A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Politika e Jashtme | Maj – Qershor 2017

    Sokol KONDI, MSc

    Kush e këshillon ministrin?

    Në një dokument të publikuar nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme, i cili duket se ka shërbyer për përdorim të brendshëm, lidhur me me nëpunësit e këtij institucioni që kanë detyrim deklarimin e pasurisë, bie në sy një fenomen interesant.

    Edhe pse në tabele shfqen emra drejtorësh dhe drejtuesish të tjerë të lartë, që mbajnë plot grada diplomatike dhe kanë mbi supe shume vite karrierë, ministri ka zgjedhur që pavarësisht kësaj, njerëzit e tij më të ngushtë, pra ata që do ta këshillojnë direkt mbi problematikat më të mprehta dhe të rëndësishme, të jenë njerëzit me më pak përvojë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme.

    Ndër ta, ansjëri nuk ka gradë diplomatike, nuk ka shërbyer asnjëherë si ambasador apo nëpunës në shërbimin e jashtëm shqiptar dhe për disa syresh përvoja e parë profesionale ka qenë pikërisht ajo e Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

    Për dy vite me radhe, për të dhënë një shembull, ministri Bushati është këshilluar nga Ravesa Lleshi, të cilën më pas e ngarkoi me punë si përfaqësuesja e Shqipërisë pranë OSBE-së.

    Këshilltarja në fjalë, sikurse e ka pohuar edhe vetë ministria, nuk është një diplomate karriere, megjithatë u përzgjodh (nuk dihet mbi bazën e cilit kriter) për të këshilluar përfaqësuesin më të lartë të politikës së jashtme shqiptare pas Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit të vendit, pra Ministrin e Punëve të Jashtme, dhe si duket, pasi e ushtroi shumë mirë këtë detyrë, u shpërblye me postin e mbasadores pranë OSBE-së, edhe pse në shkelje të ligjit të propozuar nga vetë MPJ dhe të miratuar nga shumica në pushtet lidhur me shërbimin e jashtëm.

    Në fakt, ish-këshilltarja nuk plotësonte as kriterin e 10 viteve përvojë në marëdhëniet me jashtë për t’u bërë ambasadore në bazë të ligjit në fjalë. Të njëjtën problematikë lidhur me mugesën e përvojës në diplomacinë e terrenit, dhe me të pasurit vetëm diplomacinë e librave shfaqin edhe këshilltarë të tjerë të ministrit si Glevin Dervishi, Enzo Shijaku dhe Kleina Kasanai.

    Të gjithë nëpunësit e mësipërm, në tabelën e lartpërmendur nuk kanë të shënuar asnjë vit vjetërsi pune, në kohën kur është publikuar dokumenti dhe nuk kanë asnjë gradë diplomatike. Madje disa prej tyre e kanë bosh edhe kutizën e zërit “kualifikime” apo “gjuhë të huaja”. Jo se të jesh i ri është sinonim i të mos diturit, përkundrazi, shpeshherë ndryshimet  e mëdha dhe revolucionet vijnë nga të rinj guximtarë dhe besimplotë.

    Por zor se kjo ndodh në një sferë si diplomacia, ku burrat dhe gratë me thinja, që kanë shpenzuar dekada të tëra nga jeta e tyre në kontakte dhe njohje të politikës, kulturës dhe traditeve të vendeve të ndryshme ku kanë shërbyer, janë ata të cilët janë më të përshtatshëm për t’ia dhënë ndonjë këshillë ministrit, gjithnjë nëse ky i fundit ka vërtet nevojë dhe gjithnjë nëse këshillat e vërteta të politikës së jashtme nuk i vijnë nga ndonjë “super-këshilltar” me hierarki më të lartë se ai në formë diktati.

    Të vjen habi kur në tabelën në fjalë sheh emra burrash dhe grash me grada të larta diplomatike dhe shumë vite vjetërsi punë, si dhe gjuhë të shuma të folura, falë karrierës së tyre diplomatike. Ata janë lënë në detyra të rëndësishme drejtuese në ministri, megjithatë nuk janë parë të denjë si këshilltarë. Këshillat, ministri i ka preferuar nga “truri i freskët” i sapo dalë nga bankat e universiteteve.

