Rezarta CAUSHAJ, MSc
Kriza e Integrimit në BE
Duke qënë se me hyrjen në vitin e tretë të raportimit APPA ka zgjeruar fokusin e saj, tashmë procesin e integrimit do të mund t’a paraqesim më të plotë, duke ofruar edhe punën që po bëhët nga të gjitha institucionet e përfshira. Më specifikisht në këtë raport të parë të 2017, duke marr shkas nga zhvillimet më të fundit, do ta kthejmë vëmendjen nga institucionet e BE. Zhvendosja e vëmendjes është gjithashtu e motivuar nga fakti se burimet zyrtare të Ministrisë së Integrimit ndjekin vazhdimisht të njëjtën linjë të vagulltë informimi, duke u përqëndruar thjeshtë dhe vetëm të aktivitet që gjenden në axhendën e zyrtarëve kryesor si dhe fjalimeve të rastit[1]. Gjatë dy viteteve të kaluara kemi sjell mjaftueshëm shembuj të mungesës së trasparencës, të zbatmit të ligjit mbi informimin dhe politizimit të institucionit në fjalë.
Pavarësisht publikimit të raporteve apo rekomandimeve të bëra vazhdmisht nga BE ndaj një vendi kandidat, është e kuptueshme se standardi që këto vende aspirojnë të arrijnë në aplikimin e politikave apo etikës institucionale është vetë Bashkimi Europian. Kjo është edhe arsyeja përse vlerësojmë se gjatë 2-mujorit të fundit modeli që i është ofruar qytetarit shqiptar ka qënë shumë pak konsistent me këtë standard.
Situatat në të cilat është shprehur kjo mungesë konsistence e pse jo, edhe mungese llagaridhënie, që kanë përfshirë disa institucione të Bashkimit Europian, i kemi përzjedhur në bazë të “shkeljeve” të bëra, si më poshtë:
- Gjatë diskutimeve për kalimin e Reformës në Drejtësi gjatë muajit korrik 2016, përfaqësuesi i Delegacioni në Shqipëri ka mbajtur qëndrim të njëanshëm politik, duke e justifikuar me kriteret dhe kërkesat e BE për kalimin e refomës.
- Gjatë diskutimeve për kalimin e Reformës në Drejtësi, ka patur raportime se përfaqësues të Misionit Euralius, të nënkontraktuar nga BE në Shqipëri të kryer rol këshillimor teknik, kanë bërë ndërhyrje joinstitucionale e jashtë kompetencës së tyre, duke folur në emër të BE.[2]
- Në fillim të dhjetorit Gjykata Kushtetuese ridërgoi pranë Komisionit të Venecias ligjin mbi Vettingun, duke cituar se version i parë i dërguar nga Euralius ishte përkëthyer me korrektime të termave kyc[3].
- Në të njëjtën javë portali al paralajmëroi se Z. Deville ishte pezulluar nga detyra dhe ishte thirrur në Bruksel për të dhënë shpjegime.[4]
- Ndërsa Misioni reagoi duke justifikuar largimin si leje të zakonshme të një zyrtari fillimisht, pasi u konfirmua largimi përfundimtar dy javë më pas nuk bëri asnjë deklaratë shpjeguese.[5] Asnjë shpjegim nuk erdhi as nga Brukseli zyrtar mbi këtë rast.
- Kreu i delegacionit, Znj. Vlahutin, tregoi njëanshmëri duke mbështetur versionin e qeverisë se hapja e negociatave ishte e kushtëzuar vetëm nga zbatimi i refomës në drejtësi, duke anashkaluar rekomandimet e tjera të Mbledhjes se Ministrave të Jashtëm të BE që kishin të bënin me luftën ndaj korrupsionit dhe trafikut të drogës[6], për masat për forcimin e legjislacionit mbi mbrotjen e të drejtave të njeriut, adoptimin unanimisht të një ligji për sigurimin e legjitimitetit të personave të zgjedhur, të nominuar ose me funksione publike. E theksojmë si njëanshmëri sepse deklaratat e saj[7] ishin shprehur më parë nga burime që favorizojnë qeverinë[8], si dhe janë rimarr sërish nga vetë Kryeministri për shpërndarjen e një versioni të rremë të deklaratës.[9] Ky vlerësim mbështetet edhe ne raste të tjera ku nuk ka patur asnjë reagim nga Delegacioni për shtrëmbërime të të dhënave duke abuzuar me besueshmërinë e BE nga ana e qeverisë, si në rastin kur Kryeministri paraqiti studime të Idra-s si studime të bëra nga BE[10].
- Gazeta Dita publikoi kontratën e blerjes së rezidencës së re të delegacionit nga Kreu i saj, Znj, Vlahutin, në kompleksin Rolling Hills, me një shumë që tejkalon disa herë vlerën e pronave të shitura në atë kompleks, pa zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe pa asnjë arsye që të justifiskojë blerjen e jo marrjen e zyrave me qera, si një praktikë e zakonshme e misioneve të huaja.
