Porti I Durresit sot ndodhet ne nje moment delikat per shkak te perplasjeve ndermjet shoqerive stivadore (te ngarkim/shkarkimit) dhe shoqerise koncesionare te Terminalit Lindor. Perplasje te cilat gjate vitit jane pershkallezuar ne bllokime dhe greva te vazhdueshme. Per ta kuptuar dhe per te gjetur rrugen e zgjidhjes kemi kryer nje analize te detajuar te situates.
- Background i zhvillimit te Portit te Durresit. Organizimi institucional i tij.
- Shoqeri Anonime Autoriteti Portual Durres, gjate periudhes 04.12.1998-08.06.2006;
Ligj 7926/”95, ky ligj kerkon:
- Te riorganizoje administraten e ndermarrjeve shteterore portuale permes ndryshimit te struktures vendim-marrese dhe ndarjes se funksioneve te brendshme.
- Te komercializoje operacionet dhe sherbimet portuale.
- Te liberalizoje operacionet portuale, qofshin ato te lidhura me mallrat apo me anijet, dhe te hape rrugen e privatizimit per infrastrukturen dhe superstrukturen e porteve detare.
Gjate kesaj kohe zbatohet projekti “Albania-Durres Port Project” financuar World Bank, Kredia IDA me vlere 17 milion USD (04.12.1998-31.12.2004). Ky projekt pati nje nder qellimet kryesore te asistences teknike “te pergatise disa rregullore portuale e nje ligj per Autoritetin Portual, te komercializoje mirembajtjen e Portit dhe stivadoret”
- Rritja e rolit te sektorit privat
Si pjese e marreveshjes se kredise, qeveria shqiptare duhej te zbatonte nje plan masash dhe plan veprimi per privatizimin dhe fuqine punetore i cili perfshinte:
- Krijimin ne fillim te fitit 1998 te dy qendrave konkurruese te fitimit, si dy embrione te kompanive stivadore qe pas 12 muajve te privatizoheshin.
- Privatizimi i departamenteve te teknikes dhe mirembajtjes.
Kompanite stivadore, me staf te dikurshem te portit, u krijuan ne mes te vitit 2000 me kontrate dy-vjecare. Pagesat u percaktuan si perqindje fikse te te ardhurave portuale dhe kompanite duhet ti ekspozoheshin konkurrences se plote ne fund te periudhes dy-vjecare.
Ne fund te vitit 2004, duke ndjekur porosite e World Bank, qeveria pergatiti draft marreveshjet e licensimit per kompanite stivadore qe autorizohen te perpunojne mallra brenda teritorit te AP Durres, ku parashikoj qe deri ne vitin 2010 te behej hapja e plote tregut stivador. Dy kompanite e para stivadore u licensuan nen detyrime kontraktuale te rishikuara dhe pagesa jo me si dhe pagesa jo me si perqindje te ardhurash por pagesa mbi baza orare per pajisjet e marra me qira nga Porti.
Licensa e trete u dha ne vitin 2009 (A.S.C) me nje procedure konkurruese nderkombetare.
- Person juridik publik Autoriteti Portual Durres, gjate periudhes 08.06.2006- ne vazhdim;
Funksione te persionit juridik APD:
Rregullsim, ri-organizim perfshire koncesionim prone dhe licensim operatoresh portuale, planifikim afat-gjate, tarifim, investim dhe kontroll portual.
- Perkufizimi dhe dallimi I stivadorit nga operatori I Terminalit.
Kuadri ligjor dhe nenligjor nuk jep percaktime te qarta ne lidhje me dallimet ndermjet objekteve te veprimtarise, megjithate nga doktrina behet ky percaktim:
Operatori I terminalit portual eshte nje subject, pergjegjes per mirembajtjen dhe operimin e nje Terminali Portual Detar, duke perfshire pajisje, makineri, ndertesa dhe infrastructure.
Stivador, eshte nje kontraktor pune (puneson doker) I angazhuar nga anija per te ngarkuar dhe/ose shkarkuar ngarkese, kryesisht ne hambarin e anijes por pa u kufizuar ne te, gjithashtu edhe ne mjete transporti, sheshe dhe magazine. Puna e stivadorit kryesisht bazohet ne krah pune dhe mjete teknologjike ndihmese.