    Aq e vërtetë është kjo freski, sa që në një takim të rëndësishëm dypalësh në mjediset e MPJ ndërmjet diplomatëve të lartë grekë dhe atyre shqiptarë, përfshi edhe vetë ministrin tonë, i vetmi diplomat me thinja i MPJ-së shqiptare ishte Sekretari i Përgjithshëm, i cili gjithashtu tashmë është larguar nga godina e MPJ për të shërbyer si ambasador në një shtet të rëndësishëm. Por me siguri edhe këtë “gap”, MPJ do të dijë ta plotësojë me prurje të reja dhe të freskëta, në emër të traditës së mandatit të fundit qeverisës.

    MINISTRIA E PUNËVE TË JASHTME

    CV e nëpunësve që kanë detyrim deklarimin e pasurisë

    Nr Emri, mbiemri Drejtoria Arsimimet Kualifikime Gjuhët e huaja Titujt shkencore Gradat diplomatike Vjetërsia në punë
    1 Qirjako Qirko Sekretar I Përgjithshëm Fakulteti I Drejtësisë,Universiteti I Tiranës Anglisht, Italisht Ministër Fuqiplot 28 vjet
    2 Sokol Gjoka Drejtoria e MarrëdhënieveDypalëshe Fakulteti Histori-Filologji,Dega Anglisht Universiteti I Tiranës

    Studime Pasuniversitare,Shkenca politike në Kolegjin Birkback,Universiteti I Londrës

    Anglisht, Italisht Ministër Fuqiplotë
    3 Blerta Kadzadej Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse Fakulteti Histori-Filologji,Dega Anglisht,Universiteti I Tiranës

    Analizë Biznesi dhe Marketingu,Kolegji George Brown,Toronto,Canada

    Master në Administrim Biznes,Fakulteti Ekonomik,Universiteti I Tiranës

    Anglisht, Italisht Nuk ka 20 vjet
    4 Edmond Trako Drejtoria e Marrëdhënieve Shumëpalëshe Ministër Këshilltar
    5 Shaban Murati Kabineti

    Këshilltar I Ministrit

    Fakulteti Histori-Filologji, Dega Letërsi, Universiteti I Tiranës Kurs I Zëdhënësve të Shtypit të MPJ të Europës Lindore,Stokholm

    Kurs I Politikës së Jashtme,Austri

    Anglisht, Italisht, Rusisht, Maqedonisht Ministër Fuqiplotë
    6 Glevin Dervishi KabinetiKëshilltar I Ministrit Fakulteti I Shkencave Sociale,Dega Shkenca Politike, Universiteti I Tiranës;

    Master Shkencor,Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare,Fakulteti Histori-Filologji;

    Doktoraturë, Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare, Fakulteti Histroi-Filologji

    TOEFL Anglisht, Italisht Nuk ka
    7 Enzo  Shijaku Këshilltar I Ministrit
    8 Ravesa   Lleshi Këshilltar I Ministrit
    9 Kleina  Kasanai Këshilltar I Ministrit
    10 Dastid Koreshi Drejtoria e Amerikës,Azisë,AfrikësdheOqeanisë Fakulteti I Gjuhëve të Huaja,Dega Rusisht, Universiteti I Tiranës;

    Master nëArte,Universiteti I Westminster

    Anglisht, Italisht,Frwngjisht, Rusisht, Polonisht Sekretar I Parë
    11 Mimoza Halimi Drejtoria e Europes Fakulteti I Ekonomisë,Universiteti I Tiranës;

    Marredhënie Ndërkombëtare,Universiteti Shtetëror Moskë

    Kurs për Diplomatët e Europës Qendrore dhe Lindore,Gjermani; Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Rusisht MinistërKëshilltare
    12 Bashkim Rama Drejtoria e Rajonit dhe Vendeve Fqinje Fakulteti Histori-Filologji,Dega Gjuhë Letërsi Ruse,Universiteti I Tiranës;

    Kurs I Lartë I Filozofisë,Tiranë

    Rusisht, Anglisht, Gjermanisht, Bullgarisht, Italisht Nuk ka
    13 Plator Kalakula Drejtoria NATO Fakulteti I Drejtësisë,Universiteti I Tiranës;

    Master nëPolitikëNdërkombëtarenëUniversitetin ULB (Free University of Brussels) Bruksel

    Qendra për Studimet e Aplikuara dhe Negociata Ndërkombëtare,Gjenevë, Zvicër;

    Instituti I MarrëdhënieveNdërkombëtare ‘Clingendael’ Hage;

    Kolegji I Studimeve Strategjike   dhe Ekonomisë së Mbrojtje (CSSDE) ‘George C. Marshall’ Garmish,Gjermani

