Flutura GJANA, MSc.
Energjia e rinovueshme per shkatërrimin e biodiversitetit
Në planin kombëtar të energjisë së rinovueshme u vendos që 18.5% e energjisë elektrike të përftohet nga shfrytëzimi i hidrocentraleve. Koha ka faktuar impaktin negativ që kanë hidrocentralet në mjedis. Institucionet e Shqipërisë nuk janë të zotë dhe nuk ndjekin e kontrollojnë projektet e hidrocentraleve që nga faza e analizës te ndërtimit, e duke vazhduar me fazën e implementimit apo fazës së mirëmbajtjes.
Moratoriumi i gjuetisë në errësirë rezultatesh
Më 15 mars të këtij viti mbaroi afati i moratoriumit të gjuetisë që ishte vendosur më 30 janar të vitit 2014. A ka funksionuar ky moratorium? Si ka ndikuar ai mbi faunën e vendit tonë? A ka arritur Inspektorati i Mjedisit të kontrollojë dhe të sigurohet për zbatimin e ligjit? Ministria e Mjedisit dhe institucionet që janë në varësi të saj nuk kane dhene asnje informacion mbi rezultat e kesaj nisme mbi 3 vjet.
Fatkeqësisht fauna e Shqipërisë është shkatërruar me ritme galopante. Shkatërrimi i faunës ka ardhur si pasojë e shumë faktorëve, duke filluar që nga gjuetia, e duke përfunduar me neglizhencën e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e zbatimi të ligjit. Numri i çdo lloji të faunës së egër është përgjysmuar krahasimisht me shifrat e vitit 2001. Masakrimi vazhdon edhe pse kafshët janë të mbrojtura nga ligje shqiptare e nga dhjetëra konventa ndërkombëtare.
Ajri që vret
Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka deklaruar se ajri në Tiranë vazhdon të jetë i ndotur dhe nuk ka asnjë përmirësim nga viti…. Kjo gjendje alarmante shfaqet edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë.Ndotja e ajrit në këto nivele të larta vjen si pasojë e shumë faktorëve, ndër të cilët më kryesorët mbeten: automjetet e vjetërsuara, trafiku në zonat urbane dhe djegia e pakontrolluar e mbeturinave. Edhe pse cilësia e ajrit është pjesë e objektivave te Ministrisë së Mjedisit duke synuar përmirësimin e saj deri në masën 8% , deri më tani ky target dyshohet tejetëarritur. Nga (cito burime) çdo vit ka 500 vdekje në qytet per shkak te ndotjes së ajrit.
Fundi i Luginës së Valbonës, HEC-o Mania dhe Moratorium për Vjosën
Është një nga të paktat vende që i ka mbijetuar shkatërrimit (te cilit lloi) te vendittone. 11 hidrocentrale janë projektuar të ndërtohen përgjatë 25 km te lumit.Cdo 2 km e pak nga nje struktur betoni per te pasuruar nje grupi biznesi. Dënim me vdekje për lumin e Valbonës per hir te biznesit. Ky denim i jipi nga vetë shteti ynë që ka miratuar këto projekte “zhvillimi”.
Vitet e fundit Shqipërinë e ka përfshirë mania e ndërtimit ne mase të hidrocentraleve. Kjo e nxitur edhe nga financimet e shumta që kanë vënë në dispozicion vendet perëndimore me ‘’arsyen’’ për të nxjerrë vendin nga kriza energjitike. Por për ekosistemin nuk mendon njeri. As për shpyllëzimet që po ndodhin si pasojë e nisjes së zbatimit të këtyre projekteve nuk mendon njeri. As për ndryshimet në biodiversitet, ndryshime që kanë filluar të duken që tani nuk mendon njeri. (shume i vaket ky paragrafi per mua hiqe fare se eshte i dobet)
Në fletoren zyrtare u tha se ’’Zgjerimi i ardhshëm i kapacitetit hidroenergjetik është planifikuar kryesisht përgjatë lumenjve Mat, Vjosë, Devolli dhe Bistrica’’. Për të mos mjaftuar, më 10 shkurt 2016, në media u bë publik lajmi nga zëvendës ministri i Energjitikës, se ka një studim nga një studio e huaj për të pasur 9 hidrocentrale në rrjetin e lumit Vjosa. Vetë Parlamenti Evropian, ka kritikuar vendimin e qeverisë shqiptare për të ndërtuar diga në Vjosë dhe ka kërkuar kthimin e Vjosës në Park Kombëtar sepse Vjosa është lumi i fundit i egër i Evropës. Rikujtojmë se si një vend kandidat në Bashkimin Evropian, Shqipëria është e detyruar që Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis që kanë projektet duhet të realizohet sipas standardeve evropianë. Rikujtojmë se në korrik të 2015 kryeministri ka deklaruar se lugina e Vjosës do të kthehej në zonë të mbrojtur, por faktet tregojnë të kundërtën.
