A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    Drejtësia | Maj-Qershor 2017

    Endrit KAPAJ, LLM

    Marrëveshja politike ndërmjet pozitës, ose më mirë një pjese te mazhorancës qeverisëse, dhe opozitës, I dha rrugë edhe miratimit të listës së kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.[1] Tashmë, duket se plani I veprimit përsa I përket prioritetit të dytë të Komisionit Evropian për vitin 2017 ëhstë realizuar. Konkretisht:

    Rekomandim 3: Krijimi i organeve të verifikimit (vetingut) dhe nxjerrja e rezultateve fillestare në procesin e ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    – Ushtrimi nga Institucioni i Avokatit të Popullit i funksioneve që parashikohen në Kushtetutë dhe në ligjin Nr. 84/2016 lidhur me krijimin e organeve të verifikimit (vetting-ut).

    -Ushtrimi i funksionit zgjedhës të Kuvendit për plotësimin e vendeve vakante në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, duke respektuar procedurat dhe afatet e parashikuara në Kushtetutë, ligjin Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe nenin 111 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë

    APPA në raportet e saj ka theksuar se mirëpret një vlerësim konkret, eficent dhe të shpejtë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkallës së parë dhe të apelit, bazuar në kontrollin e punës së tyre, eficencës, shpejtësisë, respektimit të ligjit dhe Kushtetutës. Sikurse, cdo masë që synon të luftojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë, në mënyrë reale dhe të sinqertë, dhe që në qëllimin e vet final të ketë ndëshkimin shembullor të cdo gjyqtari dhe prokurori të korruptuar.

    Ajo që mbetet për tu parë është, nxjerrja e rezultateve fillestare në procesin e ri-vlerësimit të gjyqtarëve dhe për këtë Komisioni Evropian ka pritshmërinë që të ndodhë brenda vitit 2017.

    Procesi i rivlerësimit, sipa ligjit, përfshin kontrollin administrativ të tre kritereve:

    1. a) Ligjshmëria e pasurisë;
    2. b) Pastërtia etiko-morale e figurës; dhe
    3. c) Aftësia profesionale

    Anëtarët tashmë të zgjedhur të Komisionit, për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ka zbatimi korrekt i këtij ligji, në garantimin e luftë ndaj korrupsionit, rritjen e profesionalizimit në sistemin gjyqësor, rritjen e besimit të publikur, si dhe garantimit të pavarësisë së sistemit gjyqësor, duhet të kuptojnë që ky është një shans historik për vendin në tërësi.

    Megjithatë, po aq I rëndësishëm është edhe miratimi dhe ngritja e organeve të reja të parashikuara në  Ligjin “Për funksionimin dhe organizimin e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë” përcakton rregulla për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Emërimeve, katër organeve kushtetuese garante të një qeverisjeje të drejtë, të pavarur, transparente dhe të besueshme të sistemit të drejtësisë. Synimi i këtij ligji është mirëqeverisja e sistemit të drejtësisë në funksion të pavarësisë, përgjegjshmërisë, efiçiencës dhe transparencës së tij.

    Nga ajo që është bërë publike, nga marrëveshja jo dhe aq transparente, ndërmjet Kryeministrit dhe Kreut të opozitës, pritet që pas zgjedhjeve politika të angazhohet në një sipërmarrje të re duke ndryshuar Kushtetutën. Nisur edhe nga situata dhe problematikat në funksionimin e institucioneve kushtetuese në Shqipëri, ndoshta do të ishte më mirë që politika tashmë të angazhohej ne hartimin e një Kushtetetute të re, për të Rilindur një Republikë të Re.

    [1] https://www.parlament.al/akt/vendim-nr-822017-per-miratimin-e-listes-ne-bllok-te-kandidateve-te-zgjedhur-ne-institucionet-e-rivleresimit-sipas-ligjit-nr-842016-per-rivleresimin-kalimtar-te-gjyqtareve-dhe-pr/

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.