![Rezarta CAUSHAJ, MSc](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2016/03/R.-Caushaj-300x300.jpg)
Rezarta CAUSHAJ, MSc
Me cfarë merret Ministria e Integrimit?
Meqënëse Ministria e Integrimit është një institucion i centralizuar, ku është e vështirë të kuptohet se kush bën cfarë dhe cili është produkti i punës përtej propagandës, po bëjmë një analizë të bazuar mbi fjlët e titullarit të institucionit në fjalë. Me afrimin e kohës së “provimit”, kur Komisionit Europian i duhet të shqyrtojë progresin që vendi ka bërë, fillojnë ngadalë edhe takimet e zakonshme me ndonjë ambasador tek-tuk[1], me ndonjë homolog nga rajoni, me komisionerin Hahn apo deklaratat e njëanshme të vetlavdërimit, ku Ministri arrin në përfundimin se kushtet e radhës të vendosur nga BE janë plotësuar dhe Shqipëria do të bëj para në procesin e integrimit, që në rastin konkret do ishtë hapja e negociatave me BE. Jo vetëm të njëjtat takime, por e njëjta insistencë për t’u paraqitur të suksesshëm sikur Parlamenti Europian do të vlerësojë pozitivitetin e optimizmin tonë e jo përgjegjësinë e treguar apo punën e bërë.
Më tepër se një tentativë për t’i hedhur hi syve institucioneve europiane, me gjasa kemi të bëjmë me përpjekjen për të fituar simpati midis qytetarëve në një vit elektoral. Fatkeqësisht, na duhet të rikujtojmë se shpeshherë deklaratat që arrihen të zhvaten prej zyrtarëve europian sado optimiste, në kuadrin e të qënit deklarata diplomatike në rastin më të mirë, nuk kanë rezultuar të vërteta. Rikujtojmë këtu disa takime të zhvilluara në muajin mars[2] dhe të sjella në vëmendje në raportin e muajit për kontrastin me të cilin i trajtoi PE përmbushjen e 5 prioriteteve[3].
Në mungesë të raportimit të arritjeve, që nuk kanë të bëjnë me konsensusin për Reformën në Drejtësi, Ministria e Integrimit e ka parë të udhës të bëj shpallje publike mbi iniciativat që ajo ka ndërmend të ndërmarr në një të ardhme, por duke i reklamuar si të suksesshme ende pa i vënë në zbatim. Risjellim më poshtë një pjesë të deklaratës që synonte prezantimin e 4 nismave[4] të reja që kanë qëllim rritjen e cilësisë e përshirjes në procesin e integimit:
Nisma 1 – Mbi përfshirjen: “Puna që do të vijojmë do të jetë për ngritjen e njësive të integrimit pse jo në 61 Bashkitë e reja. Procesi i integrimit në kaq kohë është mbajtur në nivele qendrore dhe është shumë e rëndësishme që procesi të prekë qytetarët shqiptarë. Shumë shpejt kjo nismë do lançohet me Ministrin Çuçi dhe po punohet ngushtë me Delegacionin europian për të kryer trajnimet e stafeve që do jenë pjesë e këtyre Bashkive. Këto nuk do të jenë të lidhura ngushtë vetëm me procesin e integrimit, por dhe në përthithjen e fondeve europiane”, tha Ministrja Gjosha.
Nisma 2 – Dokument strategjik: “Jemi në proces konsultimi, shumë shpejt do bëhet i njohur për mediat, do konsultohemi dhe me shoqërinë civile, do i drejtohemi dhe Këshillit Kombëtar të Integrimit për të marrë mendimin e tyre dhe më pas për të bërë një dokument zyrtar”,tha Ministrja Gjosha.
Nismat 3 dhe 4 – Shoqëria Civile dhe administrata publike: Ministrja, prezantoi dhe dy iniciativa të tjera që janë punuar ngushtë së bashku me Komisionin Europian.
“Ministria e Integrimit do të hapë shumë shpejt thirrjen për shoqërinë civile për fondet europiane për të na ndihmuar në procesin e integrimit.
Të gjitha rekomandimet dhe projektet e tyre që do drejtohen do të analizohen me shumë imtësi për ti bërë ata pjesë të gjithë procesit. Iniciativë tjetër është mundësimi i trajnimeve të administratës publike në disa nga vendet më të zhvilluara të BE”, tha Ministrja Gjosha.
Një njoftim për shtyp që nuk të jep aspak idenë përse ishte i nevojshëm duke qënë se:
1.Nuk shpjegon si do të funksionojnë në praktikë 61 Njësitë e Integrimit, si do t’a arrijnë qëllimin e tyre të gjithëpërfshirjes dhe cfarë nënkupton gjithëpërfshirje e qytetarit
- Supozohet t’a dijmë vetë se cfarë është Doumenti Strategjik dhe për cfarë janë të nevojshme konsultimet apo ishte e tepërt informimi i publikut nëse nga këto konsultime tashmë kanë dal propozime, mbasi u mor mundimi i thirrjes së një konference për shtyp?
- Si do të ndihmojë shoqëria civile? Kur, ku dhe sa kohë do të hapet thirrja?
Kush do i shqyrtojë aplikimet dhe të analizojë projektet e shoqërisë civile?
Cilat organe do të garantojnë pjesëmarrjen?
Kur do të zhvillohen konsultimet dhe sa kohë do të zgjasin?
Këto ishin pyetjet që Ministria duhet t’i ishte përgjigjur para se të organizonte më 22 shtator takimin “konsultativ” [5]më shoqërinë civile, duke shtuar se cilat kanale do përdoreshin për të arritur te sa më shumë zëra të saj. Kjo për të bërë të mundur që fondet që BE ka përcaktur për angazhimin e shoqërisë civile të shfrytëzohen në favor të procesit, jo si një tjetër mënyrë e shpërdorimit të fondeve nëpër organizata të dyshimta të lidhura me qeverinë. Qartësisht, ky takim nuk kishte të bënte aspak me nevojën për të konsultuar shoqërinë civile e grupet e interesit, por ishte prezantimi i radhës i Ministrisë në mungesë të punës dhe vizionit mbi punën që duhet bërë.
- Trajnimet e aministratës në vendet e BE nuk kanë munguar, ndaj e rëndësishme është të kuptohet ku ka caluar deri tani procesi, cila është ekspertiza që na nevojitet dhe cfarë plani do të ndiqet në këtë aspekt.
Marrim rastin të ftojmë Ministrinë të bëhët më e ndërgjegjshme për detyrën e vet dhe më gjithëpërfshirëse.
[1] Faqja Zyrtare e Ministrisw sw Integrimit
[2] Faqja Zyrtare e Ministrisw sw Integrimit
[3] Faqja Zyrtare e Albanian Platform for Policy Advocacy
https://appa.brentonkotorri.com/raport-mars-2016-ministria-e-integrimit-europian/
[4] Faqja Zyrtare e Gazetws Shwkulli
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=488036&optimiste-per-integrimin-gjosha-prezanton-4-nismat-e-reja
[5]Faqja Zyrtare e Ministrisw sw Integrimit