![Rezearta Caushaj](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/01/11042072_10152755179952098_1617951722_n-211x300.jpg)
Rezearta Caushaj
1- NJË VIT MË VONË
Ministria – Shembull trasparence
Historikisht muaji i dhjetorit është muaj i ngadaltë nga ana e zhvillimeve dhe ky muaj nuk ka qënë përjashtim, përvëc faktit se Ministri i Integrimit Znj. Gjosha ka patur disa konferenca me fokus bashkëpunimin rajonal ku ka marrë pjesë. Në filim të muajit ka qënë lancimi i Programit të Bashkëpunimit Territorial Adriotiko- Jonian(ADRION), 2014-2020, miratuar muajin e kaluar nga Komisioni Europian.
Në Faqjen e Ministrisë lajmi është ai i zakonshmi dhe informon vetëm në linja të përgjithshme ku, kush mori pjesë dhe fjalimin e zakonshëm të titullarit të Ministrisë, që na duhe t’a theksojmë është vjetëruar pas dy vjetëve përsëritje e ripërsëritje. Një informacion të detajur mbi aktivitetin në fjalë u ka ofruar qytetarëve të vet Zyra e Integrimit Europian në Serbi së bashku me një ndërlidhje te faqja e vet aktivitetin, i cili na erdhi në ndihmë.
Nga kjo e fundit, mundëm të marrim vesh se, aktiviteti u organizua e rastin e aprovimit të programit të mësipëm e dhënies nga BE të fondit prej rreth 100 milion Euro, por edhe për të prezantur programet e projektet e shumta për zhvillimin e rajonit Adriatiko-Ionian. Duhet të ketë patur edhe një diskutim midis pjesëmarrësve për ngjashmëriëë dhe difierencat e programeve, por qytetarët shqiptar apo studiuesit e interesuar mbi angaxhimet e Ministrisë së Integrimit në këto takime, nuk kanë si të kuptojnë kontributin e insitucioneve që i përfaqësonë në programe me interes për zhvillimin e vendit.
Nga fjalimet e thata të Znj. Gjosha lihet të kuptohet se vazhdojmë të jemi telespektator dhe presim që mundësitë realisht të na jepen pa asnjë përpjekje nga ana jonë. Një program i tillë, jo vetëm është mundësi zhvillimi, por edhe mundësi për të krijur partneritete dh të tëërhequr interes mbi vendin tone dhe kjo nënkupton zhvillimin e nje pune paraprake dhe paraqitjen me nje plan të qartë e me synime, të tipit si mund të harmonizohet iniciativa ADRION me Planin e Integruar Ndërsektorial për Bregdetin që u trumbetuan aq shumë gjatë muajit.
Përkundrazi, në të vetmin takim që ka zhvilluar me Sekretarin e Shtetit për Çështje Europiane të Italisë, z. Sandro Gozi, Znj. Gjosha ka bërë thirrje për ndihmë nga shteti fqinj duke përmendur relatat e mira dhe nga gjithë këto marrëdhënie të ngushta, Ministri jonë nuk ka asnjë propozim konkret dhe si mendohet se do “fitohet” nga ana jonë kjo mbështetje.
E njëjta simptomë është manifestuar gjatë Konferencës “Integrimi i Ballkanit Perëndimor, mision për tu përmbushur”, zhvilluar në Suedi, ku i vetmi kontribut i përfaqsuesittonë ishte prezantimi i Modus Operandi që duhet të ndjek BE ndaj vendeve të Ballkanit, ose më specifikisht “Sigurisht që kërkohet shumë punë nga ana jonë për të vazhduar me procesin e reformave, por nga ana tjetër vendet anëtare duhet të jenë pak më shumë fleksibël dhe të hapur ndaj nesh”. Cilat janë planet për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rajon, qëështë një proces qëështë më i rëndësishëm se vetë integrimi në BE dhe që kjo e fundit e ka bërë të qartë që do i paraprijë? Cfarë solli në tavolinë qeveria shqiptare në këtë konferencë? Cili ishte qëllimi? Inkurajojmë Ministrinë të punojë më tepër për trasparencë këtë vit dhe drejtë synimeve konkrete.
