A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Raport Dhjetor 2015 – Ministria e Shtetit për Çështjet Vendore

    Brenton Kotorri

    Brenton Kotorri

    1- Ministri udhëheqës i patrembur

    Në fillim të muajit dhjetor u mblodh raundi i radhës së donatorëve të Reformës AT. Në këtë takim, ministry prezantoi se sa trajnime u ishin bërë derimë tani punonjësve të 61 bashkive të reja për sa i takon funksionimit të këtyre bashkive, që sikurse e kemi cilësuar edhe në të gjitha raportet e vitit 2015, janë institucione jashtëkushtetuese. Bashkitë e reja janë struktura paralele teorikisht, me strukturat që përshkruan Kushtetuta e Republikës së Katërt të Shqipërisë. Sikurse deshi ministri vetë të interpretonte, në një takim në Korçë, ai tha se … “Gjykata kushtetuese vulosi ligjshmërinë e vizionit tonë…” që do të thotë se vetëm vizioni është i ligjshëm, që është njësoj si të thuash, në Shqipëri është e lejuar të kesh një vision mbi administrimin territorial. Mirëpo kjo nuk do të thotë se ke të drejtë ta bësh fakt të kryer pavarësisht se kushtetuta nuk e parashikon.

    Më në fund, pas 2 vitesh e gjysmë në pushtet, dhe 6 muaj pas realizimit faktik të reformës AT, kjo qeveri u kujtua të çojë për votim në parlament Draft Ligjin për Qeverisjen Vendore në RSH. Ky gjest vërteton edhe një herë se të gjitha këto njësi, deri më sot kanë qenë plotësisht të pabazuara në ligj. Për rrjedhojë, të jashtëligjshme.

    2- Vijon shakaja e antikorrupsionit

    Në forumin Kombëtar të Antikorrupsionit, ministri mbajti një fjalim që u duartrokit fort prej gjithë partisë së tij. Në këtë fjalim ministri thoshte se e kemi luftuar antikorrupsionin duke treguar vullnet të pashembullt e gaishmeri të plotë. Mirëpo askund nuk fliste për statistika, e për fakte, se sin a qenka luftuar korrupsioni, kur vetëm në muajin dhjetor, portal që vetë ky ministër ka lançuar, kapi shifrën e 11 mijë denoncimeve, vetëm online. Pa shtuar këtu denoncimet për korrupsion që nuk bëhen online, dhe pa shtuar këtu rastet kur nuk denoncohet kjo vepër kriminale. Pra, si qenka luftuar korrupsioni? Këtë ministri nuk e tha kurrë.

    Nga ana tjetër, sikurse raportohet në vetë faqen zyrtare online të ministrisë, këtë muaj u realizua më në fund edhe trajnimi i parë për sistemin e ri të gjurmimit elektronik të dënoncimeve. 11 muaj, pasi ky portal, u shpall me të madhe si mjeti kryesor i luftës kundër korrupsionit. farë duhet të mëndojmë atëhere se ka ndodhur derimë sot me denoncimet tona për korrupsion në administratë? Shqipëria në mëshirë të rryshfetit.

     

     

     

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.