Pushime dhe vetëm pushime
Qeveria shqipwtare, zyrtarisht pushon në muajin gusht. Pra edhe nëse nuk shënohet asnjë rresht punë, gjithësesi mirëkuptohet, pasi e njeh ligji. Por nëse puna e fundit e bërë publike i përket fundit të muajit maj, si duhet të mendojmë?! Që kanë filluar pushimet qysh atëhere dhe nuk kanë mbaruar ende?
Në fakt ky është bilanci i punëve të bëra publike në faqen zyrtare të misnitrisë së Shtetit për Çështjet Vendore. [1]
Po kaq shumë lë për të dëshiruar edhe fakti që kjo ministri, edhe pse pa portofol, në fakt ka një përgjegjësi kyçe deri në përfundimin, apo më saktë deri në vendosjen në binarët e duhur të Reformës Territoriale.
Nëse deri më tani APPA ka deklaruar që simotra e kësaj ministrie, ajo e Marrëdhënieve të Parlamentit duhet të mbyllet, sepse nuk justifikon shpenzimin e asnjë qindrakë të taksapaguesëve, mendojmë që e njëjta thirrje është edhe për këtë ministri, e cila i ka marrë pushimet që nga muaji maj dhe e mbyllën edhe muajin shtator, pa asnjë germë punë.
[1] Lajmi I fundit I bërë publik http://ëëë.ceshtjetvendore.gov.al/al/neësroom/lajme