![Mirilda TILI, BA](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/M.-Tili-300x300.jpg)
Mirilda TILI, BA
Edhe pse aktivitetet nuk kanë munguar, madje janë më të shpeshta në numër[1], se ato të muajve të kaluar, sërish kemi të bëjmë me një mosrelizim të qëllimeve dhe objektivave nga ana e kësaj ministrie. Projektet për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve kanë dështuar. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Kryeministria lidhur me ecurinë e projekteve vjetore 2016, deri në Qershor të këtij viti.
Kështu plani për të realizuar përmirësimin e kanaleve të informimit të qytetarëve për shërbimet publike, për të cilin është ngarkuar Ministria e Inovacionit, ka skaduar që në Shkurt të këtij viti, ndërkohë që realizimi është zero përqind.[2]
E njëjta gjë ka ndodhur edhe me projektin për standardizimin e ofrimit të shërbimeve publike, që duhet të përfundonte në Qershor të këtij viti. Edhe kjo nismë, sipas të dhënave të Kryeminsitrisë nuk ka nisur fare, duke qëndruar në nivelin 0 përqind të realizimit.
Drejt dështimit të plotë duket se po shkon edhe ngritja e qendrës “One Stop Shop”, për mbi 300 shërbime. Deri në Qershor, ky projekt rezulton 0 % i realizuar, ndërsa afati i programuar për përfundimin e projektit është 30 Dhjetor 2016. Në mesin e nismave për përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit, ka bërë progres në masën 57%, vetëm projekti për shtimin e shërbimeve elektronike në portalin qeveritar e-albania, i cili ka në afat kompletimi, fundin e këtij viti.
[1] Publikimet zyrtare të ministrisë http://ëëë.inovacioni.gov.al/al/neësroom/lajme
[2] Pulikimi mediaatik ëëë.tvklan.al