2- Diplomacia fëmijnore e Ministrisë së Integrimit
E përmendur edhe me herët në raportet e APPA ka qënë qasja e paqartë diplomatike që ka marr Ministria e Intergrimit në të gjitha vizitat zyrtare ne vendet e BE, duke përforcuar mesazhin që ka përcjell vendi jonë ndaj shteteve anëtare, një mesazh, i cili, i përforcuar nga deklaratat e herëpasherëshme të Kryeministrit tonë me nota kritike, nuk mund të interpretohet kurrësesi ne terma të përforcimit të bashkëpunimit. Vërejtëm me keqardhje se e njëjta qasje ka vazhduar këtë muaj në takimet ne Danimarkë e Suedi me përfaqsues të qeverive përkatese. Znj. Gjosha, përvecse ka zgjedh muajin e gabuar për të lobuar për haphen e negociatave, vazhdon me fjalimin e saj të gabuar. Nga njëra anë ajo kërkon që vendi jonë të vlerësoshet ne bazë të meritës dhe si meritë Znj. Gjosha sjell :
popullaritetin e madh që gëzon BE midis shqiptarëve në një kohë që euroskepticizmi vjen duke u rritur (ky mund të tingëllojë fare mirë një kërcënim në gjuhën diplomatike i tipit “Hapni negociatat ose shqiptarët nuk do ju duan më!”). Ndoshta do ishte një argument i besueshëm ky i fundit nëse Kryeministri, Z.Rama, nuk do kishte përdoruar vazhdimisht gjatë vitit një gjuhë kokëfortë, me tone imponuese, duke kërcënuar BE se nëse nuk mbështesin procesin e përshpejtuar të integrimit tonë, qytetarët e vendit të tij do shohin si alternativë ekstremizmin fetar, një mesazh që është në kundërshtim me tendencat e qytetarëve shqiptar dhe që trasmeton një imazh jo fortë të mirë të tyre. Apo në rastin më flagrant në fjalimin e mbajtur para trupit diplomatik këtë fundvit ku me qesëndi konsideroi integrimin si:
“një proces sado i lëkundur, i sulmuar apo i qesëndisur, nga brenda vetë Europës së bashkuar, por edhe nga të tjerë jashtë saj, që është në fakt e vetmja forcë mobilizuese dhe i vetmi instrument që ne kemi në dorë, për të realizuar objektivin e patjetërsueshëm të një ardhmërie të ndarë me të gjithë.”
- në kundërshtim me argumentin e mësipërm, një tjetër meritë shihet toleranca fetare ose në fjalët e Ministrit se Shqipëria është një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni të plotë, një model i tolerancës fetare dhe hapja e negociatave do të shërbejë për të mbajtur edhe më të fortë besimin që te Europa e Bashkuar.”Sikur Europa e Bashkuar nuk është ajo që po mirëpret mijra azilant, emigrant e refugjatë që mund të jenë kërcënim i mënyrës së jetesës dhe rendit të saj, por ka nevojë për leksione nga vendi jonë.
- merita tjetër shihet idea se “nuk mbetemi mbrapa nga fqinjët”… përvecse nga Mali i Zi dhe Serbia që janë në proces negociatash prej vitesh tashmë dhe nuk marrin vlerësime “në mënyrë të moderuar i përgatitur” në Progres Raport si në rastin tonë, por shkojnë edhe në vlerësime “disi i përgatitur apo ka fituar përgatitje” apo “i përgatitur”, përvecse në rastin që Znj. Gjosha do t’a krahasojë veten patjetër me Bosnjen, një vend me 3 republika, 3 parlamente e 3 qeveri. Duhet theksuar ndërkohë që BE e mat progresin në bazë të kritereve të caktuara për secilin vend, të dizenjuara për t’iu përgjigjur nevojave e rrethanave specifike të tyre.
- Reforma e ardhshme në drejtësi dhe një retorikë boshe që e shoqëron cdo dalje publike të Ministrit për temën në fjalë, duke qënë se asgjë nuk është arritur në terma konkret në lidhje më këtë të fundit ende
Për këtë arsye, fjalimet e titullarit të Ministrisë, tregojnë se diplomacia e vendit tonë vazhdon në faza fare fëmijnore, duke u shpalosur si një diplomaci kapricoze, që mendon se duke imponuar dhe jo duke punuar, do të eci në rrugën e integrimit. Natyrisht, kërkimi i të vlerësuarit sipas meritës shkon në kundërshtim me pretendimin për t’u trajtuar si rast përjashtimor, i cili duhet “shpërblyer” pavarësisht mospërmbushjeve të standardeve e shprehur në kërkesën për të qënë “elastik” ndaj nesh. Qartësisht, Ministri dhe qeveria ende nuk e ka kuptuar atë që qytetarët e tyre e kanë shprehur me parullën më të hershme, aq shumë të abuzuar në fjalime, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Shqipëria duhet të bëhet si BE që të hyjë në BE dhe do dëshironim që Minsitri jonë të përcillte dëshirë tonën për të punuar fortë të gjithë për progresin e vendit, duke i Europës se jemi gati për tu trasformuar e për të trasformuar veten në radhë të parë.
Me shpresën se viti që vjen do të sjell një pjekuri më të madhe, urojmë që Minsitria e Integrimit të fillojë t’a konsiderojë diplomacinë si mjetin më të fortë për integrimin në BE sepse në fund të fundit bëhet fjalë për “negociata”.
Referenca
http://ëëë.seio.gov.rs/neës.101.html?neësid=2098
http://exit.al/2015/12/23/fjalimi-i-kryeministrit-para-trupit-dipllomatik/
http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_serbia.pdf