Gjithashtu, mund te themi se dallimi I stivadorit nga operatori I terminalit behet shume I qarte apo zbehet ne varesi te specializimit dhe sofistikimit te porteve detare. Ne portet ku ka shkalle te ulet modernizimi ne mjete dhe teknologji dallimi eshte me I mrehte
- Strategjia Sektoriale Transportit 2007, pjesa per APD:
– Reforma institucionale, nder te tjera percakton:
- Percaktimin e operatorit te 3-te stivador (A.S.C)
- Ndarja e Portit te Durresit ne Terminale te vecanta per rritje te efektivitetit dhe sigurise.
Pra parimisht ndarja e punes ndermjet stivadorit dhe operatorit te terminalit eshte:
- Stivadori kryen procesin e punes bazuar ne fuqi punetore dhe mjete dhe pajisje teknologjike ndihmese si pirun, kamion, fadrome etj.
- Operatori i Terminalit (APD/Koncesionar) merr pjese duke vene ne dispozicion pajisjet e renda (vincat) dhe manovratoret e tyre.
- Koncesioni i Terminalit Lindor.
4.1 Me date 06.05.2013 Ministria Puneve Publike dhe Transportin (MPPT) lidhi kontrate koncesioni “Per menaxhimin dhe operimin e terminalit lindor ne Portin e Durresit” me shoqerine EMS Shipping and Trading GmbH. Projekti i EMS kapi vleren totale 13.2 milion Euro (Agjensia e Prokurimit Publik 2013), por tek Terminali Lindor, Masterplani parashikon 3 (tre) terminale per mallra rifuxho:
- Mineral/qymyr
- Cimento/klinker
- Skrap
Me nje investim total 39.2 milion Euro nga operatori privat ne terminal.
Koncesioni 35 vjecar synon (ashtu sikurse eshte shprehur objekti i kontrates) “manaxhim, shfrytezim, ndertim, mirembajtje, permiresim teknik e pershtatje per te permbushur kerkesat e trafikut te Terminalit Lindor”, ku sherbimet do te kryhen brenda kufijve te percaktuar te Terminalit.
Nga harta e APD-se “Zonat e kalates Lindore sipas Master Planit per Portin e Durresit” rezulton se zonat qe i perkasin kalatave 10 dhe 11 arrijne 254.400 m2, por siperfaqja e terminalit lindor pas zgjerimit me kalatat 12 dhe 13, sipas masterplanit do te arrije 427.340 m2, sic sugjeron planimetria e sektorit inxhinierik te APD.
- Shoqeria gjermane EMS Shipping and Trading GmbH, fituese e procedures koncesionare, eshte gjithashtu ortake ne shoqerine “Albanian Stevedoring Company” sh.p.k, shoqeri e cila ne vitin 2009 ka fituar licensen per te kryer sherbime stivadore ne Portin e Durresit. Pra shoqeria EMS Shipping and Trading ka interesa tregtare si operator terminali por edhe si shoqeri stivadore. Keto interesa faktikisht paraqiten te kunderta.
- Raporti i Kontrollit te Larte te Shtetit (KLSH)
Sipas Raportit te KLSH-se per auditimin e ushtruar ne APD te vitit 2014 eshte rekomanduar rinegocimi I kontrates se koncesionit sipas objektit te koncesionit mbi “…ngarkimin-shkarkimin kryesisht I ngarkesave rifuxho por edhe I anijeve me ngarkesa te pergjithshme/gjenerale dhe per ngarkesa project sipas rastit…” pasi sipas tyre niveli I investimit privat eshte parashikuar 39,2 Mi Euro ndersa ne studimin e paraqitur nga fituesi I koncesionit “EMS Shipping & Trading GmbH eshte 13,2 Mi Euro, pra ka nje diference prej 26Mi Euro me pak cka rrjedhimisht do te thote qe nuk eshte I afte te perballoje financiarisht kete lloj sherbimi.
- Kontarat stivadore dhe kontrata e koncesionit te Terminalit Lindor .
5.1 Objekti I Kontrates Stevedore (Kontrata Stevedore f. 16):
“Sipas termave te kesaj kontrate kontraktori duhet te performoje Ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve dhe aktivitetet e lidhura me te, te tilla si stivimi, depozitimi, tarnsportimi, etiketimi, lidhja, numerimi, pritja dhe levrimi I ngarkesave sic percaktohet nga TeR dhe Shtojcat e kesaj Marrveshje License/Sherbim ne Portin e Durresit ne cdo vendankorim te percaktuar te kompanise stevedore ne llogari te pronarit te anijes, ngarkeses ose pronarit te automjeteve, cilido qe mund te jete rast.
