1- Kryeministri
Në mbyllje të 2015-ës, Kryeministri prezantoi projektbuxhetin për v2016-ën. Në fjalimin e tij në parlament, fund e krye, kryeministri edhe pse ne vitin e parafundit të mandatit të vet, vazhdon të fajësojë qeverinë e kaluar për gjithçka ndodh sot. Ky fjalim dukej sikur bartte në vete parimin “Kur nuk lavdëron dot veten, shaj të tjerët”. Mirëpo këta të tjerët nuk janë më konkurentët e tij, nuk janë as partnerët e tij. Janë qeveria e dikurshme. Qeveria e sotme përbëhet prej partisë që udhëheq kryeministri ynë, dhe Ilir Metës e partisë së tij. Në matematikë do të shënohej si një probabilitet zero, ideja që kryeministri kërkon të përçojë se për problemet e sotme të vendit nuk ka asnjë faj qeveria aktuale, por keto janë efektet e qeverisë së para 3 viteve.
Më thellë në muajin e fundit të vitit, kryeministri prezantoi një regjistër të ri sivëlla i regjistrit që kemi vëzhguar me dyshim në raportin e kaluar. Ky regjistër i ri pretendohet se do të regjistrojë të gjithë diasporën shqiptare. Në fjalët e vetë kryeministrit: “Sipas këtij projekti, që tanimë është një projektligj, shqiptarët jashtë vendit do të kenë mundësi të regjistrohen thjesht nëpërmjet internetit, duke shfrytëzuar një portal të blinduar për nga pikëpamja e sigurisë, i cili po ndërtohet vetëm për këtë qëllim, ashtu siç e kanë të gjitha shtetet normale. Qytetari do të regjistrojë të dhënat e tij, do të deklarojë adresën jashtë Shqipërisë dhe që nga ai moment, ai do të jetë një shqiptar i regjistruar, me një konsum kohor 90 sekonda. Pas kësaj, autoritetet e gjendjes civile do i dërgojë në atë adresë nëpërmjet postës normale, një kod alfanumerik unikal që do jetë vetëm kodi i tij. Në atë moment, shtetasi do ta vendosë kodin e tij në portalin përkatës dhe shteti që nga ajo sekondë aktivizohet menjëherë ndaj këtij individi, i cili që nga ai moment meriton të gjitha shërbimet, njësoj siç i kanë të gjithë të tjerët”. Mirëpo këtu nuk shohim asnjë funksion që mund të kryejë ky regjistër në ndihmesë të jetës së emigrantëve shqiptarë. Ata do vazhdojnë të jenë të braktisur, ashtu sikurse u braktisën kur partia sot në pushtet nuk e mbajti fjalën për të krijuar ministrinë e emigracionit, ashtu sikurse u braktisën prej qeverisë së kaluar e qeverisë së sotme me mungesën e një strategjie, plani a veprimtarie të ministrisë së Punëve të Jashtme në ndihmë të emigrantëve tanë.
2- Përmbytjet
Për të tretin vit radhazi, përkundër premtimeve me të cilët erdhi në pushtet, kjo qeveri nuk arriti të sistemonte aspak sistemin e kundërpërmbytjeve në zonat më të prekura të vendit. Kjo ishte përmbytja e tretë radhazi në 3 vite qeverisje. Përveç sho33t të dikurshëm të kryeministrit me qengjin në krahë, asgjë tjetër nuk u bë për këto familje që janë mbushur deri në fyt jo vetëm me premtime por edhe me ujë, në kuptimin e parë të fjalës. Për ironi, qeveria i akordon 2.5 mln euro dëmshpërblim kompanisë që po ndërton Bypass-in e Fierit, përmes kompanisë Eurosig. Mirëpo nëse e shtrijmë vëzhgimin tonë, do të shohim që kjo kompani ka fituar tenderin jo vetëm për Bypass-in e Fierit, por edhe për atë të Vlorës, edhe projektin për rindërtimin e stadiumit “Qemal Stafa”, e tendera të tjerë që në kohën e qeverisë berisha. Dyshimi qëndron, a është vërtetë kjo kompania e vetme që mund të realizonte këto projekte kombëtare, apo ashtu sikurse akuzojnë vazhdimisht ambasadorët e huaj në shqipëri, qeveritarët janë po aq të korruptuar sa edhe gjyqtarët. Sidoqoftë historia, në fund të dhjetorit, por jo ne fund të dimrit, paratë nuk i shkuan për ndihmë popullit, por një kompanie private që ka monopolin e Bypass-eve në vend.
3- Politika e Jashtme e Ramës.
Sikurse pritej, vizita e Ramës në Izrael, do të ishte e sherbetosur. Jo për faktin se Në zgjedhjet e 2015-ës fushata e PS kopjoi dizajnin e fushatës së Netanyahut, por për shkak të buzeqeshjeve të domosdoshme. Buzeqeshjet e domosdoshme, konsiderohen si ato lëvdata, e nderime që një palë i bën palës tjetër për hir të një interesi të caktuar. E në rastin tonë interesi ndaj Izraelit, është një Interes ndaj Sh.B.A-ve. Kështu, duke nderuar Izraelin kemi nderuar Amerikën, thënë kjo në gjuhën më të thjeshtuar. Ashtu sikurse dihet qartë, Sh.B.A, e konsideron Izraelin si aleatin parësor të vetin, dhe ne na takon që të bëjmë politikë të jashtme me këtë bosht. Mirëpo diskoherenca e aktorëve të vegjël në marrëdhëniet ndërkombëtare, bën që Rama në këtë rast të tallet me vetveten. E ben këtë duke konsideruar mik, armikun public të “Vëllait’ të vet. Sikurse e ka quajtuar ai presidentin turk Erdogan. Diskoherenca e madhe ngrihet mbi një silogjizëm të përmbysur Nuk mund të konsiderosh njëherazi miq dy individë që me njëri – tjetrin janë armiq, heret a vonë, do të të duhet të zgjedhësh. Nuk mund të mbash dy qëndrime të kundërta njëkohësisht, kjo të çon në absurd logjik. Ashtu sikurse është edhe politika e jashtme e Ramës.
Ajo që mund të konsiderohet gjithashtu, një tragjedi për politikat publike, është heqja për të tretin vit radhazi e shpërblimeve të Vitit të Ri, për klasën punëtore të vetë shtetit. Por sidomos pë rata me asistencë sociale, e për pencionistët.