
Elena Pici
1- Miratohet ligji i dekriminalizimit dhe amnistia e fundvitit
Arritja më e madhe e vitit në fushën e drejtësisë mund të konsiderohet padyshim miratimi i ligji të dekriminalizimit, plot një vit nga marrëveshja e dhjetorit 2014. Më 17 Dhjetor shumica dhe opozita miratuan me konsensus (132 vota pro) projektligjin e aprovuar 2 ditë më parë nga Komisioni i Posacem për Dekriminalizimin e Parlamentit dhe Administratës Publike. Miratimi i ligjit dhe ndryshimeve kushtetuese përkatëse për zbatimin e tij kanë gjetur edhe mbështetjen e presidentit Nishani, si dhe z. Fleckenstein dhe z. Kukan (megjithëse këta të fundit e mbyllën vitin ta publikuar raportin e tyre për Shqipërinë). Ambasada e Shteteve të Bashkuara gjithashtu nxorri një deklaratë përgëzuese, ndërkohë që Znj. Vlahutin, kreu i delegacionit të BE-së në Shqipëri,u shprehu se kjo nismë pritet të forcojë zbatimin e ligjit, përmirësojë integritetin mes zyrtarëve, forcojë luftën kundër korrupsionit por njëkohësisht shtojë besimin e njerëzve ndaj funksionimit të shtetit dhe institucioneve. Ky ligj parashikon disa kategori të zyrtarëve që nuk mund të zgjidhen në poste të larta ose që duhet të lënë mandatet në rast se kanë kryer një shkelje në të kaluarën. Ndër të tjera ligji parashikon se: “Funksionarët e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe subjektet e ligjit të posacëm që rregullon garantimin e integritetit të personave, që janë në detyrë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë të detyruar të përmbushin detyrimet e përcaktuara në atë ligj, brenda 3 muajve nga hyja në fuqi e tij”. Në rast se funksionarë të lartë kushtetues kanë fshehur dënime apo të shkuar kriminalë, atëhere mandati i tyre do të shpallet i pavlefshëm brenda pesë ditëve.
Ashtu sikurse në fundivitin e 2013tës dhe 2014tës, këtë muaj të fundit u miratua dhe amnistia prej së cilës përfituan 720 të burgosuar, kryesisht të rinj, gra dhe të moshuar, sigurisht pa përfshirë ata që janë dënuar për krime të rënda. Megjithatë ky miratim nuk ka kaluar pa debate. Z. Bylykbashi pretendon se ky ligj amniston shpërndarësit e drogës ndërkohe që vazhdon të lërë në burg ata që qeveria konsideron hajdutë të energjisë elektrike. Nga ana tjetër ministri Manjani e lidh amnistinë me nevojën për të shfryrë mbipopullimin në institucionet e vuajtjes së dënimit. Kapaciteti i burgjeve në Shqipëri është rreth 4500 të burgosur, por numri i atyre që vuajnë dënimin është rreth 6000 persona. Vazhdimisht Shqipëria është është kritikuar nga Këshilli Evropës për mbipopullimin e burgjeve dhe kushtet e vështira në këto institucione. Bashkimi Evropian ka investuar rreth 77 milion euro në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës në sistemin penitenciar, vecanërisht në ndërtimin e burgjeve të reja, futja në funksionim e të cilëve ka lehëstuar disi situatën. Së fundi në diskutim është edhe dënimi alternativ si dhe hapja dhe funksionimi i burgjeve private.
2- Venecia miraton draft reformën, por takimi i ekspertëve dështon sërish
Gjatë këtij muaji Komisioni i Venecias shqyrtoi draft-reformën në drejtësi që paraqiti komisioni i posacem parlamentar. Ndër pikat më të rëndësishme, raporti i Komisionit përmend rolin e ministrit të Drejtësisë në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë dhe në Keshillin e Lartë të Drejtësisë në mënyrë që të shmanget konflikti i interesit. Ministri i Drejtësisë nuk duhet të ketë karrige në gjykatën disiplinore. Gjithashtu duhet të sqarohet kush vendos mbi masat disiplinore të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Mekanizmi per zgjedhjen e Prokurorit të Pergjithshëm ngelet një ceshtje tjetër per shqyrtim të mëtejshëm.
Megjithëse duket se në parim morëm një aprovim të përgjithshëm nga Vencia, takimi i tretë i ekspertëve ne fund të Dhjetorit dështoi serisht. Diskutimet mes ekspertëve të Partisë Demokratike, asaj Socialiste dhe EURALIUS-it që mblidhen në Ambasadën Amerikane kanë dakorduar vetëm për pjesën për Gjykatën Kushtetuese, ndaj puna më e madhe duhet bërë akoma. Takimi i rradhës është caktuar ditën e para të Janarit dhe duket të jetë i një rëndësie të vecante. Paralajmërimi i ashpër i Ambasadorit amerikan Donald Lu dhe Ambasadores së BE Vlahutin në një takim të zhvilluar me gazetarë të njohur në vend ka qënë se një mur i ri izolimi e pret Shqipërinë në rast se dështon reforma në drejtësi. Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë ti kërkojnë ndihmë shoqërisë civile të organizojë një marshim paqësor për reformën në drejtësi, si një mesazh drejtuar politikës e cila duhet ta përfundojë këtë proçes sa më parë.
3- Një ministër i ri = shumë takime
Me ardhjen e Ministrit të ri, impulset e reja vijuan edhe këtë muaj. Ëebsite zyrtar i Ministrisë, por edhe faqet e Minitrisë dhe Ministrit Manjani në rrjetet sociale kane qënë mjaft aktive për të publikuar angazhimët e Ministrit, ndër te cilat kanë qënë: takime me homologë, prezantime të zyrtarëve të rinj si ai i Drejtorit të ri të Policisë së Burgjeve, dhe takime me juristë të rinj ( kryesisht ata te forumit rinor te LRI-së). Në këtë vit të ri urojmë që aktivizimi i Ministrit Manjani të vazhdojë me të njëjtin intensitet (mos të jetë thjesht entuziasmi i muajve të parë) dhe të ketë një fokusim aktiv në aplikimin e reformës së drejtësisë dhe përmirësimin e infrastrukturës së vuajtjes së dënimeve.
Referenca
RTSH. Dhjetor 2015. Fleckeinstein dhe Kukan pershendesin dekriminalizimin
http://rtsh.al/lajme/fleckenstein-dhe-kukan-pershendesin-miratimin-e-ligjit-per-dekriminalizimin/
Zeri i Amerikes. Dhjetor 2015. Miratohet me konsensus ligji i dekriminalizimit
http://ëëë.zeriamerikes.com/content/article/3107221.html
Gazeta Dita. Dhjetor 2015. Raporti i Komisionit te Venecias
Panoramal.al. Dhjetor 2015. Dekriminalizimi, mandet nderpritet per pese dite
http://ëëë.panorama.com.al/dekriminalizimi-mandatet-do-nderpriten-brenda-pese-diteve/
Ora Neës. Dhjetor 2015. Izolimi i dyte i Shqiperise? http://ëëë.oraneës.tv/vendi/ambasadoret-nese-nuk-miratohet-reforma-ne-drejtesi-rrezikohet-mbyllja/
Shekulli.com. Dhjetor 2015. Miratohet amnistia http://ëëë.shekulli.com.al/p.php?id=365378