
Elena Pici
1- Paradoksi i shpërblimeve
Padyshim që në fundvit dhurata e dëshiruar e çdo punonjësi është shpërblimi vjetor. Megjithatë ata të administratës publike duket të kenë ngelur të zhgenjyer këtë vit. Shumë pak institucione publike kanë shpërndarë shpërblime, megjithatë ndër ato pak, Drejtoritë e Tatimeve dhe Doganave nuk kanë munguar. Të vjen natyrshëm shprehja “vetëm në Sqhipëri ndodh” paradoksi i vendosjes së një mase administrative për një punonjës që nuk realizon planin e gjobave, ndërkohë që mos realizimet e doganave (kryesisht) dhe tatimeve u shpërblyen sipas fondit limit të miratuar nga Ministria e Financave. Sigurisht edhe në këtë rast ata që do të përfitonin më shumë do të ishin drejtorët, megjithëse stafi që punon më intensivisht (kryesisht po ti referohemi aksionit anti-informalitet si nisma më e rëndësishme) janë inspektorët e terrenit. Shumat e shpërblimeve rezultuan të ishin deri në dy paga për punonjës (sigurisht jo për të gjithë dhe deri në ate shumë që lejon limiri 2 % i të ardhurave të mbledhura), por kriteret e përzgjedhjes vazhduan të mbeten mbi baza preferencash personale te drejtuesve.
Ndërkohë ndryshimi për herë të tretë i buxhetit të 2015s vetëm tre ditë para fundit të vitit dhe për të dytën herë brenda të njëjtin muaj (që kryesisht u lidh me faktin e kalimit të fondeve për KESH për të blerë energji nga jashtë vendit) miratoi dhe shpërblimin dhe kompesimin e disa kategorive të veçanta për festat e fundvitit. Shpërblimi për 613 mijë pensionistët ishtë 2 mijë lekë i njëjtë për të gjithë, në ndryshim nga skema e vjetshme ku kryefamiljari merrte 3 mijë lekë. Përfitues të shpërblimit janë të gjithë shteresat në nevojë, familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, dhe ata që kanë në familje anëtarë me aftësi të kufizuara. Marr parasysh kohën e këtij miratimi, nuk dihet nësë të gjithë palët përfituese arritën ta gëzojnë shperblimin në kohë. Gjithashtu, ne sugjerojmë si detyrë të qeverisë në vitin në vijim analizimin e shtresave vërtet në nëvojë, dukë përfshirë edhe një kategori të caktuar të papunësh pa të ardhura, të cilët aktualisht janë të përjashtuar nga shperblimi. Ky shpërblim duhet të justifikojë në shumë dhe rritjen e inflacionit vjetor.
2- Kriza e financave dhe pritshmëritë për 2016
Edhe pse gjatë muajit Dhjetor e gjithë vëmendja e mediave dhe opinionit publik ishte e fokusuar tek ligji i dekriminalizimit, një lajm po kaq i rënësishëm në seancën e fundit plenare ishte kriza e paketës fiskale. Në terma më konkretë, nga 10 ndryshime taksash që përmbante pajketa e re fiskale, vetëm dy arritën të kalojnë në Kuvend sipas variantit të propozuar nga qeveria; heqja e taksës së biznesit të vogël dhe rritja e taksës së sigurimeve. Ajo për të cilën të vjen keq është fakti se ende në Shqipëri vendime të tilla të rëndësishme varen nga interesa dhe konkurenca politike (të paktën une të tillë do ta konsideroja qasjen që ju bë ndryshimit të takses të akcizes se birres, e cila paradoksalisht kaloi pa miratimin e Kryeministrit dhe Ministrit të Financave). Të njëjtin fat pësoi dhe diskutimi i buxhetit 2016, duke na bërë seriozisht të shqëtësohemi mbi stabilitetin e financave dhe vendimmarrjen qe nuk varet më nga ekspertët e financave.
Ndër ndryshimet me rëndësishme që përflitet është reforma e thellë në administrimin fiskal – bashkimi i doganave me tatimeve nën një menaxhim të vetëm. Kjo nismë është duke u bazuar ndër të tjerash tek eksperienca gjeorgjiane, e cila megjithëse një shembull i mirë në vetvete nuk mund të sigurojë aplikim të suksesshem kudo, pasi varet nga situata lokale (kësaj i shtojmë dhe gjithë rezervat tonat nëse ky shembulli më i mirë i administrimit fiskal për një vend që aspiron Bashkimin Evropian).
Ndërkohë, ndryshe nga shpërblimi i këtij viti, nga janari 2016 hyn në fuqi vendimi për shpërblim të administratës tatimore deri në 6 paga shpërblim në vit nësë realizohen objektivat e planit për mbledhjen e të ardhurave (në fakt ne nuk e kuptojmë qëllimin e këtij shpërblimi kaq shumë bujar të qeverisë, kur në fakt administrata kerkohet të realizojë vetem detyren e saj: realizimin e planit dhe përqindjet e tejkalimit të tij nuk përcaktohen në mënyrë të qartë që të kemi një vlerësim sa më objektiv të përformancës). Sipas vendimit, për të përfituar shpërblimet stimuluese, duhet që, brenda një periudhe 6-mujore të vitit kalendarik (janar-qershor/korrik-dhjetor), administrata tatimore të ketë tejkaluar planin e të ardhurave tatimore (përfshirë kontributet), për të paktën 3 muaj. Me plotësimin e këtij kriteri, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve udhëzon drejtorët e drejtorive në aparatin e DPT-së dhe drejtorët rajonalë që të propozojnë listën e punonjësve që duhet të marrin shpërblim.
Urimi yne për vitin në vijim është padyshimin ndalja e deficiteve buxhetore! Deficiti i të ardhurave këtë vit ka qëne mjeran, por kësaj i shtojmë dhe deficitin mbi shpenzimet. Pas një vonese të konsiderueshme në bërjen e tyre publike nga Ministria e Financave, të dhënat fiskale të muajit nëntor shënuan një mosrealizim të shpenzimeve, ku rolin negativ e luajne shpenzimet kapitale, pra invetimet publike – “zemra” e zhvillimit ekonomik. Urimit tonë të parë i shtohet dhe ai i mirëadministrimit fiskal (si zgjidhja e këtij hendeku) dhe sigurisht transparenca e informacionit, e cila në Web-in e Ministrisë ka qënë në rënie muajt e fundit!
Referenca
Gazeta Tema. Dhjetor 2015. Bashkimi i tatimeve me doganat.
Gazeta Shqip. Dhjetor 2015. Shperblimet e Tatimeve
Tirana Observer Dhjetor 2015. Ndryshon serisht buxheti
http://www.tiranaobserver.al/ndryshon-per-te-3-en-here-buxheti-akt-normativ-per-blerje-energjie/
Fax.al. Dhjetor 2015. Miratohet shpërblimet
http://fax.al/read/news/2239521/10800911/qeveria-miraton-shperblimet-ja-si-ndahen-parate