    Anglisht, Italisht, Frëngjisht Ministër Fuqiplotë
    14 Venera Domi Drejtoria e OrganizataveShumëpalëshe Fakulteti I Gjuhëve të Huaja,Dega Frëngjisht,Universiteti I Tiranës;

    Fakulteti Juridik,Universiteti I Tiranës

    Cikli I Shkurtër Ndërkombëtar(ENA) Shkolla Kombëtare e Administratës,Francë;

    Kualifikim për Cështjet Juridike e Konsullore, Suedi;

    Cështjet Europiane, Greqi,Spanjë dhe BE;

    Integrimi Rajonal dhe Global,Francë

    Anglisht, Frëngjisht, Italisht Ministër Fuqiplotë
    15 Arjan Spasse Drejtoria e BE Fakulteti Histori-Filologji,Dega Gjuhë Letërsi,Universiteti I Tiranës Kurs I Akademisë Diplomatike Anglisht, Italisht, Maqedonisht, Bullgarisht Këshilltar
    16 Gazmend Barbullushi Drejtoria e Cështjeve Konsullore dhe Diasporës Fakulteti I Inxhinierisë Mekanike, Universiteti I Tiranës;

    Studime Pauniversitae në DSE,Mannheim, Gjermani, Fakulteti I Inxhinierisë Esslingen

    Kurs për Diplomacinë,Gjermani Anglisht,Gjermanisht Ministër Fuqiplotë
    17 Armand Skapi Drejtoria e TraktatevedhetëDrejtësNdërkombëtare Fakulteti I Drejtësisë,Universiteti I Tiranës (Bachelor dhe Master) Kurs për të Drejtën Ndërkombëtare të Detit,Rodos,Greqi;

    Kurs për Diplomacine,Clingendael,Hollande;

    Kurs për të DrejtenNdërkombëtare,Itali

    Anglisht, Italisht, Frëngjisht Ministër Këshilltar
    18 Anila Bitri Akademia Diplomatike Fakulteti Histori-Filologji,Universiteti I Tiranës;

    Studime pasuniversitare në Universitetin e Tiranës,Universitetin e Sorbonës (Paris),Universitetin Alcala (Spanjë),Universiteti I Granadës (Spanjë)

    Apanjisht, Frëngjisht, Anglisht, Italisht Nuk ka
    19 Albana Dautllari Drejtoria e DiplomacisëEkonomikedhePublike Universiteti I Sofjes,DegaJuridik (Bachelor dhe Master) Anglisht Sekretare e Parë
    20 Ermal Muca Drejtoria e Protokollit të Shtetit Universiteti I Stambollit,Fakulteti I Shkencave Ekonomiko-Politike,Dega Marrëdhënie Ndërkombëtare-Diplomaci,Stamboll Kursi Ndërkombëtar I Diplomacisë për Diplomatët e Rinj, Turqi Anglisht,Turqisht, Frëngjisht, Italisht Ministër Këshilltar
    21 Krenar  Mema Drejtoria e BurimeveNjerëzore Fakulteti I Shkencave të Natyrës,Dega Merceologji,Universiteti I Tiranës Frëngjisht, Anglisht Nuk ka
    22 Etleva  Haka DrejtoriaShërbimevedheCështjeveJuridike Fakulteti I Shkencave të Natyrës,Dega Matematikë, Universiteti I Tiranës;

    Fakulteti Juridik,Universiteti I Tiranës;

    Master AdministrimBiznes,Universiteti I Belfordit

    Anglisht,

    Italisht,

    Rusisht

    Nuk ka
    23 Ilda  Dega Drejtoria e Financës Fakulteti Ekonomik, Dega Financë,Universiteti I Tiranës.

    Studime pasuniversitare në Fakultetin Ekonomik

    Anglisht, Italisht Këshilltare
    24 Pranvera  Dibra Drejtoria Arkivit Historik dhe Dokumentacionit Fakulteti Histori-Filologji, Dega Histori, Universiteti I Tiranës;

    Master I Arteve në Histori Politike,Universiteti I Europës Qëndrore,Kolegji I Budapestit

    Trajnim 2 mujor mbi mënyrën e kërkimit të burimeve historike,Universiteti I Londrës;

     

    Anglisht, Italisht, Rusisht ProfesorAsocuar Këshilltare
    25 Eneida  Hoxha Drejtoria e Auditit të Brendshëm Fakulteti I Ekonomisë Agrare, Dega Financë, Universiteti I Tiranës;

    Master në Administrim Publik,Fakulteti Ekonomik, Universiteti I Tiranës.

    Anglisht Italisht Nuk ka

     

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.