
Gerion Treska
1- Testimi i kandidatëve për mësues, garancinë e transparencës e jep qeveria
Cilësia e mësuesve ekzistues në sistemin arsimor si dhe të atyre që janë kandidatë për të qënë pjesë e sistemit ka qënë në mënyrë konstantë një çështje e debatuar me reagime emotive dhe pamjaftueshmërisht ligjore mes qeverisë dhe opozitës. Megjithatë asgjë nuk e ka ndalur MAS-in të vazhdojë po ashtu si në Dhjetor 2014, testimi e kandidatëve për mësues edhe në Dhjetor 2015, kryesisht duke përdorur Portalin Mësues për Shqipërinë si mjet informues.
Për këtë vit testi u zhvillua më datën 19 Dhjetor si fazë e dytë, menjëherë pas shqyrtimit të dosjeve për kualifikimin e kandidatëve pjesmarrës në test. Përshendetur edhe nga Kryeministri si dhe Ministrja Nikolla ky testim u vlerësua nga ata si si një standard të ri në sistemin arsimor i cili largon politikën dhe korrupsionin në emërimet e mësuesit, duke e zëvendësuar atë me një proces korrekt përzgjedhjeje të bazuar në transparencë dhe meritokraci.
Mesa duket janë vetëm këto dy figura të sistemit që mund të japin garancinë absolute të funksionimit të sistemit të përzgjedhjes së kandidatëve. Megjithatë vlen të përmendet se Raporti i Muajit Nëntor të APPA Tank nis me titullin “Deputetët emërojnë mësuesit”, si një rast i cili i referohet rastit të listës së Lushnjës si një “majë iceberg-u” të emërimit të mësuesve me rekomandim të deputetëve. Portali i Qeverise transparenca.al nuk vonoi ta përgënjeshtrojë këtë lajm në muajin e kaluar por në fund të fundit suket se certifikuesit e cilësisë mbeten Kryeministri dhe Ministrja të cilët, patjetër duhen përgëzuar për reformimin e kryer në arsim, por jo domosdoshmërisht cilësor ashtu sikurse arta e “çertifikojnë”. Ka mjaft hapësira dhe mangësira të cilat me ndihmën e aktorëve të duhur si dhe interaktivitetit me publikun mund të përmirësohen.
Ministrja premtoi se më 22 Dhjetor do të bëhej transparente e gjithë listën e fituesve për çdo Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore (gje e cila nuk ka ndodhur ende) në vend duke ndryshuar kështu situatën për 177 mijë nxënës që ishin prekur nga shkelja e vazhdueshme e ligjit ndër vite, me mësues pa arsim përkatës dhe jashtë profilit. Si dhe rikujtoi mekanizmin e funksionimit të mëtejshëm për punësimin e mësuesve që marrin pikët më të larta në test. Ku, Drejtuesit e shkollës pasi të bëjnë publike vendet vakante, më pas do të jetë Bordi i shkollës për të dhënë pëlqimin e tyre dhe marrjen e liçencës nëpërmjet provimit të shtetit për të ushtruar të drejtën e profesionit.
Emërimet e reja do të bëhen në 2015-ën, pasi ndërpresin kontratën ata që janë pa arsimin përkatës por edhe pas spostimeve të mësuesve jashtë profilit, megjithëse mbi mësuesit jashtë profili MAS nuk ka bërë transparentë pothuajse asnjë material për publikun mbi shifrat, shkollat dhe metodologjinë e evidentimit se si dhe ku ekzistojnë mësues jashtë profilit.
2- Protestat e studenteve “apolitike”
Në protestën e mes Dhjetorit të Lëvizjes për Universitetin nga vetë drejtuesit u shprehën disa pika të cilat ata kërkojnë në kuadër të sprapjes së reformës së arsimit të lartë:
- rrëzimin e reformës klienteliste dhe hapjen e një procesi të ri reformues, ku peshën kryesore ta kenë universitarët;
- universitete që prodhojnë dije dhe që i shërbejnë zhvillimit shoqëror dhe demokratik të vendit;
- universitete ku studentët hyjnë e dalin vetëm sipas meritës studimore dhe jo kapacitetit për të paguar;
- ulje të përvitshme të tarifave drejt arsimit publik falas;
- rritje të investimeve publike në përmirësimin e kushteve të studimit dhe të jetesës studentore,
- universitete të vetorganizuara demokratikisht, ku zëri kryesor u takon studentëve e pedagogëve dhe jo qeveritarëve, tregtarëve dhe burokratëve
Mbi gjithçka duket se këta të rinj po përpiqen të sjellin një frymë të re të protëstave dhe nismave apolitike dhe aq më tepër të fryra apo shtyra nga politikanë të caktuar. Vendosmëria e kësaj lëvizjeje duket se sa vjen e shtohet sidomos në komunitetin studentor publik, sepse komuniteti studentor jo publik ose privat duket se “fle i qetë”.
Por ndërsa protestat për të kthyer mbrapsht reformën në arsimin e lartë premtojnë të vazhdojnë, në datat 14-15 Dhjetor u zhvillua Konferenca dy ditore me temë: “Reforma e Arsimit të Lartë në Shqipëri: Realizimi i Shërbimeve Universitare – Eksperienca dhe Modeli Italian”. Qëllimi i kësaj konference, në kuadër të reformës në arsimin e lartë dhe marrëveshjes së bashkëpunimit mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane në fushën e arsimit dhe shkencës, synon që studentëve, pedagogëve dhe universiteteve t’u ofrohet një platformë me shërbime universitare sipas modelit të universiteteve italiane. Në këtë mënyrë duket mjaft qartë se qëndrimi i MAS dhe qeverisë ndaj protestave të studentëve janë krejtësisht të kundërta.
Referenca:
http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=333010
http://www.oranews.tv/vendi/mesuesit-fitues-jo-domosdoshmerisht-do-tu-sigurohet-nje-vend-pune/
http://www.oranews.tv/vendi/perplasje-mes-qeverise-dhe-pd-per-testimin-e-mesuesve/
http://mesues.arsimi.gov.al/index.php/testimi
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=337219
http://www.panorama.com.al/testimi-i-mesuesve-nikolla-nis-me-tiranen-ne-nentor/
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/12/17/levizja-per-universitetin-ne-janar-bojkotojme-tarifat/
http://www.reporter.al/edi-rama-merr-diplome-si-perfaqesues-i-universiteteve-private/
http://www.arsimi.gov.al/al/neësroom/lajme/sherbime-universitare-sipas-standardeve-evropiane&page=1