![Elena Pici](http://appa.brentonkotorri.com/wp-content/uploads/2015/02/Elena.jpg)
Elena Pici
Elena PICI, është një profesioniste e re, dinamike dhe e motivuar, me tre vite eksperiencë në menaxhim projektesh dhe zhvillim strategjish. Ajo është diplomuar ne Ekonomi pranë Universitetit Epoka dhe per Drejtesi në Universitetin e Tiranës. Karakterizohet nga një qasje proaktive, aftësi analitike dhe gatishmëri për të pranuar sfida të reja. E apasionuar për të bërë ndryshimin dhe për të patur nje impakt social me punen e saj, Elena filloi angazhimin aktiv qytetar si bashkëthemeluese dhe drejtore ekzekutive e AIESEC Albania, degë e AIESEC International, organizata më e madhe studentore në botë. Pas disa eksperiencash në sektorin privat (Banka Raiffeisen, EOS Albania, Coca Cola Bottling Shqipëria), si dhe punes si Koordinatore Programesh tek Friedrich Ebert Foundation, aktualisht po vazhdon studimet MSc per Zhvillim Ekonomik ne London School of Economics, si bursante Chevening.