![Jona Hoxhaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/Jona-235x300.jpg)
Jona Hoxhaj
1- Plan i ri për të ulur numrin e të papunëve
Viti 2016 për MMSR-në përsëri kryefjalë në refrenet e premtimeve do të këtë arsimin profesional dhe papunësine duke i integruar të dyja me një zgjidhje, zyrat e punës. Zyrat e punës sipas Z.Klosi do të jenë institucionet kryesore që do të bashkëveprojnë me arsimin profesional dhe të papunët për të ulur papunësinë dhe për të lehtësuar gjetjen e punës me anë të ndërmejtësimit. “Shendërrimi i zyrave në institucione që kontaktojnë dhe i shërbejnë biznesit për t’i gjetur punëtorët e duhur, luftimi i informalitetit dhe parazitizmit në listat e papunësisë dhe krijimi i ambienteve të reja cilësore ku ofrohet shërbimi i ndërmjetësimit, do jenë tre nga objektivat kryesore të Shërbimit Kombëtar të Punësimit për vitin 2016” tha Z. Klosi.
Zgjidhja briliante për të ulur papunësinë është gjetur! Tani meqë MMRS-ja nuk arrin dot të përmbushë objektivat për premtimet stratosferike të vendeve të punës që do të hapnin sipas premtimeve të tyre në fushtat elektorale, zgjidhje kanë gjetur në ligjin për verfikimin e numrit të punëkërkuesve fiktiv, me supozimin se njerëzit nuk janë të interesuar për punë por duan vetëm të përfitojnë shërbime lehtësuese me anë të librezës së të papunit dhe refuzojnë punë kur i’u ofrohet, kështu numri i punëkërkuesve dhe papunësisë në Shqipëri do të ulet. Kjo “zgjidhje” mund të jetë dhe një hap drejt uljes akoma më shumë të mirëqenies në vend, nga neglizhenca e ekpertëve në MMRS, pasi njerëzit të cilët konstatohen që nuk duan të punojnë do ti’u ndërpritet ndihma nga shteti dhe në këtë mënyrë do të shtohet varfëria. Kjo si rezultat do të nxjerrë të dhëna statistikore fiktive, duke i ofruar publikut të dhëna të pavërteta për papunësinë, për numrin e të papunëve të regjistruar në zyrat e punës dhe për uljen në përqindjen e papunësisë në nivel vendi. Por e rëndësishme për MMSR-në është që do të raportojë ulje në papunësi, të ketë dalje në media e të jetë e pranishëme në kryetitujt e portaleve e rrjeteve sociale se kanë arritur ta ulin papunësinë dhe të punësojnë njerëz me anë të zyrave të punës, kurse mënyra si është arritur në destinacion dhe dëmi që është bërë nuk raportohet. Mbitëgjitha për ta e rëndësishme është të mos ndajnë “shumë” buxhet për pagesa për të papunët, edhe pse buxheti i MMRS-së vazhdon të jetë ndër më të lartët në Qeveri…
2- Problematikat me shpërblimet e inspektorëve të punës!
Shpërblimet e punonjësve, kryesisht monetare, në fundvit është ndër mënyrat më të shpeshta që institucionet shtetërore dhe private e praktikojnë për motivimin e punonjësve të tyre. Në Shqipëri ka filluar të praktikohet kjo mënyrë në shumë institucione. Së fundmi dhe institucionet shtetërore mbajtën punonjësit e tyre nën shpresën e shpërblimit për orët shtesë që i’u kërkua të punonin gjatë 3 muajve inspektorëve në teren. Por përseri sikur cdo herë, ndodhën ndasitë, pabarazitë, nepotizmi e servilizmi për të përfituar nga këto shpërblime dhe ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Inspektorët e Doganave dhe Tatimeve morrën shpërblime për orët e punës shtesë kurse Inspektorët e Punës u shpërfillën.
Paradoksi kryesor në këtë skemë të shpërblimeve ishte se Inspektorët e Punës punuan për 3 muaj, nga Shtatori deri në Dhjetor me orare të shtuara nga ora 8:00 deri në orën 8:00 të darkës, gjithashtu u’a mbushën dhe fundjavat me inspektime, për të kontrolluar subjektet private nëse punojnë sipas Ligjeve dhe Kodit të Punës të Shqipërisë dhe nëse i trajtojnë punonjësit në mënyrën e duhur, duke përfshirë këtu respektimin e pagesave për orët shtesë të punës dhe kontratat e punës, kurse vetë institucioni që bënte inspektimin nuk i trajtoi punonjësit sipas Ligjit. Nëse përllogariten orët shtesë që inspektorët e punës punuan i bie të paguheshin 87 ditë më shumë, nga 4 orë jashtë orarit cdo ditë që paguhen +25% (125%) si dhe fundjavat +50% (150%), por kjo nuk ndodhi, ata u paguan me pagesën e tyre të rregullt pa asnjë shpërblim shtesë, për më tepër gjatë gjithë kohës së inspektimit ata u detyruan të punonin me orare të zgjatura nën presionin se mund të humbin vendin e punës nëse nuk i binden këtij orari të zgjatur. Shteti bën inspektime për mos shpërfilljen e Ligjeve nga subjektet private që operojnë në vend por shpërfill ligjet vet, me cfarë të drejte inspektorati kërkon implementimin e ligjit kur vet shteti bën ndasi dhe nuk respekton Kodin e Punës që është minimalja mbjtur punonjësit në punë dhe për të rritur mirëqenien e vendit?!
Referencë
http://ëëë.monitor.al/klosi-zyrat-e-punes-te-plogeshta-te-krijohen-kontakte-me-biznesin/
http://ëëë.monitor.al/klosi-kush-refuzon-punen-i-hiqet-statusi-i-te-papunit/