
Adela Danaj
Adela DANAJ është një person aktiv dhe dinamik, e orjentuar drejt qëllimeve të saj dhe ambicioze. Pas përfundimit të studimeve në nivel BA në fushën e Shkencave Politike pranë Universitetit Europian të Tiranës, ajo u vlerësua si një ndër studentet e shkëlqyera dhe të talentuara duke u vlerësuar dhe me çmimin Cum Laude. Studimet i ofruan mundësinë për të njohur dhe eksploruar dimensione të reja në fushën politike dhe përforcuan interesin e saj për të ndjekur një karrierë në kërkim dhe akademi. Së fundmi, ajo po ndjek studimet master në programin e Shkencave Politke, pranë Central European University, Hungari, nga ku ju akordua dhe një bursë excellence falë rezultateve të shkëlqyera, aftësisë analitike dhe të menduarit kritik, si dhe falë angazhimeve të saj si hulumtuese për Qendrën UET si dhe Grupin Kërkimor të UET-së. Fillimisht, ajo është përfshirë në projekte që përqëndrohen tek roli i proçeseve integruese në përmirësimin e demokaratizimit dhe bashkëpunim rajonal në Ballkan. Më pas fusha e saj e interest u fokusua në studimin e sjelljes votuese. Nën këtë fokus, ajo përfundoi një projekt kërkimor ku analizoi sjelljen votuese të studentëve në Shqipëri. Momentalisht, është përfshirë në disa projekte në nivel rajonal që lidhen me studime të mëtejshme empirike mbi sjelljen votuese dhe strategjitë e elektorale.