendur riorganizimi i Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare, të cilat janë të parat që merren memenaxhimin ne terren te trashëgiminë kulturore në terren, per kreret e te cilave pati nje konkurs te hapur. Mbas me shume se nje viti ende nuk ka nje strategji, nje dokument i cili perkethen objektivat ne veprimtari apo te detajoj kush do te bej cfare ne nje hark kohor te mirepercaktuar, s’dihet ende c’po behet per ndërtimin e një strategjie koordinimi dhe monitorimi të projekteve me donatorët në parqet arkeologjike dhe qendrat historike; por per momentin thjeshte eshte perfshire ne “listen e gjerave per t’u bere” nga Ministria. Ne daljen ne emisionin “Tonight with Ilva Tare” e Ministrit, Znj. Mirela Kumbaro, e cila linjen e gjate te sukseseve te institucionit qe drejton e krahason me situaten qe ajo gjeti kur mori drejtimin, eshte justifikuar se jane ende ne faze hulumtimesh e studimesh dhe natyrisht kufizohen nga buxheti. Duhet thene se keto limite ne buxhet nuk e pengon institucionin ne fjale t’i gjej vetes nje shtepi te re qe ka dashur pjesen e vete te buxhetit per t‘u restauruar.
Nese Znj. Kumbaro ka te drejte dhe Ministria e Kultures momentalisht eshte duke regjistruar cdo objekt te trashegimise sone kulturore, atehere eshte mese e drejte te ndjehemi optimist se me ne fund po ky institucjon po leviz ne drejtimin e duhur. Regjistrimi do te perbej hapin e pare per ruajtjen e ketyre objekteve, per restaurimin e tyre ne nje gjendje dinjitoze dhe per hapjen e tyre per publikun, nje detyre e nga “Ligjin Mbi Trashegimine Kultuore” te 2003 dhe qe perben nje nga standartet europiane ne kete fushe.
Nje ngjarje qe beri buje ishte kundershtimi nga na e nje grupi arkeologesh i kalimit te shtyllave të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë nepre sitin arkeologjik qe mund te sjell pasoja sipas ketyre te fudnit, nderkohe qe ka ardhur edhe reagimi i Ministrise, e cila sqaron se jane ndjekur te gjitha procedurat dhe ne takimin e planifikuar keta arkeolog kane munguar, sikur kjo te mjaftonte per te justifikuar pasojat e mundshme te ketij vendimi. Ne ket aspekt vendimet reduktohen ne procedura te ndjekura rigorozisht, pa patur parasysh cilesine e vendimeve qe dalin prej tyre dhe perderisa shtyllat e tensionit kane perparesi mbi trashegimine tone historike e kulturore, sa duhet t’i besojme zotimeve te qeverise dhe vete Ministris.
Te hidhemi ne nje tjeter aspekt te ngelizhuar tmerrshem ne dy dekadat e fundit, i referohemi veprave letrare, ku i vetmi aktivitet qe eshte shenuar ka qene Panairi i Librit cdo vit se fundmi. Ne Programin e Trashegimise Kultuore 2013 – 2017 nje nga objektivat per t’u arritur ka te bej me rigjallerimin e biblotekave si dhe vendosjen e nje rendesie te vecante te libri dhe lexuesi. Ne kete kuader kete muaj eshte prezantuar projekti per dhurimin e rreth 6000 librave rreth 18 biblotekave ne qytet, kjo eshte nisme shume modeste pot e marresh parasysh se flasim ne shkalle kombetare, por gjithsesi rithimi i theksit te librat ne nje kohe qe interesi i lexuesve ka rene dhe ai i botuesve eshte i kushtezuar nga niveli i shitjeve. Për herë të parë në Shqipëri, në datat 23 – 29 dhjetor, Biblioteka Kombëtare zhvilloi “Javen e bibliotekes feminore”., ku ne prani te Ministres se Kultures znj. Mirela Kumbaro dhe Shefes se zyres se Marredhenieve me Publikun te Ambasades Amerikane znj. Valeri O’Brien, ne nje prej hapsirave interaktive te BKSH, siç eshte “American Corner”, fëmijeve u jane lexuar pjese nga libra te ndryshem. Kjo nisme ne vetvete tenton te vendos nje kulture te munguar ne Shqiperi dhe e rikthen vemendjen te aktivitetet kulturore per femijet, ku lind ne mase te madhe tendenca dhe dashuria per librat.
Problemet qe vazhdojne jane mungesa e nje programi monitorimi qe te bej transparent punen brenda Ministrise. Inventarizimi i siperpermendur nuk gjendet ne asnje nga faqet zyrtare te Ministrise dhe per suksesin apo edhe punen per kete inventarizim kemi fjalen e Ministrit ne fjale. Si mund t’a dallojme ne kete rast se cfare eshte thjeshte dhenia e nje imazhi te nje pune qe po zhvillohet perkundrejt asaj c’ka duhet te behet?
Mungesa e nje kornize kohore e ben akoma me te pamatshme dhe te pakrahasueshme punen e kesaj Ministrie duke qene se jane shume gjera per t’u bere dhe reformat sapo kane filluar.
Eshte e patolerueshme qe Ministri ne cdo dalje vazhdon te fajesoj qeverine e meparshme per cdo problematike qe persiston, por nuk merr parasysh se tashme ka kaluar nje vit dhe qeveria e vjeter eshte historia e vjeter. Ende nuk jemi as afer fazes qe te kemi nje plan per parandalimin e demtimit te monumenteve, qe te mos kujtohemi per rendesine e monumenteve apo siteve kulturore ne momentin qe ato jane duke u rrenuar plotesisht.
Po aq e patolerueshme eshte qe te gjitha projektet dhe inicitivat kulturore te ndryshme jane kryesisht te perqendruara ne Kryeqytet, nderkohe qe qytetet e tjera jane te vdekura, me shfaqet e rralla te teatrit dhe nese do te kete nje ndryshim te prekshem, ky do te ishte njeri prej tyre.
Se fundmi, duke qene se trashegimi kultuore dhe veprimtaria kulturore jane te lidhura me zhvillimin e turizmit, do te ishte normale te disenjohej ka nje plan per nje bashkerendim te veprimtarise se dy ministrive perkatese per projekte konkrete ne kete aspekt, nje gje e tille as eshte diskutuar dhe mbetet ne perspektive.