Pyjet në rënie
Pyjet shqiptare çdo vit rriskohen nga faktorë të ndryshëm si prerjet, zjarret, erozioni, lejet për ndërtimin e HEC-eve etj. Imazhet satelitore kanë treguar se në 10 vitet e fundit sipërfaqet e pyjeve në të gjithë territorin e Shqipërisë nga 33% që ishin 10 vite më parë sot janë 26%. Edhe pas vendosjes së moratoriumit të pyjeve në shkurt të këtij viti, situata mbetet përsëri problematike.
Cilësia e ujërave larës në dekadence
Agjencia Evropiane e Mjedisit botoi raportin e cilësisë së ujërave larëse të Shqipërisë për vitin 2015. Në raport vlerësohet se 39.7% apo 31 zona të ujërave larës kanë cilësi shumë të ulët. Ndër të cilat 24 i përkasin bregdetit të Durrësit. Shifra këto që po ti krahasojmë me raportine një viti me parë janë 28-fishuar.
Zona të mbrojtura? Jo në Shqipëri
Kontrolli i Lartë i Shteti ka evidentuar një serë shkeljesh ligjore që ka kryer Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përgjatë gjithë periudhës së saj të punës. Nga auditimi i kontratave të lidhura për dhënien e fondit pyjor janë evidentuar raste që prekin edhe zonat e mbrojtura. Kontratat janë lidhur me subjekte private që kryejnë aktivitetet të tipit: Gurore për prodhim materialesh inerte në karrierë, impiante uji të pijshëm, për ndërtime HEC-esh, për nxjerrje mineralesh dhe vendosje antenash, të gjitha në kundërshtim me Ligjin nr. 8906, datë 06.06.2002 “Për zonat e mbrojtura” i ndryshuar.
Mbetjet zhurmë e madhe
Mbetjet Urbane
Mbetjet Urbane vazhdojnë të mbeten një shqetësim për sa i përket cilësisë së mjedisit, e cila ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së popullsisë. Politikat mjedisore në Shqipëri dhe vetë realiteti shqiptar, vazhdojnë të përballen me një sërë problematikash dhe shqetësimesh të dukshme. Shqipërisë, përkatësisht qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit i mungon vizioni afatgjatë për të menaxhuar çdo aspekt që lidhet me mbetjet urbane.
Importi i Mbetjeve
Ka qenë një nga temat më të përfolura në tri muajt e fundittë viti 2016. Ministri Koka u shpreh se: ’’ … industria ricikluese e ka të pamundur të gjejë lëndën e parë brenda vendit pasi kjo do të kërkonte ndarjen e mbetjeve që në burim nga qytetarët. Kjo u ka shkaktuar vështirësi financiare sipërmarrësve që kanë investuar rreth 100 mln euro në këtë sektor…’’. Nuk ’’ qan’’ hallin që akoma nuk ka arritur të ndajë mbetjet vendase që në burim (edhe pse ka kaluar limitet kohore që e parashikonin këtë arritje në planet që ka miratuar) dhe milionat e shpenzuara për shkrime planesh dhe strategjish, por merret me milionat e sipërmarrësve.
