Megi LLUBANI është kërkuese e shkencave sociale, me një diplomë të dyfishtë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare. Ajo ka kryer studimet master në Studime të Sigurisë pranë Universitetit Europian të Tiranës. Është e rëndësishme të përmendet eksperienca e saj ndërkombëtare si Vëzhguese Afatgjatë në Misionet e Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSCE/ODIHR dhe shumë konferenca e trajnime ku ndër më të rëndësishmet janë Leadership Development Programme organizuar nga European Fund for the Balkans dhe TRAIN Program organizuar nga German Council on Foreign Relations, me qëllim nxitjen e dialogut ndërmjet hulumtuesve dhe vendimmarrësve në Ballkanin Perëndimor. Fushat e saj të eksperiencës përfshijnë integrimin evropian, proceset demokratizuese dhe sektorin e sigurisë në Shqipëri. Ajo ka punuar në shoqërinë civile që prej vitit 2011, kryesisht pranë Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, një prej organizatave udhëheqëse në vend. Advokimi dhe aktivizmi janë dy forca udhëheqëse në punën dhe jetën e saj në përgjithësi.