Rezearta CAUSHAJ, është një profesioniste e re, e apasionuar me diplomacinë dhe filozofinë, por me një interes të përhershëm në angazhim qytetar. Ndioshta asetet e saj më të mira dhe me të këqija janë të qenit një debatuese e etur dhe kritike e pandreqshme. Për momentin po kryen studimet master në marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci dhe çështje të BE-së tek Instituti i Studimeve Evropiane, pas diplomimit të saj në shkenca politike. Angazhimi i saj ka nisur herët, duke filluar me pozicionin e saj si delegate e qytetit të saj në Parlamentin Rinor dhe më pas si pjesë e trajnimeve, konferencave dhe praktikave tek Parlamenti Shqiptar dhe Instituti Eunacal. Disa prej eksperiencave të saj më të rëndësishme si një profesioniste e re janë: zgjedhja si pjesëmarrëse e Leadership Development Programme, një program 8 mujor lidhur me institucionet, politikat dhe implementimin e projekteve konkrete të BE-së si edhe trajnim mbi negociatat në Kolegjin e Europës duke punuar ndërkohë si asistente tek EUNACAL Institute, që kryen studime mbi politikat publike dhe në të njëjtën kohë duke kryer funksionin e Koordinatores në Klubet Politike. Pjesëmarrja në projekte të ndryshme me organizata joqeveritare është mënyra e saj për të qenë aktive dhe për të nxitur më tepër kulturën kaq të nevojshme politike ndërmjet të rinjve, që e ka bërë atë në të njëjtën kohë mjaft kritike kundrejt mënyrës së si shumë organizata jo qeveritare kryejnë aktivitetet e tyre dhe sa kompromentohen parimet.