Landfilli Elbasan
Më 16 mars, 2015 nisën punimet për ndërtimin e impiantit të mbetjeve urbane në qytetin e Elbasanit, një investim prej 21.6 milionë Eurosh. Pavarësisht gjithë propagandës për të mirat që do të sillte ndërtimi i këtij impianti, si zgjidhje të problemit të trajtimit të mbetjeve urbane dhe shndërrimit të tyre në energji, ne ngritëm pikëpyetje për kompaninë private që do të investonte për plehrat e Elbasanit. Në media përmendet që do të ishte një kompani italiane, e cila do të kryejë punimet, ndërsa realisht rezultoi që leja ishte dhënë për kompaninë “Albtek Energy Sh.p.k”. E habitshme që emri i saj nuk u përmend as gjatë përurimit, as në artikullin e Ministrisë së Mjedisit. Me një kërkim të thjeshtë në website-in e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit gjetëm të dhëna për subjektin “Albtek Energy”. Kompania ishte krijuar më 10 korrik të vitit 2014, vetëm 5 muaj para se të firmosej koncesioni. Fondet e deklaruara të saj 100.000 lekë dhe rezultoi që kjo kompani nuk kishte asnjë përvojë në projekte të tjera.
Më 16 nëntor të 2015 inagurohet ky investim, dhe përveç fjalëve me ngjyrim politik të kryeministrit Rama nuk u dha asnjë informacion, rreth teknologjisë, impaktit që do të ketë në ajër, dhe përfitimit ekonomik që qeveria parashikon të ketë pas 7 viteve që do ta marrë në posedim. Kur rryma e mbetjeve do të jetë ulur ndjeshëm dhe pritshmërisë që një pjesë e kapacitetit të këtij inceneratori të dalë jashtë përdorimit. Pikëpyetje të shumta ngrihen rreth kësaj çeshtjeje. Së pari për mënyrën se si u realizua dhënia e tenderit, ku u vendos të jepej një tender me negocim, i cili bie në kundërshtim me ligjin e prokurimeve publike.
Së dyti, rreth kompanisë Albtek Energy sh.p.k., partnere me qeverinë në këtë projekt, ku do të investojë 9.5 milion euro (12 milion euro do të investoheshin nga qeveria).Por aksionerja e vetme e kësaj kompanie e cila pritej të investonte 9 milion euro, ka të regjistruar vetëm 100,000 lek kapital.
Së treti, kjo marrëveshje detyron shtetin që të përjashtojë nga përdorimi dhe përpunimi i mbetjeve të qarkut të Elbasanit çdo operator tjetër. Në Elbasan kemi të bëjmë me sasi më të mëdha të mbetjeve të biodegradueshme të cilat është më e volitshme që të riciklohen dhe të përdoren si pleh organik se sa të shfrytëzohen si burim energjie për inceneratorin. Incenrator që do të ketë impaktin e vet negativ në ajër.
Së katërti ky vendim bie ndesh me “Ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve” dhe me “Strategjinë e BE-së, për përdorimin efiçent të burimeve”. Konkretisht ligji detyron bashkitë që të grumbullojnë në mënyrë të diferencuar dhe të riciklojnë mbetjet, pra riciklimi ka prioritet ndaj incenerimit. Ndërsa strategjia deklaron se në inceneratorë do të duhet të përfundojnë vetëm mbetjet e pariciklueshme dhe të pakompostueshme. Në mungesë të procedurës normale që duhet të kalojë çdo tender dhe ofertave të shumta që mund të vinin, nuk dimë kostot oportune që kemi humbur. Si për shembull, çfarë teknologjish me më pak ndotje mund të ishin përdorur, kjo bashkangjitur me analizën e kostove financiare.
Së pesti, fillimi i punimeve me kaq nxitim e bëri ndërtimin e këtij inceneratori fakt të kryer. Nuk u mor parasysh as mendimi i komuniteteve lokale, i cili në “Raportin Paraprakt të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis” shprehet dukshëm në kundërshtim të këtij projekti, pra u shkel dhe ligji për autonominë e organeve vendore.