![Flutura Gjana](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/1fgh-e1433254384195.jpg)
Flutura Gjana
1- Subjektet që kanë shkatërruar mjedisin përgjatë 2015
HEC-et
Projektet e HEC-eve kërcënojnë ekosistemet e lumenjve të Shqipërisë. Pavarësisht kësaj, ato konsiderohen investimi më i preferuar sepse në të shumtën e rasteve financohen nga fondet europiane si ndihmë për të nxjerrë vendin nga kriza energjitike.
Pra, janë dhënë licenca pa kryer studime paraprake. Studime që janë shumë të nevojshme, për të kuptuar nëse prodhimi i energjisë është fitimprurës, por njëkohësisht edhe shërblejnë për të vlerësuar nëse preken nevojat e komunitetit lokal për bujqësi dhe për ujë të pijshëm. Më 10 gusht të këtij viti, u botua në fletoren zyrtare vendimi që i hapi rrugë ndërtimit të një hidrocentrali të dytë pas Kalivaçit në lumin Vjosë. Vendim, që ra ndesh me atë që qeveria kishte lobuar gjatë periudhës elektorale, që lugina e Vjosës do të kthehej në zonë të mbrojtur. Çdo ndërhyrje sado e vogël, e shkatërron këtë trashëgimi që na ka lënë natyra.
2- Vendimi u miratua dhe nga ministri ynë i Mjedisit.
Edhe pse misioni i Ministrisë së Mjedisit është: ’’të hartojë dhe propozojë politika, strategji dhe plane veprimi për mbrojtjen dhe administrimin e mjedisit, pyjeve, ujërave…’’, ministri Koka e aprovoi këtë vendim. Ministria duhet të sigurojë respektimin e ligjit nëpërmjet institucioneve që ka në vartësi. Përkatësisht, Inspektorati i Mjedisit dhe AKBN (Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore), të cilat janë përgjegjëse për të kryer monitorimin e vazhdueshëm të respektimit të këtyre detyrimeve ligjore, por deri më sot nuk e kanë marrë mundimin të verifikojnë këtë katastrofë mjedisore.
3- Industria Minerare
Sot janë 696 leje minerare aktive. Subjektet që kanë këto leje minerare kanë shfrytëzuar pa kriter burimet dhe nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore, detyrime që lidhen me pagesat e garancive financiare të mjedisit. Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore ka deklaruar se mbi 50% e këtyre kompanive veprojnë në mënyrë të paligjshme.
Këto subjekte nuk kanë përmbushur as detyrimin e heqjes së fondit pyjor. Edhe pse në tetor të vitit 2014, Kuvendi miratoi disa ndryshime në ligjin minerar, për të përmirësuar procedurat ligjore dhe cilësinë e menaxhimit në këtë sektor, situata akoma nuk ka asnjë përmirësim. Rehabilitimi progresiv është një element i rëndësishëm, që shprehet qartë në ligj. Ai duhet të realizohet në këto zona ku shfrytëzohen minerare. Nga subjektet minerare rehabilitimi i mjedisit duhet të kryhet sipas një projekti të detajuar dhe duhet të vlerësohet nga strukturat përgjegjëse të ministrisë. Realisht kjo nuk ka ndodhur.
Në 23 shtator, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi që kishte për qëlllim bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke ndërmjet strukturave të ISHMP dhe AKBN-së, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit rregullator, normave teknike e standardeve në fuqi, që veprojnë në fushën e mjedisit dhe në shfrytëzimin e burimeve natyrore.
Marrëveshja detyronte subjektet të paguanin një taksë prej 500 mijë lekësh në vit, dhe të mbillnin tre fidanë të rinj për çdo pemë të prerë. Por, asnjë nga këto detyrime nuk është përmbushur. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit nuk ka realizuar në mënyrë periodike kontrollet që të verifikojë zbatimin e ligjit dhe kushtet e lejeve mjedisore që kanë këto subjekte për të kryer aktivitetin e tyre.
4- Pikëpyetjet e Landfill-it të Elbasanit
Landfilli i Elbasanik ka qenë një nga prioritetet e ministrisë për vitin 2015. Ndërtimi i tij nisi në mars të këtij viti dhe vlera e këtij investimi ishte 22 milionë euro. Por pikëpyetje të shumta ngrihen rreth kësaj çështjeje. Inaugurimi i tij u realizua në nëntor të këtij viti. Landfilli do të realizojë përpunimin e mbetjeve të qytetit të Elbasanit dhe trajtimin teknologjik të tyre nga i cili pritet të përftohet 17 250 Mwh në vit. Por pikëpyetje të shumta u ngritën rreth kësaj çeshtjeje. Për mënyrën se si u realizua dhënia e tenderit, për kompaninë Albtek Energy sh.p.k., rreth marrëveshjes që u nënshkrua dhe faktit që ky vendim binte ndesh me “Ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe me “Strategjinë e BE-së, për përdorimin efiçent të burimeve”. Ditën e inagurimit të këtij investimi përveç fjalëve me ngjyrim politik të kryeministrit Rama nuk u dha asnjë informacion, rreth teknologjisë, impaktit që do të ketë në ajër, dhe përfitueshmërisë ekonomike që qeveria parashikon të ketë pas 7 viteve që do ta marrë në posedim. Ku është interesi që shteti ynë të investojë në kapacitete të panevojshme? Argumentet mbi ç’bazë ngrihen këto pikëpyetje janë detajuar në raportin e muajit nëntor.
Referenca
Lista e lejeve minerare
(http://ëëë.energjia.gov.al/files/userfiles/Tabela_aktive_2014.pdf
Artikull: Agasi, 50% e lejeve minerare veprojnë në mënyrë ilegale
(http://ëëë.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=309178
Artikull: Rama shkel premtimin për hidrocentralet mbi lumin Vjosë (http://ëëë.reporter.al/rama-shkel-premtimin-per-hidrocentralet-mbi-lumin-vjose/
Artikull: Investimet ne HEC-e arrijne ne 2.6 mld euro. Vjosa, Skavica dhe Osumi ne ndërtim
Video: Deklarata të Ekspertëve të Mjedisit
(https://ëëë.youtube.com/ëatch?time_continue=108&v=F4_eVSlfhIQ
Artikull: HEC-et po shkatërrojnë lumenjtë, ekspertët. Qeveria të ndërhyjë
(http://ëëë.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=305485
Artikull: Raporti Paraprak i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis
(http://akm.gov.al/assets/vnm-paraprake-albtek-energy.pdf
Inaugurohet Landfilli i Elbasanit
(http://ëëë.mjedisi.gov.al/al/neësroom/lajme/inaugurohet-landfilli-i-elbasanit&page=1