Ergisa BEJKOLLARI, Msc
Protesta e Zharrëzës dënon praktikën që bota po e lufton ashpër prej vitesh
“I çojmë fëmijët çdo muaj në spital. Nuk na tregojnë të vërtetën, nuk na thonë që në gjakun e tyre ka karbon. Na nxjerrin nga spitali me arsyen se është grip, por ne e dimë të vërtetën” shprehet për APPA, Qani Rrethi, banori i Zharrëzës për të cilin greva e muajit shkurt ishte e 3-ta e këtij lloji.
Mëngjesin e ditës së sotme protestuesit e Zharrëzës mbërriten në kryeqytet. Të lodhur, por të vendosur ata qëndrojnë ende para dyerve të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. Paraditen e ditës së shtunë, në një takim me disa prej përfaqësuesve të grevistëve dhe zv.kryeministrit Niko Peleshi, ata shprehën qartë për APPA tre kërkesat që i drejtojnë qeverisë:
1- Akt me shkrim për ndalimin e menjëhershëm të shpimeve me injektimin e ujit në nëntokën e Zharrëzës.
2- Dëmshpërblimin e plotë të banesave që janë bërë të pabanueshme.
3- Vlerësim dhe rikonstrukturim te banesave të dëmtuara pjesërisht.
Ndërsa, aktivistë të ndryshëm shprehin se qeveria e ka në dorë çështjen. Ajo mund të përdorë për shpërblimin e banorëve Fondin e Emergjencave Civile duke i klasifikuar lëkundjet si fatkeqësi natyrore. Ose mund të zgjedhë të shkojë në një proces arbitrazhi me kompaninë Bankers Petroleum, për të marrë prej saj dëmshpërblimin që do u shpërndahet më pas banorëve. Këtyre të fundit, nuk u intereson nëse e ka fajin qeveria apo kompania e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. Dy kërkesat e fundit të banorëve kanë marrë përgjigje nëpërmjet deklaratave të mëposhtme, megjithëse ata e kërkojnë premtimin me shkrim:
Më herët, zv.kryeministri Niko Peleshi tha se “brenda javës së ardhshme, gjithçka që raporti ka kërkuar dhe detyruar për të gjitha institucionet do të nisë të zbatohet. Brenda javës që vjen do të vendosim për banesat që do të rezultojnë edhe pas rivlerësimit si të dëmtuara rëndë, të pabanueshme për dëmshpërblimin të plotë, jo vetëm nga buxheti i shtetit, por edhe nga kompania” [i]
Ndërsa, kryetarja e Bashkisë Patos shprehu sot në deklaratën e saj “mbas përfundimit të vlerësimit të dëmeve dhe me miratimin bashkiak, Bashkia Patos dhe Emergjencat Civile do t’ia paraqesë këto dosje qeverisë për të nisur procesin e dëmshpërblimit dhe kompensimit të të gjithë banorëve për banesat e dëmtuara” [ii] Edhe vetë Ministria e Energjisë dhe Industrisë në një deklaratë për shtyp të ditës së sotme deklaroi që është bërë sistemimi i 70 familjeje, shtëpitë e të cilave janë dëmtuar rëndë. [iii] Por, banorët pretendojnë se një sistemim i tillë nuk është bërë, të paktën për asnjë nga familjet e atyre që kanë dalë në grevë. Duke qenë se vlerësimi tashmë është bërë, kryebashkiakes së Patosit, si përfaqësuese e institucionit përgjegjës, i’u kërkua lista e banesave të vlerësuara. Ajo nuk e vuri në dispozicion këtë listë.[iv]
Përsa i përket kërkesës së parë të tyre, pretendimi kryesor i banorëve është se këto lëkundje po shkaktohen nga kompania, si pasojë e teknikës që ajo përdor për nxjerrjen e naftës. Zyrtarisht përfaqësues të Bankers nuk kanë pranuar asnjëherë që përdorin fracking, por termat e përdorur si “injektimi me presion uji” mbartin të njëjtin kuptim. Edhe specialistë të ndryshëm vendas mbështesin pretendimet e banorëve. Prof. Dr. Defrim Shkupi shprehet se “në Shqipëri nuk ekziston ligj që të miratojë këtë proces, domethënë shpërthimet nëntokësore për shfrytëzimin e naftës. Pra, e thënë ndryshe, ky proces, i cili quhet fracking jobs që kryen kompania kanadeze “Bankers Petroleum”, është i kundraligjshëm. Ka vende në botë që e kanë të ndaluar me ligj këtë proces, të shpërthimit të nëndheshëm për shfrytëzimin e naftës, sikurse janë Franca, Rumania, Bullgaria”[v]
Metoda fracking, ose e quajtur ndryshe copëzimi hidraulik, është një proces që përdoret shpesh në industrinë e nxjerrjes së naftës dhe gazit. Procesi konsiston në injektimin e ujit në nëntokë, presioni I lartë i të cilit çliron gazin që gjendet në brendësi të shkëmbinjve. Ujë, rërë ose substanca kimike shpërthyese mund të injektohen me presion të lartë në mënyrë vertikale dhe të krijpjnë çarje të reja apo të zgjerojnë kanalet ekzistuese. Pavarësisht nivelit të lartë të produktivitetit që arrihet,, prej vitesh, ambjentalistë, shkencëtarë, aktivistëe, politikanë dhe qytetarë anembanë botës protestojnë kundër kësaj metode.
Në shumë vende të botës, kjo konsiderohet si një procedurë e rrezikshme dhe për këtë janë ngritur organizata e lëvizje të shumta që synojnë t’i japin fund përdorimit të metodës në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës. E tillë është lëvizja Frack Off në Britaninë e Madhe, e krijuar në vitin 2011. Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që prej viteve ’80, vazhdon debati në nivelet më të larta qeveritare rreth lejimit ose jo të metodës fracking. Në vitin 2012, një studim i bërë nga OGAP (Earthworks’ Oil & Gas Accountability Project) tregoi se ndërhyrjet nëpërmjet fracking kishin shkaktuar sëmundje tek fëmijët dhe të rriturit në New York dhe Pensilvani. Dy vite më vonë, një tjeër studim i një mase uji pranë një impianti në Washington ku praktikohej kjo metodë, tregoi që sëmundje të rënda të lëkurës dhe sistemit të frymëmarrjes shfaqshin në zonat që ishin pranë pikave të përpunimit. Përpos Washingtonit, edhe në Yorkshire, protestat kanë qenë të shumta dhe banorët kërcënojnë vazhdimisht qeverinë se do nisin një grevë urie. Në Britani lëvizja ka marrë një rëndësi të madhe, protestuesit nuk ndalen, madje shpeshherë ka patur dhe përplasje të forta me autoritetet.[vi] Në vende të tjera, si Franca, metoda është ndaluar me ligj dhe tashmë lëvizja antifracking është shtrirë globalisht.[vii] Këto përfundime shkojnë sërish përkrah banorëve dhe ankesave të tyre, duke treguar se Bankers duhet të mbajë për
[i] http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=349089&rel0
[ii] http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=349072&rel0
[iii] https://ëëë.facebook.com/permalink.php?story_fbid=811999212288621&id=267225880099293
[iv] https://appa.brentonkotorri.com/2959/
[v] http://energjia.al/2013/08/14/nafte-termetet-artificiale-qe-shkaterrojne-shtepite-dhe-mjedisin/
[vi] http://ëëë.reuters.com/article/us-usa-lng-protests-idUSKBN0FJ2F720140714
[vii] https://ëëë.rt.com/neës/global-frackdoën-fracking-protest-442/