A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.A.P.P.A.
  • KREU
  • BLOG
  • APPA
  • EKIPI

    APPA marrëveshje bashkëpunimi me KLSH

    3b035167-5d5d-4dfc-99f0-996693ab589eZyrtarizohet bashkëpunimi mes APPA dhe KLSH

    E premte, 22 prill. APPA nënshkroi sot një marrëveshje bashkëpunimi me Kontrollin e Lartë të Shtetit, në mjediset e këtij institucioni në Tiranë. Në praninë e disa anëtarëve të APPA si dhe disa përfaqësuesve kryesorë të KLSH, kryetari i kësaj të fundit, Z. Bujar Leskaj dhe kryetari i APPA Z. Brenton Kotorri nënshkruan marrëveshjen zyrtare dhe shprehën vullnetin dhe besimin se bashkëpunimi do të jetë aktiv dhe do të sjellë rezultate në dobi të të dyja palëve.

    Z. Leskaj shprehu gatishmërinë e tij, për një akses të plotë të APPA-s, në dokumentacionin dhe auditet e institucionit që drejton si dhe u shpreh i gatshëm të marrë parasysh gjetjet e monitorimeve të APPA-s, në punën e saj të mbikëqyrjes së institucioneve publike shqiptare. Z. Kotorri nga ana e tij falenderoi KLSH për “një nivel transparence model që ne si brez shpresojmë ta shohim në çdo institucion publik”.

    Pas marrëveshjes, Z. Leskaj i priti përfaqësuesit e APPA-s në zyrën e tij për një bisedë shumë miqësore, ku shprehu entuziazmin e tij për këtë bashkëpunim me organizatën tonë dhe ku u ndanë eksperiencat dhe mësimet e marra gjatë aktivitetit të këtyre institucioneve.

    Akt-Marrëveshja

    Ndaje raportin me miqtë në: Share on Facebook
    Facebook
    Tweet about this on Twitter
    Twitter
    Share on LinkedIn
    Linkedin

    Related

    Arkiva

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas muajve)

    Buletinët 2015 - 2016 (sipas ministrive)

    Partnerët

    *Faktet, analizat dhe qëndrimet e
    publikuara nga APPA, nuk shprehin opinionin e partnerëve tanë.

    Fridrih Ebert Foundation
    KLSH



    Rruga Ismail Qemali (Ish Blloku)
    Pallati 34/1, H 4, Kati 2 Ap 6,
    Tiranë, Shqipëri



    +355 67 27 27 555



    info@appa.al

    >Facebook
    >Twitter
    >LinkedIn

    • KREU
    • BLOG
    • APPA
    • EKIPI
    A.P.P.A.