- Zëdhënësja e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikat e Sigurisë, Francesca Mogherinit, në deklaratën e saj, përkundrazi, tregoi se Znj. Vlahutin kishte mbështetjen e BE pasi blerja e vilës ishte kryer bazuar në studime të tregut, duke marr parasysh edhe kritere të sigurisë[11].
- Portali Hashtag.al paraljmëroi më 09.02.2017 se Zyra e BE Kundër Mashtrimit (OLAF) ndërkohë ksihte filluar një hetim ndaj zonjës Vlahutin, jo vetëm për aferën në fjalë, por edhe për praktikat e prokurimit, si dhe disa emërime të dyshuara nepotike brenda Delegacionit.[12]
- Ndërhyn Parlamenti Europian nëpërmjet Eurodeputetes Ingeborg Grässle, që ka dërguar një pyetësor Shefes së Shërbimit të Jashtëm, Znj. Mogherini, për të hetuar mbi rregulLsinë e procedurave të ndjekura gjatë blerjes së vilës prej 1,65 milionë euro në rezidencën Rolling Hills[13].
- Ministri i Drejtesisë me anë të një letre drejtuar Presidentit dhe Ambasadorëve të BE e SHBA, denoncon krijimin e ONM, Bordit të Menaxhimit të Misionit Monitorues Ndërkombëtar si jokushtetues, duke qënë se ligji përcakton se pjesë e tij duhet të jenë persona me të pakten 15 vjet ekseriencë si ekspert ligjor, duke qënë se do të këshillojnë Parlamentin në një sërë fazash.
- Ministri i Integrimit, Znj. Gjosha e mbështet Z.Vasili duke kërkuar ndërhyrjen e komisionerit Hahn për rivendosjen e dialogut mes palëve të përfshira në zbatimin e reformës.
- Komisioneri Hahn nuk jep një reagim për krijimin e Bordit, duke ia faturuar qeverisë. [14]
- Zëdhënësja e BE, Znj. Kocijančič, deklaroi së fundmi se përbërja e ONM është diskutuar me detaje me qeverinë, duke mos bërë asnjë detaj publik. Kjo shpërfillje për Kushtetutën e vendit është këmbanë alarmi, po aq sa lënia në dorë e zbatimit të saj qeverisë.
Kemi preferuar të bëjmë një renditje kohore të fakteve të njohura mbi cështjet e ngritura më sipër për të dhënë një vështrim të plotë mbi ngatërresën e shkaktuar nga ana e institucioneve të BE të anagzhuara me integrimin, që i mbivendoset asaj të institucioneve shqiptare, duke mos i dhënë mundësi qytetarit mesatar të informohet në mënyrë korrekte mbi çështjet që e prekin.
Për më tepër, vlerësojmë se mungesa e kontrollit të Komisionit Europian ndaj Delegacionit të BE në Shqipëri, shoqëruar kjo me mungesë sqarimi të publikut mbi të gjitha incidentet e sipërpërmendura, menaxhimi i procesit të integrimit nga institucione burokratike si Komisioni Europian, ka sjell dukuri negative si anshmëria e përfshirja në lojrat politike vendore, prishje të etikës institucionale, dyshim për korrupsion në radhët e zyrtarëve të BE, humbje të besimit e një pjesë të qytetarëve ndaj BE si dhe politizimin e Reformës në Drejtësi. Mendojmë se në një vend aspirant për të hyrë në BE, të tilla fenomene inkurajojnë papërgjegjshërinë dhe keqqeverisjen.
Shënim: Ky Raport do t’i dergohet Komisionit Europian në formë ankese
[1] Faqja Zyrtare e Ministrisë së Integrimit
http://ëëë.integrimi.gov.al/al/neësroom/lajme
[2] http://ëëë.exit.al/2016/07/19/loja-me-e-fundit-me-reformen-ne-drejtesi-exit-shpjegon/
[3] http://ëëë.panorama.com.al/kushtetuesja-ridergon-ne-venecia-vettingun-zbulohet-cfare-fshihet-ne-teksin-e-ndryshuar/
[4] http://ëëë.hashtag.al/index.php/2016/12/01/brukseli-ka-pezulluar-shefin-e-misionit-euralius-ne-tirane/
[5] http://ëëë.exit.al/?s=Euralius
[6] http://ëëë.consilium.europa.eu/en/meetings/gac/2016/12/13/ – Shih në krah për versionin PDF të deklaratës nën titullin “Outcome of the Council metting”
[7] http://ëëë.exit.al/en/2016/12/19/ëhom-does-vlahutin-represent/
[8] http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=343053
[9] https://ëëë.facebook.com/edirama.al/posts/10154288403171523
[10] http://ëëë.hashtag.al/index.php/2017/01/28/ekskluzive-rama-ofroi-sondazhin-e-soros-si-raport-te-be-se/
[11] https://ëëë.neëeurope.eu/article/eu-pays-double/
[12] http://ëëë.hashtag.al/index.php/2017/02/09/ekskluzive-romana-vlahutin-nen-hetim-per-korrupsion-dhe-abuzim-me-detyren/
[13] http://ëëë.exit.al/2017/02/16/parlamenti-evropian-pyetje-mogherinit-per-vilen-e-vlahutin/