Autoriteti kontraktor do te siguroje qe sherbimet e ngarkim shkarimit ne Portin e Durresit do te kryhen vetem nga operatoret stevedore (ngarkim-shkarkim) te licensuar per Portin e Durresit.“
5.2 Objekti I kontrates Koncesionare (kontrata Koncesionare f. 16):
“Autoriteti Kontraktues, nepermjet kesaj Kontrate dhe ne perputhje me kushtet e saj, i jep Konçesionarit te drejten per Menaxhimin, operimin, ndertimin, mirëmbajten dhe permirsimin teknik dhe adaptimin për të përmbushur kërkesat aktuale dhe të ardhshme të trafikut në Terminalin Lindor Durres. Operimi i Terminalit do te perfshije ngarkimin dhe shkarkimin kryesisht te anijeve me ngarkesa rifuxho, minerale qymyr etj por edhe te Anijeve me ngarkesa të pergjithshme/gjenerale dhe për ngarkesa per projekte, sipas rastit. Persa i perket perpunimit te ngarkesave rifuxho Operatori do te beje te gjitha perpjekjet per te arritur nje shkalle te larte specializimi me qellim rritjen e produktivitetit dhe uljen e kostove per njesi. Sherbimet qe do te ofrohen do te perfshijne gjithashtu dhe aktivitetet e lidhura me to, me anijet dhe ngarkesat të tilla si përpunimi i ngarkesave, depozitimi, magazinim, levizje ekstra, transportin, spontimi, marrjen dhe shpendarjen dhe perfshire marrjen e masave për burimet e kerkuara në infrastrukture, mjete, pajisje, sisteme, praktika, procedura, programe, organizim dhe burime njerezore në përputhje me praktikat me të mira industriale dhe sic jane të specifikuara në Termat e References (TeR)”
Nga Objektet e kontratave vihet re dallimi:
Kontrata koncesionare nuk ka ne objekt funksionet e kontrates stevedore pasi kontrata stevedore eshte qartesishte e bazuar te forca puntore dhe ka ne fokus procese si stivimi, etiketimi, numerimi, lidhja dhe pritja e mallit ne procesin e ngarkim-shkarkimit. Nderkohe, kontrata koncesionare ka ne objekt pjesmarrjen ne procesin e ngarkim-shkarkimit nepermjet mekanizmave teknologjik – vinciereve.
Gjithashtu, Sipas kontrates koncesionare mbledhja e te ardhurave eshte e drejte e te dy aktoreve qe marrin pjese ne ngarkimin-shkarkimin e anijes setevedore-koncesionare. Koncesionari, ne strukturen e stafit te perfituar per kryerjen e objektit te kontrates koncesionare , i kalojne vetem staf per perdorimin e vincave, jo stevedore te kualifikuar.
- Konflikti ndermjet shoqerive stivadore dhe koncesionarit te Terminalit Lindor.
Shoqerite stivadore ankohen ne vazhdimesi ne lidhje me veprimet e shoqerise koncesionare, duke:
- Cenuar I te drejtes se klientit (perdoruesit te portit) per te zgjedhur operatorin e tij stivador:
- Caktim I tarifave te ndryshme per stivadoret nga kontrata license APD-Stivadore;
- Monopolizim I sherbimeve ne Terminalin Lindor.
Ne zgjidhje te situates stivadoret kerkojne:
- Revokim I lejes stivadore per koncesionarin e Terminalit Lindor:
- Respektim I kontratave license stivadore sa I perket kushteve dhe tarifave.
- Rishikim I kontrates koncesionare.
Aneks:
Kuadri ligjor mbi te cilen ushtrohet veprimtaria ne Portin Detar Durres:
- Ligji Nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Ligj Nr. 168/2013 datë 30.10.2013 “Për Sigurinë në Anije dhe në Porte”
- Ligji Nr. 10109, date 2.04.2009, “Për Administratën Detare të Republikës së Shqipërisë”
- Ligji Nr. 9130, datë 8.9.2003 “Për Autoritetin Portual”
- Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 569 datë 27.06.2013 “Kalimin në përgjegjësi administrimi të Autoritetit Portual Durrës të pasurisë së paluajtshme me emërtim “Sipërfaqe shtesë në zonën lindore të Portit””
Endrit KAPAJ – APPA