Mimi BARUSHI është arkitekte dhe dizajnere. Ajo është diplomuar në universitetin EPOKA në Tiranë, për Arkitekturë. Kontributi i saj në shoqërinë civile ka nisur që prej 2008-ës, si fillim me krijimin e uorkshopeve për edukim joformal në arkitekturë, e më pas me drejtimin e 4 festivaleve rajonale “SculpFest” Prizren. Bashkëthemeluese e “OSR” Në vitin 2010 ajo u angazhua me disa niciativa ndërkombëtare për të rinjtë, me në qendër të Drejtat e Njeriut. Ky angazhim u përshkallëzua deri në marrjen e presidencës së organizatës “Active – Sobriety, Friendship, Peace”. Mimi ka themeluar gjithashtu “Albanian Cap Project”, për riciklimin e kapakëve plastikë në dhurimin e karrigeve me rrota, projekt me të cilin iu akordua edhe titulli “Act Now”. Në fushën e restaurimit ajo ka realizuar studimet për “Vilën e Mbretit Zog”, dhe mbi “Kolë Idromenon si arkitekti i parë neoklasik shqiptar”.